LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet PAPAGALLI I BASHES

10 Maj 2017, 20:46, Aktualitet CNA

Edmond Spaho nuk zhgënjen, u quajt kërmill, por edhe papagall është titulli më i ri që i takon nën/kryetarit të Partisë Demokratike.

Ai ka kopjuar shprehjen dhe qëndrimin e Bashës në çadër, e çfarë nuk bën burri për një mandat.

Vetëm pak ditë më parë, Basha iu drejtua qytetarëve në çadrën e protestës, duke iu thënë: Ju keni luftuar tash 11 javë ditë për ditë, 24 orë në ditë, por ju keni arritur atë që askush nuk e arriti dot për 3 vite e gjysmë, madje as opozita juaj parlamentare nuk ia doli dot të siguronte këtë që iu shqiptarët keni arritur për Shqipërinë, për të vetmen tuaj dhe për të ardhmen tonë. Mos e harroni këtë, unë për vete nuk e harroj!

Mbrëmjen e sotme në një studio televizive, Spaho tha: Ajo që ka arritur çadra janë shumë më tepër se sa ajo që kemi arritur në Parlament 3 vite e gjysmë.

-E them se brenda një periudhe tremujore u arrit që çështja e kanabisit të ndërkombëtarizohej.
-Prej fillimit të aktivitetit tonë si opozitë e kemi ngritur shqetësimin e kultivimit të drogës. Hahn na garantoi që janë krejt të informuar mbi shtrirjen e këtij fenomeni dhe BE do të angazhohet seriozisht për ta luftuar dhe zhdukur me rrënjë këtë.
? Sot është pranuar që prapa këtij fenomeni është angazhuar edhe policia jo vetëm si një trupë që e vinte re fenomenin, por vihej në shërbim të grupeve kriminale.
-Rrjedhojë e rezistencës në çadër është largimi i ministrit Tahiri.
-Ministri Tahiri është konsideruar ministri më i suksesshëm nga zt.Rama. Sot ministri Xhafaj e ka ngarkuar me faj, e ka bërë përgjegjës për këtë shtirje të gjerë të drogës në Shqipëri.
? Sikurse u largua një tjetër ministër i akuzuar për afera korruptive. Ministri i cili po na realizonte të ashtuquajturën shëndetësi falas. Po kështu është pranuar edhe influencimin e parave nga droga në zgjedhje.
-Çadra arriti edhe objektivin e deklaruar se nuk ka zgjedhje farsë. Me zgjedhjet në Kavajë, kryeministri u tërhoq nëse ma lejoni të them me ?bisht ndër shalë?. Një ditë para tërheqjes kishte deklaruar se zgjedhjet në Kavajë do të bëhen.

Kërmilli Papagall rezulton shumë i çuditshëm!/CityNews

Lajmet e fundit nga