LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati i Populit letër Drejtorisë së Burgjeve/Ja çfarë i kërkon

11 Maj 2017, 13:44, Aktualitet CNA

Avokati i Popullit , z. Igli Totozani, kërkon marrjen e masave të nevojshme lidhur me garantimin e të drejtës së votës për personat e paraburgosur dhe të dënuar gjatë procesit të zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë. Ai i është drejtuar me një rekomandim të posaçëm Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Ky dokument është pjesë e një pakete të plotë rekomandimesh të përgatitur nga Avokati i Popullit për procesin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Në këtë rekomandim Avokati i Popullit shprehet se:

Sipas nenit 45/4 të Kushtetutës, vota është vetjake, e barabartë, e lirë dhe e fshehtë. Kjo e drejtë politike e qytetarëve e sanksionuar në Kushtetutë duhet të garantohet edhe praktikisht. Vendi ynë si shtet demokratik në kuadrin e realizimit të synimeve të tij për t?u integruar në BE, ka detyrimin të garantojë dhe respektojë parimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku qytetari të ketë të drejtë dhe mundësi të votojë në përputhje me vullnetin e tij dhe të ketë sigurinë e votës së lirë, të fshehtë dhe numërimit të saj.

Avokati i Popullit mbështet fuqimisht faktin se kjo e drejtë duhet të ushtrohet edhe nga të gjithë personat që u është kufizuar liria fizike. Për më tepër, strukturat shtetërore duhet të përmbushin të gjitha detyrimet ligjore me qëllim që këto shtetas, të privuar nga liria sipas një proçesi ligjorë, të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur.

Në rolin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Avokati i Popullit, ka ndjekur procesin përgatitor dhe ka monitoruar procesin e votimit gjatë zgjedhjeve të kaluara, duke evidentuar dhe raportuar mbi problematika të ndryshme, të cilat në vetvete cënojnë të drejtën e personave të privuar nga liria që të ushtronin lirisht të drejtën e tyre të votës.

Në këtë kuadër, theksojmë faktin se stafet e IEVP-ve duhet të trajnohen dhe njihen me zbatimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, me qëllim që të ketë një kuptim sa më të qartë të tyre dhe të mos vihen re mangësi gjatë ushtrimit të detyrave të tyre funksionale.

Nga ana tjetër, duhet të verifikohen dhe zbatohen me korrektësi procedurat e regjistrimit dhe ç?regjistrimit të vendbanimit në institucionet e vuajtjes së dënimit, në zbatim të  nenit 18, pika 1/b, pika 2 dhe pika 3 të Ligjit ?Për gjendjen civile?. Kjo është shumë e rëndësishme me qëllim shmangien e problemeve dhe parregullsive në përgatitjen dhe shpalljen e listave të zgjedhësve, në përputhje me nenin 56, të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, duhet verifikuar dhe garantuar pajisja e të gjithë personave të paraburgosur apo të dënuar me dokumentacion respektiv të identifikimit, siç është karta ID apo pasaporta. Avokati i Popullit ka konstatuar se është cënuar e drejta e votës për personat e paraburgosur dhe të dënuar, për shkak të mospasjes së ID-së, apo pashaportës, në momentin e votimit. Këto dokumente ndodheshin në dosjet e tyre personale në Komisariatet e Policisë, në Prokurori, apo edhe Gjykatë.

Një cënim apo shkelje e tillë nuk duhet të jetë evidentë gjatë procesit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, pasi përbën cënim të të drejtës themelore të shtetasve për të zgjedhur.

Së fundmi, Avokati i Popullit vë thekson në shmangien e mangësive infrastrukturore për lehtësimin e aksesit në to, të personave të paraburgosur dhe të dënuar, me aftësi të kufizuara. Këto persona, pavarësisht paaftësive të tyre fizike, janë të barabartë me të gjithë personat e tjerë të paraburgosur apo të dënuar, dhe gëzojnë gjithashtu në mënyrë të barabartë të drejtën e votës, të cilën duhet ta ushtrojnë pa pengesa infrastrukturore.

Në këtë kuadër, duhet mbajtur parasysh edhe zbatimi me rigorizitet i nenit 108 të Kodit Zgjedhor në të cilin parashikohet procedura e votimit për zgjedhësit që nuk mund të votojnë vetë. Sa i përket personave të paraburgosur e dënuar, të cilët janë deklaruar analfabetë, duhen marrë masat e domosdohme për shmangien e parregullsive në procesin e mbajtjes së proces-verbaleve dhe të lejimit të personave për të zgjedhur në mënyrë të lirë personin që do t?i ndihmojë në proces.

Avokati i Popullit ju referon lidhur me përmbushjen e detyrimeve të sipërcituara ligjore, në bazë të të cilave, strukturat shtetërore të ndërmarrin të gjitha procedurat, hapat dhe veprimet e nevojshme me qëllim që personave të paraburgosur apo të dënuar t?u garantohet ushtrimi i të drejtës së votës në mënyrë të barabartë, të drejtë dhe të pakushtëzuar.

Roli i strukturave shtetërore në këtë proces është i një rëndësie të madhe për krijimin e një mjedisi të sigurtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prandaj është detyra e juaj dhe pritshmëria e publikut që strukturat respektive të pushtetit të angazhohen për të siguruar zbatimin me rigorozitet të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe Udhëzimeve të KQZ-së. Parimi i shtetit të drejtës se ?Askush nuk mund të dalë mbi ligjin? duhet të udhëheqë çdo punonjës të strukturave shtetërore gjatë kryerjes së detyrave në këtë proces dhe në çdo rast të manifestojë standarde të larta profesionale, etikë dhe integritet, duke mos u bërë pengesë në ushtrimin e të drejtës së votës, por përkundrazi, të kontribuojnë në ushtrimin e lirë dhe pa ekuivoke të saj./CityNews

Lajmet e fundit nga