Connect with Us

Pajisje të reja mjekësore për Poliklinikat e Specialiteteve në Tiranë dhe Poliklinikën e Korçës

Aktualitet

Pajisje të reja mjekësore për Poliklinikat e Specialiteteve në Tiranë dhe Poliklinikën e Korçës

Publikuar

-

Dy poliklinikat e mëdha të Specialiteteve të Tiranë si dhe poliklinika e Korçës do të pajisen me të gjithë gamën e aparaturave diagnosikuese dhe laboratorike. Në kuadër të Marrëveshjes mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane, në Ministrinë e Shëndetësisë u firmosën sot (e enjte) dy kontrata të pajisjeve mjekësore dhe e Laboratorëve për poliklinikën e Specialiteteve nr 2 dhe 3 në Tiranë, si dhe për poliklinikën e Korçës.

“Sot firmosëm dy kontrata shumë të rëndësishme, në kuadër të kredisë me Kooperacionin Italian përsa i përket fuqizimit të sistemit Parësor në vend, në kuadër të projektit shumë të rëndësishëm për fuqizimin e dy poliambulancave në Tiranë dhe tre poliambulancave të tjera në Korçë, në Gjirokastër dhe në Peshkopi. Përveç përfundimit të punimeve të rehabilitimit në dy poliklinikat e Tiranës, firmosim edhe kontratat, të cilat garantojnë që brenda një periudhe 60 ditore, pra në fund të muajit Korrik, do të kemi mundësi të fuqizojmë me aparatura mjekësore dhe laboratorike dy poliambulancat e Tiranës, pikërisht ambulancën nr. 2 dhe ambulancën nr. 3 si dhe poliambulancën e qytetit të Korçës. Është një projekt i cili padyshim përmirëson shërbimin shëndetësor parësor në Shqipëri dhe fuqizon akoma më shumë mjekun e familjes, për të garantuar një shërbim më të mirë për qytetarët”, u shpreh znj. Ogerta Manastirliu, Ministër i Shëndetësisë.

Për drejtorin e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, ky investim, është në vazhdën e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy vendeve tona në fushën e shëndetësisë, veçanërisht në rehabilitimin e Poliambulancave.

“Parashikojmë që në të ardhmen të rrisim bashkëpunimin për funksionimin më të mirë të rrjetit shëndetësor të spitaleve, me bashkëpunime të tjera në fushën e urgjencave shëndetësore dhe ndihmës së shpejtë në spitalet përgjatë bregdetit. Do të ndërhyjmë në gjithçka që ka të bëjë me nevojat e popullsisë shqiptare dhe fluksin në rritje të turistëve. Kjo, falë përfshirjes së enteve të rëndësishme italiane shumë të njohura në Botë”, u shpreh z. Nino Merola, Drejtor i Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim për Shqipërinë.

LEXO EDHE:  Lentet falas për të moshuarit/ Shërbimi i ri edhe në spitalin e Elbasanit

Pajisja e 2 poliklinikave të Specialiteteve në Tiranë, si dhe poliklinikës së Korçës me aparaturat e nevojshme është pjesë e projektit të madh të rehabilitimit dhe pajisjes së 5 poliklinikave, me vlere 5 milion Euro, i cili po implementohet  me Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, në kuadër të marrëveshjes së përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë italiane.

Falë këtij projekti, Ministria e Shëndetësisë ofron shërbime të specializuara, me cilësi, në poliklinikën nr.2 dhe nr.3 në Tiranë, në Poliklinikën e Korçës, Gjirokastrës dhe Peshkopisë, duke i rikonstruktuar dhe pajisur ato me aparatura mjekësore të rëndësishme radiologjike dhe pajisje laboratorike.  Janë 37 lloje të ndryshme pajisjesh mjekësore, si, endoskopë, ezhe, holtera, aspiratorë, biçikleta, defibrilatorë, etj si dhe 20 lloje pajisjesh laboratori, si, elektroforeza, analizatorë gjaku, sterilizatore, autoklava, etj, me të cilat do të pajisen 3 poliklinikat brenda muajit Korrik./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Publikuar

-

Nga

Basha i vërsul “servilët” Bardhit/ Zbulohet skenari

Ditët e fundit në media apo edhe në rrjetet sociale, është lakuar shumë emri i Sekretarit të Përgjithshëm të Republikës së re, Gazment Bardhi.

Fillimisht në rrjete sociale dhe në media u komentua fakti, që Gazment Bardhi tashmë shoqërohet me badigardë.

Se kush e kërcënon Gaz Bardhin apo nga çfarë ka frikë ky i fundit, këtë përgjigje mund ta japë vetëm ai.

Por, një tjetër detaj që bie në sy, është fakti se duket se disa personazhe mediatikë apo politikë, janë “vërsulur” në kritika, a thua se fajin për humbjen e zgjedhjeve e ka Gaz Bardhi.

Kujtojmë këtu fillimisht professor Mark Markun, i cili në Kuvendin e PD ishte mjaft kritik për gjendjen ku ndodhet PD sot, për mënyrën e drejtimit, por sigurisht pa lënë mënjëanë, edhe Gazin e Lulit.

Më tej nëpër rrjete sociale kishte dhe shumë komente, qëndrime. Njëri e sulmonte, e tjetri e mbronte. Duke ardhur deri edhe tek “lëpirjet” e djeshme të kreut të degës numër 4 të PD në Tiranë, i cili e quante Gazment Bardhin, si kundërshtarin gjigant të Edi Ramës.

Por, të quash Gaz Bardhin si fajtor për humbjen e PD-së, apo ta quash kundërshtarin gjigant të Edi Ramës, kjo është më shumë sesa qesharake.

Por, dardha e ka bishtin prapa dhe detajet tregojnë një tjetër anë.

LEXO EDHE:  OBSH mbështet Shqipërinë/ Kluge: Ndër të paktat vende që nuk pësoi një valë të parë

LEXO EDHE:  Nisin punën 60 infermierët shqiptarë në Itali/ Manastirliu: Do shërbejnë në zonat ku ka më shumë nevojë

Me të ashtuquajturat “sulme” ndaj Gazment Bardhit, duket se përfitues ka dalë vetë kreu i Republikës së re, Lulzim Basha.

Përqëndrimi i vëmendjes tek Gazment Bardhi, e ka lënë të qetë Lulin, ndërsa ky i fundit vijon “betejat me mullinjtë e erës”, në ëndërrat në gjumin e tij të thellë.

Pra nga njëra anë gjasme sulmohet Gazment Bardhi, por ama Basha vijon i qetë pushimet. Gjë që në fakt të bën të dyshosh se është një skenar i pastër, që “Luli të flejë i qetë”.

Premtoi “beteja të mëdha” kundër regjimit Rama-Doshi, sikurse e cilëson ai, por në fakt të vetmen betejë që bëri është ajo për mbajtjen e karriges së kryetarit. Fillimisht me zgjedhjet e 13 qershorit, e më pas me ndryshimet në statut, duke “minuar” kështu karrigen e tij.

E tani që servilët ia “vërsul” Gaz Bardhit, ai mund vetë mund të vazhdojë të flejë i qetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po transportonin 35 emigrantë të paligjshëm/ Prangosen dy persona, në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Trafiqeve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit K. T., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe V. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke tentuar të transportojnë me mjetet e tyre përkatëse, kundrejt shpërblimit monetar, 35 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga Tirana drejt qytetit të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:  “Sakrificë e këmbëngulje pa njohur orare”/ Manastirliu: T’i japim të gjithë një dorë epidemiologëve

LEXO EDHE:  Lentet falas për të moshuarit/ Shërbimi i ri edhe në spitalin e Elbasanit

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim policor shtetasi A. Q., 29 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritan Leli thumbon Ramën/ “Edhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep pa marrë pluhrat”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, u shfaq në nhë video, duke mbledhur mbeturina në një fushë sporti në Vlorë, ku dhe nuk la pa thumbuar edhe kryebashkiakun e këtij qyteti, Dritan Leli.

Por, duket se edhe kryebashkiaku Leli i ka kthyer “reston” kryeministrit Edi Rama.

Vetë Dritan Leli në një intervistë për Ora Verore thotë se situata e menaxhimit të mbetjeve nuk është më e mira e mundshme, por ka bërë progress të vazhdueshëm.

Gjithashtu ai iu përgjigj edhe Ramës, ndërsa tha se “si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat”.

Qyteti jeton si një i tërë dhe kontributi duhet të jetë shumplanësh. Bashkia që punon dhe qytetarët që janë të përgjegjshëm për të bërë më të mirën. Nuk është më e njëjta situatë që ishte 6 vite më parë. Ka problematika pa fund, sidomos në ditët e pikut, të shtunave dhe të dielave ndonjëherë bëhet e pamundur të përpunosh të gjithë volumin e mbeturinave që prodhon qyteti.Mbetet gjithmonë shumë për të përmirësuar. Si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh ti kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh ti gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhrat. Për fatin e mirë të qytetit dhe për konsolidimin e të ardhmes falë programit të menaxhimit të rregulluar të mbetjeve që e mbështet qeveria gjermane jemi duke punuar dhe jemi në faza të rëndësishme të zhvillimit të projektit të landfillit të Sherishtës, me të cilin do të kemi një largim përfundimtar të plehrave që pas 30 vitesh janë akoma në qendër të qytetit. Do kemi zëvendësim të gjithë kazanëve të plehrave në qytet, në zonan turistike dhe historike do të përdorim kazanët e nëndheshëm dhe do të kemi një flotë dhe armë të re të përpunimit të mbetjeve.Si kryebashkiak, thirrja ime do të ishte se nëse 200 mijë qytetarë të Vlorës do të ishin përballë 200 punëtorëve të pastrimit të Vlorës luftën do ta fitojnë qytetarët. Duhet të jemi të kujdesshshëm dhe bashkëpunues në hedhjen e plehrave në vendin e caktuar. Gjatë sezonit të verës trefishohet puna.”-tha Leli./CNA.al

LEXO TE PLOTE