LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aleati i Bashës shpërthen ashpër ndaj Hahn/Nuk ha pykë fare

11 Maj 2017, 19:36, Aktualitet CNA

Kryetari i AKK, Kreshnik Spahiu, njëkohësisht edhe aleati i Lulzim Bashës në emisionin ?Të Paekspozuarit? , të Ylli Rakipit ka thënë se Hahn nuk ha pykë fare në kërkesat popullore të qytetareve dhe se atij i intereson vetëm stabiliteti në rajon.

?Duket që Hahn, nuk han pykë fare në kërkesat popullore dhe jo të PD-së, se nuk është kërkesë e PD-së. Në Shqipëri janë 127 parti politike. Në zgjedhjet e 2013 morën pjesë 66 parti, kurse tani janë 15. Nuk kemi më koalicione siç parashikon Kushtetuta. Për të krijuar opinionin e një Shqipërie pluraliste, Rama prishi dhe koalicionin e vitit 2013. Sot përveç se 1.7 mln votuesve në emigracion që nuk iu garantohet vota janë përjashtuar rreth 900 mijë votues të tjerë që përfaqësohen nga 100 e ca parti politike të tjera ku futen PD, PR, LZHK etj. Hahn nuk e ka idenë fare se çfarë po ndodh me zgjedhjet, se ndërkombëtarët nuk i kërcet fare për të drejtat e njeriut, por kanë vetëm një problem: stabilitetin. Për stabilitetin i vënë flakën të gjitha parimeve njerëzore. Hahn është 100% gabim. Nuk jam pajtuar me dy gjëra me PD që në fillim. Se dhe PD i mban ison ndërkombëtarëve, duke i hiperbolizuar ata, që duket sikur i vënë vulën procesit të zgjedhjeve në Shqipëri. OSBE/ODIHR duhej të përcillej me kohë nga Shqipëria?, tha Kreshnik Spahiu./CityNews

Lajmet e fundit nga