LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-ministri i LSI thirrje Prokurorisë/Nisni hetimin ndaj policëve që arrestuan Myftarajn

11 Maj 2017, 20:42, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin ?Opinion? për arrestimin e gazetarit Kastriot Myftaraj.

Manjani tha se reagimi i Policisë së Shtetit për arrestimin e Myftarajt është i paligjshëm, jo proporcional dhe antikushtetues.

?Nuk ka polici në një vend demokratik që të të fusin në burg për një shkrim, nuk ka, ta harroni?, tha Manjani.

Më tej, ish-ministri shtoi se shkrimi i gazetarit ishte jashtë etikës, i cili nuk mund të bëhet ndaj një përfaqësuesi diplomatik, por sipas tij, nuk mund të futesh në burg për një shkrim ku shpreh mendimin. Për këtë, sipas Manjanit, Prokuroria duhet të niste procedim penal për policët të cilët arrestuan Myftarajn.

?Nuk futesh në burg, aq më tepër nga policia, ku policia nuk të komunikon akuzë. Prokurori e ka liruar zotërinë sepse e ka gjetur arrestimin e tij të paligjshëm, por e ka lënë detyrën në gjysmë, duhet të niste procedimin penal për ata oficerë policie të cilët arrestuan atë?, u shpreh Manjani./CityNews

20:11 Aktualitet

Palaçot mediatike!

Partia Demokratike po zhytet dita-ditës drejt një qorrsokaku...

Lajmet e fundit nga