LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet plani i Ramës kundër protestës së PD/Kanë nisur të vërshojnë ...!

11 Maj 2017, 10:15, Aktualitet CNA

Nga çadra e protestës, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot për protestën e 13 majit në Tiranë.

Berisha tha protesta e 13 majit do të jetë më paqësorja në historinë e protestave në Shqipëri.

Sipas tij, drejt Tiranës kanë nisur të vërshojnë njerëz nga e gjithë Shqipëria.

?Në ditën e protestës më paqësore në historinë e protestave në Shqipëri. Më 13 maj drejt Tiranës do të vërshojnë, e vërteta është se kanëf illuar që tani të vijnë, njerëz nga e gjithë Shqipëria. Do vërshojnë mbarë të rinjtë e Shqipërisë. Edi Rama është i tmerruar, ka urdhëruar qeveritarët e tij të organizojnë pikniqe, në mënyrë që ata të mos vërshojnë drejt Tiranës. Këtu i ke dhe je i pashpresë. Ata kanë njëmijë arsye të vijnë këtu të protestojnë, sepse ti ua mbushe shkollat me drogë, po i përzë ata nga vendi i tyre?, deklaroi Berisha./CityNews

Lajmet e fundit nga