Connect with Us

Çfarë do të thotë nëse fiton PD këtë betejë me anë të Kolegjit Zgjedhor?/Ja si përgjigjet Luan Rama

Aktualitet

Çfarë do të thotë nëse fiton PD këtë betejë me anë të Kolegjit Zgjedhor?/Ja si përgjigjet Luan Rama

Publikuar

-

Intervista e Nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama, dhënë për televizionin “REPORT TV”

Ka dy momente interesante sot. E para ka të bëjë me hedhjen shortit dhe me caktimin e pesë gjyqtarëve, të cilët kanë në dorë fatin e datës 18 qershorit për zgjedhjet, por edhe me një reagim që ka ardhur Kryetari i KQZ-së, z. Denar Biba, i cili e ka cilësuar këtë ankimim si të pavlefshëm. Dua të ndalem në fillim tek Kolegji Zgjedhor, janë pesë emra, keni ndonjë koment?

Natyrisht që Kolegji Zgjedhor është një trupë ligjore e parashikuar si e tillë edhe në Kodin Zgjedhor. Si trupa fundore që vendos në përputhje me ligjin kur ka çështje, që palët nuk bien dakord me vendimet e KQZ-së apo me trupat e tjera.

Nga kjo pikëpamje investimi i KQZ-së dhe i Kolegjit Zgjedhor është në vlerësimin tim, investimi i trupave më të larta të vendimmarrjes në funksion të procesit zgjedhor. Kështu që nga kjo pikëpamje unë nuk dua të hyj në elemente teknike të çështjes, përveçse të shpreh bindjen që ajo çka është e rëndësishme, verdikti të jepet mbi bazën e ligjit, mbi bazën e të drejtës që përcakton ligji në mënyrë që procesi të mos ketë asnjë problem në raport me zbatimin apo jo të ligjit.

Pastaj është një ditë përpara apo është një ditë më pas, i takon Kolegjit apo nuk i takon Kolegjit, është shprehur Kryetari i KQZ-së, post-faktum në fakt, për këtë çështje, këto janë çështje për mua periferike për të cilat nuk ia vlen të investohesh as të humbasim kohë.

Ndërkoha përsa i përket emrave përbërës që zgjodhi shorti, dëshiroj të them që në gjithë çfarë ka të bëjë me qëndrimet e mia, por jo vetëm të miat, por edhe të LSI-së, ne asnjëherë nuk kemi komentuar as vendimet, as përbërjet e trupave gjyqësore. Sepse pushteti gjyqësor, trupat gjyqësore dhe ligji mbi të cilin ata veprojnë, janë atribute që i përkasin reciprokisht gjyqit dhe ligjit dhe nga kjo pikëpamje unë nuk kam asnjë arsye, jo të dyshoj, por kam të gjitha arsyet të besoj që trupa gjyqësore e zgjedhur përmes shortit do të vendosë në përputhje me ligjin, në përputhje me Kodin Zgjedhor, me qëllim që gjithçka të jetë e kuadratuar brenda hapësirave dhe tagrave që u jep ligji çdo trupe vendimmarrëse.

Çfarë do të thotë nëse fiton PD këtë betejë me anë të Kolegjit Zgjedhor dhe shtyhet data e zgjedhje. Çfarë ndodh me forcat politike, për kë është një shuplakë?

Nuk kam asnjë arsye të mendoj apo të prognozoj sot, sepse e para nuk dua të interferoj në asnjë lloj frekuence mbi organin vendimmarrës, pra mbi Kolegjin Zgjedhor.

Nuk dua të jap asnjë opinion, sepse jam i bindur, edhe një herë e përsëris që Kolegji Zgjedhor do të vendosë mbi bazën e ligjit dhe pavarësisht rezultatit, në vlerësimin tim, e rëndësishme është që të fitojë ligji dhe drejtësia, të fitojë autoriteti i ligjit dhe pastaj nuk ka vend për komente prej askujt.

Kjo është në thelb edhe mesazhi që vjen nga e gjithë reforma në drejtësi, nga e gjithë ajo reformë, që nuk ka të bëjë vetëm me drejtësinë si pushtet të ndarë, por ka të bëjë me gjithë rezonancën që drejtësia ka në jetën e një vendi.

Dhe një vend normal, një vend demokratik, një vend që di të kuptojë çfarë është shteti i së drejtës dhe autoritetin ligjor të së drejtës, është i detyruar t’i nënshtrohet verdiktit që japin organet vendimmarrëse. Dhe në këtë rast Kolegji Zgjedhor si një organ, si një trupë gjyqësore që ka për detyrë të shqyrtojë ose jo çështjen, kjo mbetet në vlerësimin e tyre, por ka për detyrë të mbajë një qëndrim vetëm mbi bazën e ligjit dhe të asnjë interference, të asnjë lloj presioni prej ngado që të vijë, majtas apo djathtas.

Sepse në fund të fundit presionet mbi organin e drejtësisë, presioni mbi gjyqësorin është në thelb dëshmi e krizës që kanë vetë subjektet politike. Dëshmi e krizës që ka vetë politika. Sepse në fund të fundit dhe ky pushtet, pra pushteti gjyqësor, është produkt i asaj çfarë ka bërë politika me papërgjegjshmëri apo jo në raport me pushtetin gjyqësor dhe me organet e drejtësisë.

Unë nuk bashkohem në asnjë mënyrë, madje distancohem nga cilido që anatemon politikisht dhe që kërkon të ushtrojë presion mbi organet e drejtësisë në mënyrë politike, sepse kjo nuk ka të bëjë me parimet e shtetit të së drejtës.

LSI-së i duhet më shumë kohë për këto zgjedhje?

Jo, LSI-ja është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë, madje që nesër. Ne nuk punojmë vetëm në prag të fushatës. Lëvizja Socialiste për Integrim e ka normë të vetën, e ka brenda ADN-së së vet raportin me qytetarët që të shtrihen në gjithë hapësirën midis dy zgjedhjeve. Dhe ne kemi filluar punën për zgjedhjet që të nesërmen e 23 qershorit të vitit 2013 dhe jemi të gatshëm në çdo rast, në çdo kohë dhe përballë kujtdo të përballojmë sfidën. Sepse ne vijmë me alternativën tonë qeverisëse, vijmë me programin tonë shumë të detajuar dhe shumë realist që shkon te njerëzit dhe është për njerëzit, mbi bazën e asaj çfarë ne kemi shpalosur si kredon tonë “Një shans për të gjithë”. Një shans për ta fituar të gjithë dhe një shans për të fituar Shqipërinë evropiane me një qeverisje, jo vetëm të orientuar drejt shërbimit ndaj qytetarëve, por edhe në një qeverisje që t’i ikë përfundimisht krizës, konfliktit dhe pasigurisë, që për fat të keq ka qenë dominant në hapësirën e gjithë kësaj periudhe post-komuniste në Shqipëri.

Kush e merr shuplakën më të madhe, kush dëmtohet nga e gjithë kjo situatë? Kur them këtë situatë nuk them tek zhvillimet e ditës së sotme, por edhe të PD që nuk bëhet pjesë në zgjedhje, te lëvizja e fundit për ta bërë z. Meta President. Ishin disa zhvillime që për publikun e gjerë erdhën deri diku surprizë. Kush ka koston brenda gjithë kësaj situate që është krijuar ku të pakën nga ndërkombëtarët cilësohet delikate?

Më lejoni t’i ndaj ngjarjet, sepse ju artikuluat një mori çështjesh, që kanë lidhje me njëra-tjetrën, por që nuk duhet ta komprometojnë njëra tjetrën. Situata politike në vend paradoksalisht është një situatë krize. Është një situatë krize e funksionimit të institucioneve, mbi të gjitha është situata e krizës së besimit midis aktorëve dhe faktorëve politikë dhe është kriza e besimit, që pastaj është agravuar dhe ka derivuar në të gjitha këto krizat e tjera. Kemi krizën e zgjedhjeve, krizën e raporteve politike.

Jemi në një situatë konflikti politik, në vlerësimin tim, absurde, pa vend, sepse të dy krahët e politikës, edhe Partia Socialiste, edhe Partia Demokratike kanë patur të gjithë kohën e nevojshme për të mos e lejuar të mbërrijë deri këtu konfliktin politik. Për ta shfrytëzuar më herët dhe me më shumë përgjegjësi dhe maturi dialogun politik si një institucion të rëndësishëm të rëndësishëm në demokraci. Për të evituar çadrën nga bulevardi, për të evituar bojkotimin e Kuvendit dhe për të krijuar një frymë konsensusi dhe partneriteti në funksion të mirëqeverisjes po e po, por edhe në funksion të përmbushjes së disa detyrimeve që lidhen me reformat e mëdha, që nuk janë reforma të një mandati qeverisës, që nuk janë reforma vetëm të qeverisë dhe të mazhorancës, por janë reforma të lidhura me të gjithë jetën e vendit dhe mbi të gjitha të lidhura me të ardhmen evropiane të vendit.

Kështu që, nga kjo pikëpamje, ajo që duhej bërë, që për fat të keq nuk u bë, por që prapë jemi në kohë për t’u bërë, është reflektimi me shumë përgjegjshmëri, me shumë maturi, duke i thirrur vetëdijes qytetare dhe atdhetare për të vënë interesat e vendit mbi interesat parciale, mbi interesat partiake, dhe për të çeduar, për të lëshuar respektivisht palët nga pozitat in-extremis ku gjenden, në funksion të krijimit të një klime që të mund ta zgjidhë situatën.

Sepse është e rëndësishme jo për fatet e garës politike dhe as vetëm për fatet e mazhorancës apo të opozitës. Është e rëndësishme për imazhin e vendit, është e rëndësishme për standardet e demokracisë në vend, është e rëndësishme për vetë zhvillimin demokratik të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian, zhvillimi i zgjedhjeve në përputhje me standardet, zhvillimi i zgjedhjeve me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve dhe faktorëve politikë. Ne vazhdojmë të insistojmë për të krijuar çdo hapësirë dhe çdo mundësi që opozita të marrë pjesë në zgjedhje, që opozita të bëjë ofertën e vetë politike dhe qeverisëse përballë qytetarëve, që opozita dhe mazhoranca të jenë të barabarta në gjykimin e qytetarëve, të barabarta për të marrë vlerësimin e çdo votuesi shqiptar dhe mbi këtë bazë pastaj të përcaktohet edhe konfigurimi politik i parlamentit pas zgjedhjeve.

Sot, pasi është shpërndarë Parlamenti, pra në vigjilje të zgjedhjeve, formalisht mund të flasim për mazhorancë dhe opozitë. Sot, janë të gjithë të barabartë, janë të gjithë në pikën zero në kuptimin e vlerës së mandateve politike përfaqësimit në Parlament dhe nga ky start është e rëndësishme të nisen të gjithë të barabartë në funksion të një gare korrekte, të ndershme, transparente.

Është e rëndësishme, edhe një herë theksoj, ka ende kohë për të reflektuar që opozita të bëhet pjesë e këtij procesi, sepse zgjedhjet pa opozitën nuk mundet të na japin luksin të mburremi. Zgjedhjet pa opozitën do të krijojnë probleme për procesin e integrimit të Shqipërisë, zgjedhjet pa opozitën do të krijojnë probleme me legjitimitetin e institucioneve që do të dalin pas zgjedhjeve, zgjedhjet pa opozitën do të krijojnë probleme në raportin me klimën politike në vend dhe është e rëndësishme që ne të bëjmë të gjitha përpjekjet që opozita të vijë e të marrë pjesë në zgjedhje.

Edhe pse ndërkombëtarët kanë deklaruar se ato zgjedhje do të njihen?

Natyrisht, të gjitha deklaratat e bëra tani edhe nga ndërkombëtarët janë, në një mënyrë ose një tjetër…

Çështja ka kaluar në dorën e ndërkombëtarëve tani. Nuk e zgjidhin dot forcat politike…

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive/ Ja ku po zhvillohet takimi i Ramës me ministrat e rinj

Edhe kjo është absurde në fakt, dhe, pavarësisht kësaj, unë nuk e paragjykoj angazhimin e ndërkombëtarëve, sepse ne jemi një vend i hapur. Jemi një vend partner dhe në partneritet me BE-në, SHBA-të dhe me vendet e tjera. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe nuk mundet të jemi të pandjeshëm ndaj rekomandimeve realiste dhe miqësore të partnerëve tanë, natyrisht. Por në fund të fundit, niveli i përgjegjshmërisë në të cilën duhet të ngrihet politika shqiptare duhet të jetë të paktën në nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare, që është shumë e avancuar dhe që e tejkalon këtë standard rudimentar të sjelljes politike të mbërthyer në konflikt dhe në një situatë absurde.

Kemi një parti opozite, Partinë Demokratike, që nuk e pranoi paketën McAllister. Ju si LSI si e gjykoni atë ofertë që iu bë PD-së? A duhet të ishte bërë pjesë e procesit, pjesë e zgjedhjeve?

Kompromisi do të thotë që palët të lëshojnë reciprokisht. Nuk ka kompromis kur njëri qëndron në pozitat maksimaliste dhe lëshon vetëm njëra palë. Gjykoj që me paketën që ju cituat, McAllister, opozita humbi një shans, të cilën do të duhej ta vlerësonte më realisht dhe më me objektivitet. Sepse një betejë politike është e fituar jo vetëm kur fiton 100% të kërkesave që ti artikulon, por edhe kur fiton një optimum kërkesash që krijonin mundësinë për ta monitoruar procesin dhe për të qenë palë e përgjegjësisë në realizimin e një procesi zgjedhor të pakontestuar, të ndershëm dhe të barabartë. Por gjithsesi, pavarësisht faktit se u humb një shans, unë gjykoj se ende ka mundësi për një shans tjetër.

Edhe pse afatet ligjore janë përfunduar?

Afatet ligjore janë njëra anë. Nëse gjendet vullneti politik dhe mbërrijmë në një marrëveshje të dakordësuar midis palëve, marrëveshje politike, natyrisht pastaj ky vullnet i madh, i materializuar në një aksion edhe parlamentar, që ta mundësojë krijimin e kushteve ligjore për të qenë të gjithë të barabartë, natyrisht është i mirëpritur. Kështu që, nga kjo pikëpamje, LSI jo vetëm është investuar maksimalisht, por vazhdon të insistojë që të mos humbasim shpresën se ka ende mundësi për të gjetur një zgjidhje që mund të jetë zgjidhje më e mirë së e vëni dhe zgjidhja jashtë asaj situate batutash, komentesh apo retorike patetike. Se është retorikë patetike më shumë se sa retorikë politike që shfaqet rëndom nga njëra palë apo pala tjetër.

A është normale që kemi parë ndërkombëtarët të kenë një axhendë të ngjeshur me takime, ambasadorët e Bashkimit Evropian mblidhen në zyrë te Vlahutin, më pas ambasadorë që zbarkojnë te Kryesia e Kuvendit, te Kryeministria, ditë pa fund për të gjetur një konsensus, por që është një konsensus i munguar, edhe pse ju thoni që ka ende kohë dhe ndoshta mund të gjendet gjuha e përbashkët. Sa është dëmtuar Shqipëria, apo imazhi i saj? Çfarë fature kanë politikanët?

Padyshim që e gjithë kjo situatë ka krijuar një kosto jo vetëm në imazh. Por ka krijuar një kosto besimi te vetë qytetarët shqiptarë ndaj politikës, te vetë qytetarët shqiptarë ndaj këtij protagonizmi të pavend, të dominuar nga partitizmi dhe nga interesa parciale egoje për pushtet, apo egoje për autoritet, të protagonistëve politikë.

Kështu që, ndërkombëtarët, në partneritet ose jo, janë pjesë e këtij realiteti, janë pjesë e këtij shqetësimi dhe përpjekjet e tyre dhe përpjekjet e pjesës së arsyeshme të politikës kanë konverguar tek domosdoshmëria e krijimit të kushteve që zgjedhjet të jenë në përputhje me standardet. Sado të përpiqemi ne ta justifikojmë realitetin absurd, afërmendsh që zgjedhjet pa opozitën nuk do të jenë zgjedhje me standarde në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODHIR.

Ka një protestë të paralajmëruar nga PD, të shtunën më datë në 13. Sot, trojka e ambasadorëve kanë qenë me ministrin Xhafaj në takim. U tha që takimi ka qenë në kuadër të kësaj proteste. Nga ana tjetër, z. Berisha nga çadra e opozitës tha që i ftoj familjet të hapin dyert për të rinjtë që vijnë nga rrethet për këtë protestë. A është një protestë që i frikësohet LSI-ja apo PS-ja?

Nuk besoj. Nuk ka arsye për t’u trembur, për t’u përfshirë nga paniku sepse protestat në një shoqëri demokratike janë një institucion, janë një instrument i rëndësishëm i sjelljes politike, janë një instrument i rëndësishëm për të artikuluar qëndrime, për të dëshmuar mbi të gjitha edhe forcën e mbështetjes që ka një subjekt politik në elektorat dhe nga kjo pikëpamje, unë jam i bindur, besoj në përgjegjshmërinë e organizatorëve të protestës, që do të jetë një protestë në dimensionet e zbatimit me korrektesë të ligjit.

A e alarmon situatën prezenca e ambasadorëve në takim me Ministrinë e Brendshëm, Xhafaj?

Në çdo rast, edhe nga eksperienca ime, sa herë që ka lajmërime për protesta, sa herë që ka lajmërime për manifestime publike është e rëndësishme, është detyrë e forcave të sigurisë detyrë e forcave të rendit publik të marrin të gjitha masat. Sepse atje ku ka grumbullime masive ka potencialisht mundësi për të krijuar situata që bien ndesh me ligjin dhe situata konflikti shumë më lehtë se sa atje ku është një fluks normal lëvizje qytetarësh.

Kështu që nga kjo pikëpamje dhe këtë komunikim të ambasadorëve me Ministrinë e Brendshëm, por edhe me faktorët politikë, unë e shoh si një mesazh që protesta të ruajë dimensionin karakterin e vet protestues, qytetar për të dhënë ato mesazhe që dëshiron të japë opozita dhe për të mos tejkaluar caqet e kornizave që parashikon ligji për raste të kësaj natyre.

Protestë ishte parashikuar edhe në Kavajë, por dy para se të mbaheshin zgjedhjet Kryeministri Rama vendosi të tërheqë kandidatin e PS-së. a ishte veprimi i duhur në gjykimin tuaj, qoftë politikisht qoftë edhe për të shmangur ndoshta ndonjë agravim të kësaj proteste siç u përfol?

Nuk preferoj ta gjykoj. Është një zgjedhje politike e Kryeministrit, që u shoqërua me një qëndrim korrekt mendoj ynë nga ana dy kandidatëve, të cilët u tërhoqën na gara pavarësisht faktit se sa legjitime në aspektin ligjor është kjo gjë. Nuk dua të hyjë në interpretime. Ajo është një ngjarje e kapërcyer tashmë dhe nuk dua t’i referohem asaj dhe asgjëje që ka ndodhur, sepse fokusi i vëmendjes time, i vëmendjes sonë, i vëmendjes së opinionit është situata politike, zgjidhja e krizës, realizimi i zgjedhjeve dhe legjitimimi ç’është më e rëndësishmja i institucioneve që burojnë nga zgjedhje të lira, të ndershme, të barabarta: nga zgjedhje demokratike në fund të fundit.

Cili është kontributi i z. Meta, i Lëvizjes Socialiste për Integrim për të kapërcyer këtë ngërç, që dhe deri diku e bëtë ai autokritikë të gjithë klasës politike ku bëni pjesë edhe vetë, kur thamë që ndërkombëtarët kanë edhe një protagonizëm?

Jo vetëm z. Meta, por e gjithë LSI-ja duke mos qëndruar indiferente në raport me këtë realitet, sepse nuk është ajo shkaktarja e krizës. Por duke ndjerë përgjegjësinë e kapërcimit të situatës, është angazhuar maksimalisht dhe z Meta në më shumë se një herë është shfaqur me autoritetin e të gjithë karrierës dhe staturës së vet politike, në mbërritjen e akordeve të kompromisit për të zgjidhur situata. Siç ka ndodhur edhe më parë dhe me reformën në drejtësi, që në fakt po të mos kishte ndërhyrë z. Meta, po të mos ishin bërë amendamentet që u propozuan nga LSI dhe nga opozita sot nuk do të ishte miratuar, pra do të ishim në një absurd edhe nga kjo pikëpamje.

Ashtu sikundër edhe zgjedhja e z. Meta në detyrën e Presidentit të Republikës, ka qenë marrje përgjegjësish, jo thjesht për të kapërcyer momentin e kësaj krize politike, por marrje përgjegjësish me shumë angazhim dhe atdhedashuri, për të dëshmuar që në raste të tilla ka nevojë angazhimi, pjesëmarrjeje dhe kontributit për të gjithë ata që janë jo vetëm lider politik, por edhe lider influent në realitetin politik shqiptar.

Kështu që nga kjo pikëpamje, dimensionet e z. Meta dhe roli i tij si President i Republikës pasi të ketë bërë betimin jam i bindur do të krijojë një hapësirë tjetër të partneritetit politik, një hapësirë tjetër të funksionimit të institucioneve dhe do të dëshmojë që kjo ka qenë zgjedhja e duhur në funksion të asaj se çfarë do të duhet të bëjë Shqipëria.

Edhe pse me kosto mbase brenda partisë?

Nuk e konsiderojmë me kosto. Natyrisht, sentimentet, ndjeshmëritë brenda partisë janë të ndryshme, por ajo çfarë është e rëndësishme, ne e konsiderojmë zgjedhjen e z. Meta në detyrën e Presidentit të Republikës edhe si një angazhim të përgjegjshëm të vetë LSI-së. Sepse në fund ët fundit në momente krizash zgjidhja orientohet te forca që bën drejtpeshimin. Zgjidhja shkon vetvetiu te forca që shfaq maturi, që shfaq ekuilibër në zhvillimet politike dhe në këtë pikëpamje roli i LSI-së dhe zgjedhja e z. Meta në detyrën e Presidentit kanë shkuar natyrshëm me të gjitha angazhimet tona me shumë përgjegjësi dhe me shumë seriozitet.

Çfarë pretendoni ju në këto zgjedhje sido që të shkojë, a mendoni se do të merrni më shumë mandate në Parlament?

Padyshim, e them me bindje këtë. nuk është një deklaratë paraelektorale, nuk është një deklaratë e yshtur nga emocioni elektoral, e them me bindje që rritja e LSI-së do të jetë spektakolare, që mbështetja e qytetarëve për LSI-në do të jetë spektakolare dhe do të tejkalojë edhe parashikimet e prognozistëve nga më të entuziastë. Sepse është shumë e rëndësishme të theksoj që në këtë realitet konflikti dhe krizë politike, qytetarët natyrshëm do të orientohen nga maturia, përgjegjshmëria, nga thjeshtësia e komunikimit që ka LSI-ja, nga serioziteti në përmbushjen e detyrimeve. Sepse ne edhe në qeverisjen me të dy partnerët që kemi qenë në qeverisje, me PD-në dhe me PS-në, kemi shërbyer në jo pak raste si profilaksi për të frenuar arbitraritetin, për të frenuar mendjemadhësinë dhe arrogancën e pushtetit. Dhe meqë e kemi bërë këtë me shumë seriozitet, duke qenë pjesë në qeverisje, natyrisht do ta bëjmë më me seriozitet duke qenë mazhorancë në qeverisje./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  (Ekskluzive) Mbledhja e kryesisë së PD-së/ Kritikët i kërkojnë llogari Bashës

LEXO EDHE:  “Tritolin ma vuri opozita”/ PD reagon pas deklaratës së Xhisielës

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Vendimet e Bashës, 140 milion lekë dëm për PD/ A do ti paguajë Luli nga xhepi?

LEXO EDHE:  (Ekskluzive) Mbledhja e kryesisë së PD-së/ Kritikët i kërkojnë llogari Bashës

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: