LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapen tonelata droge në Ulqin/Kush janë dy skafistët shqiptarë "kokë" e trafikut

11 Maj 2017, 18:54, Aktualitet CNA

Një sasi e madhe droge është kapur sot nga policia kufitare, në Ulqin të Malit të Zi. Mësohet se uniformat blu kanë sekuestruar 1.5 tonë drogë.

Drejtoria e policisë dhe mediat në Mal të Zi njoftojnë se lënda narkotike u sekuestrua rreth 8 milje larg bregut të detit.

?Portal analitika? raporton se kjo sasi e drogës kishte ardhur nga Shqipëria. Ajo ishte e ndarë në 78 pako dhe transportohej me skaf që drejtohen nga dy shtetas shqiptarë B.T (33 vjeç) dhe E.C. (40 vjeç), të cilët u arrestuan dhe u dërguan në Gjykatën e lartë të Podgoricës.

Zyrtarët e policisë kufitare të Malit të Zi, bëjnë të ditur se skafi u neutralizua në afërsi të Ulqinit me drogën e llojit kanabis, ku sipas tyre destinacion e kishte tregun italian. Forca të policisë dhe ushtrisë malazeze ende vazhdojnë të kërkojnë nëpër ujërat e bregdetit të Ulqinit për pako të tjera me drogë, pasi dyshohet se një sasi e konsiderueshme e drogës është hedhur në det./CityNews

http://www.vijesti.me/vijesti/u-ulcinju-zaplijenjena-tona-i-po-skanka-drogu-krili-u-gumenjaku-937434

Lajmet e fundit nga