LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nishani: Si i zbulova "çimkat’" e vendosura nga Tahiri

12 Maj 2017, 06:40, Aktualitet CNA

Presidenti Bujar Nishani thotë se jo vetëm është ndjerë i përgjuar nga Ministria e Brendshme kur drejtohej nga Saimir Tahiri, por edhe ka të faktuar se kjo paligjshmëri ka ndodhur.

“Situata ka qenë serioze për fat të keq. Ka pasur përfshirje të Ministrisë së Brendshme. Informacionet kanë qenë se kam qenë në përgjim, unë familja dhe të afërmit e mi?, shprehet kreu i shtetit, i ftuar në emisionin ?Komiteti? të gazetarit Berat Buzhala.

Presidenti në detyrë thotë se ka informacione nga institucionet e madje është bërë edhe kundërzbulim që ka faktuar prezencë të përgjuesve (çimkave).

?Hetimet për këtë çështje, por shton se pajisja përgjuese duhej të ishte dorëzuar. ?Fakti që nuk u dorëzua pajisja e ka dëmtuar procesin?, vijoi më tej Presidenti shqiptar.

Lajmet e fundit nga