LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vjedh portofolin me para dhe makinën e parkuar në oborr/Si e pëson hajduti

11 Maj 2017, 07:52, Aktualitet CNA

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një person, vetëm pak orë pasi ka kryer një vjedhje. Mësohet se i arrestuari është futur në banesën e një shtetasi, duke i vjedhur portofolin me lekë e dokumente, si dhe automjetni e parkuar në oborr.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

– A.M, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje
Në orët e para të mëngjesit, ky shtetas dyshohet të ketë hyrë në banesën e shtetasit A. R., 36 vjeç, banues në Tiranë, të cilit i ka marrë portofolin brenda të cilit dispononte dokumenta të ndryshme, 12000 Lekë dhe 600 Euro, si dhe çelsat e automjetit tip Mercedes Benz.

Më pas ka marrë automjetin e parkuar në oborrin e banesës dhe është larguar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera nga Specialistët e Komisariatit Nr 3, është bërë e mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarje dhe më pas kapja dhe arrestimi i tij në autostradën Mamurras – Laç, në drejtim të automjetit tip Mercedes Benz.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– Një automjet tip Mercedes Benz
– Një portofol me dokumenta të shtetasit A. R.
– 200 ?

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Vjedhje” dhe “Drejtimi i automjeteve ne? gjendje te? dehur apo pa de?shmi”, parashikuar nga Nenet 134 dhe 291 të Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga