LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bojaxhi: Reforma në drejtësi e pamjaftueshme, duhet të ndryshojmë politikanët

11 Maj 2017, 11:19, Aktualitet CNA

Gjergj Bojaxhi thotë se reforma në drejtësi nuk mjafton për pastrimin e sistemit por zgjidhja mbetet vetëm largimi i klasës politike që e ka katandisur vendin në këtë gjendje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kandidati për Tiranën i SFIDA për Shqipërinë, ka cilësuar rastin e shkarkimit të drejtorit të FBI-së Comey nga Presidenti Trump si një shembull edhe për realitetin politik shqiptar.

?Shkarkimin i drejtorit të FBI-së Comey nga Presidenti Trump është shqetësues jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për faktin se mund të përdoret si shembull nga politikanët tanë për veprime të tjera autokrate ndaj institucioneve?.

Në vijim të postimit, Bojaxhi shprehet se Shqipëria nuk mund të vazhdojë të durojë një politikë imponuese dhe se zgjidhja e vetme është ndryshimi i politikanëve.

?Unë besoj se Shqipëria nuk mund të durojë ende një politikë imponuese. Nuk do të mjaftojë reforma në drejtësi, duhet të ndryshojmë politikanët!?, përfundon postimi i Gjergj Bojaxhi kandidat për Tiranën i SFIDA për Shqipërinë.

Postimi i plotë: 

Shkarkimin i drejtorit të FBI-së Comey nga Presidenti Trump është shqetësues jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për faktin se mund të përdoret si shembull nga politikanët tanë për veprime të tjera autokrate ndaj institucioneve. Unë besoj se Shqipëria nuk mund të durojë ende një politikë imponuese. Nuk do të mjaftojë reforma në drejtësi, duhet të ndryshojmë politikanët!/CityNews

Lajmet e fundit nga