Connect with Us

Sekretari i Bashës, këshilltari i Ramës dhe 80-lekëshat e Ramizit

Aktualitet

Sekretari i Bashës, këshilltari i Ramës dhe 80-lekëshat e Ramizit

Publikuar

-

Sekretari i Aksionit qytetar në PD Ervin Salianji është një nga ato personazhe që shumë media pyesin, si u ngjit lart kaq shpejt?

Të gjithë, menjëherë, kanë një përgjigje: është e ngjashme me historinë e kërmillit, ai dhe shumë të tjerë në PD me zgjedhjen e Bashës në krye të saj kanë pasur vetëm një stil. Ndoshta Basha vdes për kërmijtë?!

Por le të bëjmë një analizë të shkurtër të një vocëraku, që shitet mediatikisht nga PD si e ardhmja e saj politike.

Salianji është një nga të rinjtë që PD-së i është bashkuar me urdhër, nga një universitet privat, por  edhe për shak se babai i tij për disa mandate drejtonte një komune periferike në Korçë, si përfaqësus i PD.

Ervini, dikur një djalosh në një familje demokratësh, vjen në Tiranë dhe shkollohet në UET. Babai i tij investoi për djalin. Këtu fillojnë dhe lidhjet dhe mbështetja e tij politike tek UET. Gjithmonë ka njëherë të parë dhe për të është Henri Çili, ky i fundit mbështet Bashën në garën për Tiranën dhe më pas Salianji pa asnjë ditë punë gjendet në stafin e afërt të Bashës. Bashkëpunon në biznese me Henri Çilin, ky i fundit e nxjerr kandidat për FRPD, përplasje dhe garë e fortë. Thyen çdo rregull, përplaset dhe ngre emrin e tij. Më pas Basha e emëron sekretar, pas humbjes e ngre në detyre.cili salianji 2

Shpesh në Citynews komentojnë se ne kemi mungesë respekti ndaj Ervin Salianjit, por në fakt është diçka krejt tjetër. Ne shkruajme dhe analizojmë për atë si aksident politik jo si qytetar dhe këtë duhet ta kuptojnë shumë nga lexuesit e tanë. Ai, Grida Duma, Enno Bozdo, Fatbardh Kadilli, Edmond Spaho etj. etj. në PD nuk janë kundërshtarët tanë, por me këta kundërshtarë fatkeqësisht Edi Rama do e ketë jetën shumë të gjatë, dhe këtu është thelbi i qëndrimeve tona ndaj Salianjit apo të tjerëve kërmij të politikës.

Kjo është pamja e parë. Por cila është ajo që nuk duket?

Salianji mbështet fort nga Henri Çili, ai është njeriu që e suporton dhe këshillon nga pas. Çili sot këshillon dy persona Ramën dhe Salianjin, të parin për zullme të qeverisë, të dytin për turbullira pranë opozitës.

Është pikërisht nga ata përsonazhe që suportohet nga kompania e familjarëve të Lulzim Bashës, të cilët e kanë me sy pozitiv dhe e vlerësojnë. Gjithmonë të bindur se ai dhe shumë të tjerë janë larguar nga Çili ose të paktën janë bashkë por Bashën e këshillojnë thjesht ta sulmojë publikisht.

Salianjit dje ju publikua një foto e rradhës më Henrin, mikun e tij të hershëm, por publikisht dhe brenda PD deklarohet se ata janë ndarë për parimet e tyre politike. Në fakt është krejt e kundërta, ai shkon e këshillohet dhe merr udhezimet jo thejsht nga Çili por ndoshta nga Rama. Çfarë deklaratash apo qëndrimesh të ketë, ku duhet të shfaqet në cilin televizon me kë do debatojë si duhesalianji-cilit të bëjë ekstremistin etj.

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj Boschart/ Berisha zbulon qëndrimin e opozitës

Të njëjtin skenar dhe sjellje ka edhe Grida Duma e cila, së bashku me Edi Lesin, janë njerëzit kryesore që e çojnë në daljet dhe përballjet televizive.

Këta personazhe si Salianji janë, pak a shumë, si ata 80 lekshat që shkonin tek PD dikur dhe bënin ekstremistin me urdhër të tij, këtë e dëgjon shpesh tek demokratët,

Salianji dhe shumë si ai në PD përfaqësojnë një opozitë thuajse të emëruar, një teatër siç i pëlqen ta artikulojë Basha. Individë që shkojnë në zyrën e Ramës dhe marrin “dekokrata”, më pas pa asnjë kontribut në PD emërohen në krye departamentesh, humbin gara dhe emërohen më lart sekretarë, gjejnë hapësirë në ekrane dhe kanë sjellje prej sharlatanësh politikë.

Asnjë ndryshim nga 80 lekshat e Ramizit dikur.

Flasin për parime dhe kundër oligarkëve apo klientelës së qeverisë. Këshillohen me ta, janë produkt i tyre, thjesht fasadë që nuk mund ti fshihet llumit dhe pisllëkut politik që gatuhet nga pas, në kurriz të parimeve apo politikës që duhet të salianji uetpërfaqësoje PD dhe opozita. Prandaj kjo e fundit shpesh ngatërohet me këmbët e veta rrugës.

Personazhe si Salianji dhe disa të tjerë aty në PD janë shkaku kryesor i asaj situate që kalon opozita. Dikush vazhdon të akuzojë për 8 vite qeverisje, kjo është e drejtë, por harrojnë të flasin për 4 vite drejtim të PD e cila sot ende nuk ka kryetarë dhe struktura në gjysmën e Shqipërisë, por ka Salianjë që pushtojnë ekranet në debate banale me këshillat që ofrojnë Çilrat që po sakatojnë opozitën.

Në fakt, kjo racë nuk i duhet as dreqit dhe jo më partisë kryesore të opozitës. Teatri i tyre me kukulla ndoshta shihet nga Lulzim Basha, ndoshta ai është vetë regjizori, por jemi përballë një fakti: në PD po luhet teatër me fatin e qindra mijëra demokratëve, duke i lënë në dorë të një elite qesharake që ndan pazaret me pushtetin e Ramës dhe Metës./Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Masat anti-Covid/ Testi i detyrueshëm për ata që kthehen në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Numri i infektimeve të sjella në Gjermani nga udhëtimet jashtë vendit po rritet, njofton Instituti Robert Koch. Qeveria gjermane po shtrëngon frenat nga frika e valës së katërt të pandemisë së Coronës.

Rregullat e reja për hyrje në Gjermani kanë për qëllim frenimin e përhapjes së virusit Corona prej pushuesve jashtë vendit. Sipas një projekt-urdhërese nga Ministria federale e Shëndetësisë, personat e pavaksinuar në veçanti duhet të jenë të përgatitur për detyrime të reja për testim. “Vala tjetër e numrit të lartë të infektimeve që pritet, sipas parashikimeve aktuale, duhet të shtyhet sa më shumë që të jetë e mundur.” Kabineti i qeverisë federale do të vendosë mbi draftin të premten (30.07), e vendimi duhet të hyjë në fuqi të dielën.

Dëshmia për teste, vaksinim dhe shërim

Në parim, sipas draftit të fundit, në të ardhmen të gjithë personat mbi 12 vjeç që vijnë në Gjermani duhet të kenë një test negativ, apo një certifikatë se janë shëruar nga Covid-19 apo janë vaksinuar. Ndërsa për personat që vijnë nga një zonë me variante shqetësuese të virusit, vlen rregulli që të gjithë duhet të kenë një test negativ, pavarësisht vaksinimit apo shërimit. Në listën e vendeve me mutacione të virusësve janë aktualisht Brazili dhe Afrika e Jugut.

LEXO EDHE:  Projekti për Teatrin/ Kumbaro dhe Rama kapen duke gënjyer

Infektimet jashtë vendit

LEXO EDHE:  Meta e uli në një tryezë me Bashën/ Rama i kënaqur: Komunikim pozitiv

Infektimet me virusin Corona, të cilat ndoshta kanë ndodhur gjatë udhëtimit, kanë ndikuar edhe në rritjen e numrit të infektimeve në Gjermani, njofton Instituti Robert Koch (RKI). Sipas raportit të fundit për situatën, Spanja, Turqia dhe Holanda janë ndër vendet prej nga kthehen më së shumti persona të infektuar. Pasojnë Kroacia dhe Greqia. Por numri më i madh i infektimeve vazhdon të ndodhë brenda Gjermanisë, thonë autoritetet e RKI. Fjala është për të paktën 81 përqind e personave të infektuar. Në periudhën prej 28 qershorit deri më 25 korrik janë raportuar 3.662 raste të infektimeve jashtë vendit.

Në raport thuhet se variantet e virusit të klasifikuar si shqetësuese mbizotërojnë ndërkohë në Gjermani dhe në vendet e tjera të Evropës. Në Gjermani numri më i madh i të infektuarve është nga virusi Delta. Sipas RKI, incidenca shtatë-ditore në Gjermani aktualisht po rritet, veçanërisht tek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturt, në grupet e moshave nga 10 deri 34 vjeç./DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

Veliaj takon kundërshtarin e Erdoganit që është nën hetim

Publikuar

-

Nga

Gjoba nga KQZ/ Veliaj i hedh fajin opozitës: Po ndëshkohem se bëj punën

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është shfaqur në një takim me atë që në Turqi njihet si kundërshtari i Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Ai është kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem İmamoğlu. Ka qenë vetë Veliaj, që ka njoftuar në rrjetet sociale se është takuar me kundërshtarin e Erdoganit. madje duke theksuar se ka edhe mik.

“Ishte vërtet kënaqësi të takoja mikun tim, Ekrem İmamoğlu, në Stamboll, per të forcuar më tej bashkëpunimin historik që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi mes qyteteve tona”, shkruan ndër të tjera Veliaj në rrjete sociale.

Ndërkohë që Veliaj takon Ekrem İmamoğlu, nga ana tjetër kemi Kryeministrin Edi Rama që ka marrëdhënie të ngushta me kundërshtarin e mikut të Veliajt, presidentin Erdogan.

LEXO EDHE:  Situata e tensionuar politike/ Meta thërret opozitën e bashkuar

LEXO EDHE:  Dokumenti/Edi i jep vëlla Olsit lojërat e fatit për 30 vite

Rama e ka qujtuar vëlla Erdoganin,  dhe ky i fundit ka kontribuuar investime në Shqipëri siç është spitali i Fierit apo edhe me vaksinat anti-Covid, ndërkohë del Veliaj dhe takon kundështarin e tij, Ekrem İmamoğlu.

Po kush, Ekrem İmamoğlu?

Kryebashkiaku i Stambollit, i cili është shfaqur si rivali më serioz i Presidentit Erdogan për pushtetin kombëtar, mund të burgoset pasi prokurorët kanë hapur një hetim penal ndaj tij.

Ekrem Imamoglu, 50 vjeç, fitoi psotin e kryetarit të bashkisë së qytetit më të madh të Turqisë në zgjedhjet e kontestuara në vitin 2019.

Fitorja e tij fillestare, me 13.000 vota, u rrëzua nga këshilli i lartë zgjedhor pasi Erdogani, 67 vjeç, pretendoi se kishte patur parregullsi në votim kuti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Antidroga te “Varri i Bamit”/ Gjykata liron nga qelia të riun që u “la targën” agjentëve të policisë

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 shpërndarësit e kokainës të arrestuar pas një operacioni anti-drogë të zhvilluar dy ditë më parë në zonën e “Varrit të Bamit”.

Por, Gazmir Cani, i cili ishte drejtuesi i “Benz”-it që u largua me shpejtësi, është lënë i lirë nga gjykata.

Në burg do të qëndrojnë Gentian Kore, Erjon Prengaj, Altin Gega dhe Taulant Çoku.

Ndërkohë për Gazmir Canin, i riu i cili i iku në mënyrë spektakolare Policisë u la në ‘arrest shtëpie’ nga Gjykata e Tiranës.

Kujtojmë se në operacionin e quajtur “Xhamlliku” u sekuestruan 1 kg e 128 gr lëndë narkotike kokainë, 3 automjete dhe 7 aparate celulare.

LEXO EDHE:  FOTO/Si e shante ministri i ri i Brendshëm Edi Ramën një muaj më parë

LEXO EDHE:  Situata e tensionuar politike/ Meta thërret opozitën e bashkuar

Operacioni u zhvillua më 27 korrik, ndërsa më shumë se sa rezultati i aksionit, vëmendje mori mungesa e profesionalizmit të policëve të angazhuar në operacion dhe incidenti që ata shkaktuan me gazetarin Ergys Gjençaj.

Cani u iku me Benzin e tij në mënyrë spektakolare nga duart efektivëve të policisë, e pasi nuk arritën që ta ndalonin atë, efektivët iu kthyen gazetarit Ergys Gjençaj duke e shtrirë përtokë vetëm për faktin se ai po filmonte këtë operacion.

LEXO TE PLOTE