Ekskluzive/Kandidati për anëtar në KLP është numri dy i PD në Sarandë
Ditën e sotme është shpallur lista e plotë e kandidatëve nga...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar menjëherë pas letrës që eurokomisioneri, Johanes Hahn u dërgoi qytetarëve shqiptarë.
Edi Rama ndërsa e ka hedhur të plotë letrën e Hahn, ka dhënë edhe opinionin e tij në lidhje me shqetësimin që eurokomisioneri u shprehu sot shqiptarëve.
Rama në këtë postim e quan të pazakontë mesazhin e Johanes Hahn.
“NJË MESAZH I PAZAKONSHËM NGA KOMISIONERI EUROPIAN JOHANNES HAHN, PËR QYTETARËT SHQIPTARË PA DALLIM????
“Të dashur qytetarë të Shqipërisë, të dashur miq,
Ju drejtohem sot me një shqetësim të madh.
Gjatë javëve të fundit, janë bërë disa përpjekje për të nxitur dialogun midis partive politike në Shqipëri, nga përfaqësues të BE-së, përfshirë këtu mua vetë dhe nga partnerë të tjerë ndërkombëtarë.
Ne kemi dëgjuar me kujdes shqetësimet dhe pritshmëritë nga të gjitha palët, duke u përpjekur për krijimin e lehtësirave që do të çonin drejt një zgjidhjeje të krizës së vazhdueshme.
U ofruan një numër opsionesh, me shpresë që partitë dhe udhëheqësit do të vepronin në bazë të përgjegjësive të tyre, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.
Për fat të keq, nuk kishim të bënim me një rast të tillë. Pra, sot jemi në një situatë ku është vënë në lëvizje procesi zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme më 18 qershor. Zgjedhjet do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e partive kryesore të opozitës.
Ishte zgjedhja e qëllimshme e opozitës aktuale për të mos kandiduar në zgjedhje. Unë duhet ta respektoj, por në të njëjtën kohë ta shoh me keqardhje të thellë këtë vendim nga pikëpamja demokratike. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje që sigurojnë një ofertë të gjerë politike dhe respektojnë standardet zgjedhore. Megjithatë, procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse disa, vendosin të qëndrojnë mbrapa.
Demokracia dhe standardet demokratike nuk do të pengohen duke bojkotuar institucionet dhe zgjedhjet demokratike. Zgjedhjet do të vlerësohen sipas meritave të tyre, bazuar në standardet ndërkombëtare.
Institucioni më kompetent europian për vëzhgimin e zgjedhjeve – ODIHR – kohët e fundit ka nisur aktivitetet e vëzhgimeve të zgjedhjeve në Shqipëri. Ne jo vetëm që e mbështesim fuqishem ODIHR-in ? por presim gjithashtu që të gjitha institucionet përkatëse në Shqipëri, të sigurojnë bashkëpunim dhe transparencë të plotë në misionin e tyre, si gjatë javëve para zgjedhjeve, ashtu edhe në vetë ditën e zgjedhjeve. Është në interes të Shqipërisë dhe autoriteteve të saj që OSBE / ODIHR dhe vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë të jenë në gjendje të kryejnë në menyrën më të mirë rolin e tyre vendimtar dhe vlerësimin e zgjedhjeve.
Prandaj, le të jem i qartë edhe për një gjë: Dënoj fuqishëm çdo njoftim që bën thirrje për “veprime” që do të dëmtonin të drejtën e çdo qytetari për të votuar dhe liritë e tjera themelore. Këto “veprime” nuk mund të justifikohen dhe nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
Përkundrazi, është një vlerë themelore europiane që idetë dhe propozimet politike – pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo – të diskutohen brenda institucioneve demokratike, veçanërisht në parlamentin shqiptar. Kjo është theksuar në të gjitha takimet me udhëheqësit politikë të vendit tuaj, nga të gjitha anët.
Në lidhje me këtë, më lejoni të them edhe një gjë. Fakti që zgjedhjet në Kavajë nuk mundën të zhvilloheshin nuk është fitore për askënd. Kjo është një humbje e qartë për demokracinë.
Të dashur qytetarë,
Kam besim të plotë se qytetarët e Shqipërisë, do të kërkojnë nga udhëheqësit e tyre politikë të tregojnë përmbajtjen dhe pjekurinë demokratike që pritet në një vend që aspiron të jetë anëtar i BE.
Le të jemi të qartë:
Udhëheqësit do të mbahen përgjegjës nëse përpiqen të shmangin aspiratat legjitime të popullit shqiptar për një të ardhme më të mirë.
Bashkimi Europian do të ndjekë dhe do të monitorojë nga afër procesin zgjedhor. Më tutje, ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.”, përfundon postimi i Ramës në rrjetet sociale./CityNews
Ditën e sotme është shpallur lista e plotë e kandidatëve nga...
Eurokomisioneri, Johanes Hahn u ka dërguar letër shqiptarëve...
Çdo mbrëmje, pasi të shkoni në shtëpi pas një dite të vështi...
Është publikuar lista e kandidatëve nga avokatia për të qenë...
Disa deklarime publike të pak deputetëve të PD-së dhe disa d...
Avokati i Popullit , z. Igli Totozani, kërkon marrjen e masa...
Ka dale sot Kryetari i KQZ dhe paska bere perseri doktrine. ...
Kolegji Zgjedhor ka vendosur që kërkesën e opozitës shqiptar...
Ditën e sotme Policia e Pogradecit si rezultat i bashkëpunim...
Dy poliklinikat e mëdha të Specialiteteve të Tiranë si dhe p...
Nëse trupi juaj është larg të qenurit perfekt, me siguri që ...
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ditën e sotme dekretuar da...
Komisioni Europian ka reaguar në lidhje me kërcënimet dhe th...
Eliminimi i qimeve nga buza e sipërme me pastë sheqeri apo m...
Kreu i grupit të LSI, Luan Rama, ka hedhur kritika ndaj dy p...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama, po flet në një ...
Paraditen e sotme presidenti Hashim Thaçi, mblodhi në një ta...
Nëse ka një gjë që bashkon të gjithë në këtë planet, njerëzo...
Kryeministri Edi Rama është i përgjigjur me ironi thirrjes s...
Gjergj Bojaxhi thotë se reforma në drejtësi nuk mjafton për ...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...