Connect with us

Aktualitet

“Shabani” gjerman nuk e di sa serbë ka vrarë

Publikuar

-

Roland Bartetzko, ish-nënoficer i Bundswehrit gjerman, dy herë ka luftuar kundër serbëve – në Kroaci dhe në Kosovë. Për shkak të vrasjes së një koloneli serb, është dënuar me 16 vjet burg. Tani ai jeton në Prishtinë.

Në fillim ai nuk ka tepër besim. Në një restorant të Prishtinës pi ujë mineral dhe shpesh më duhet ta kujtoj për ate që shkruan gazeta “Der Spiegel”. Në këtë artikull të shkruar para gati 15 vitesh thuhet se ai është larguar nga Bundswehri (Ushtria gjermane).

„Në vitin 1988 ende ekzistonte detyrimi i shërbimit ushtarak, por unë kam shkuar atje para kohe. Pse? Diçka duhej bërë. Në Bundeswehr kam mbetur katër vite dhe si ushtar profesionist jam bërë nënoficer. Nuk ishte keq që si 17-vjeçar të kesh rrogë, të jetosh në kazermë dhe të kesh para. Tendosjet e Luftës së Ftohtë filluan të zhdukeshin ngadalë. Rënien e Murit dhe bashkimin e Gjermanisë i kam përjetuar në ushtri. Bundeswehri asokohe ende nuk shkonte në misione jashtë vendit. Njësia ime e parashutistëve ka shkuar për herë të parë në Somali në vitin 1993, por unë nuk isha më ushtar. Më pas erdhi Bosnja – edhe atje i kam takuar. Në fakt, i kam vizituar në Trogir të Kroacisë, kur kam pasur ndonjë fundjavë të lirë…

Nga Bundeswehri jam larguar në vitin 1991. Kam qenë ushtar profesionist, në fillim me kontratë të kufizuar tremujore, e më pas edhe një vit, dy vite… Gjithmonë ke pasur mundësinë të thuash: nuk dua të jem më ushtar. Nuk e kam idenë pse në Spiegel shkruan se jam larguar pa nderime. Diçka e tillë në Bundeswehr nuk ka ekzistuar juridikisht, sikur p.sh. në SHBA. Unë kam kërkuar të largohem nga Bundeswehri dhe kjo është pranuar.”

Në pyetjen e të Majtës, qeveria gjermane (data: 21 qershor 2001) përgjigjet se R.B. është larguar nga ushtria në bazë të nenit 55 të Ligjit për pozitën juridike të ushtarëve ku thuhet: “Ushtari me kontratë të afatizuar mund të largohet nga ushtria në katër vitet e para pa ndonjë afat, nëse i shkel obligimet e veta zyrtare dhe nëse mbetja e tij cënon seriozisht rendin e autoritetin e Bundeswehrit.”

***

„Kemi ndjekur luftën në Jugosllavi. Kam dashur të shkoj edhe më heret, por është dashur të përfundojë maturën. Sllovenia ka përfunduar shpejt. Për Vukovarin kam dëgjuar nga radio-amatorët kroatë të cilët pyesnin: Pse nuk po na ndihmon askush? Do të shkoja edhe pa këtë thirrje, por kjo ishte vendimtare. Nuk e di nëse kam ndonjë shpjegim racional. Me siguri që atje nuk kam shkuar për shkak të qëndrimeve ndërkombëtare. Nuk ishte kjo vetvetiu kundër serbëve, por në mbështetje të pavarësisë së Kroacisë e më pas edhe të Bosnjes. Nëse lufton, ndonjëherë edhe gabon. Shikoni unë jam ushtar dhe ky ishte motivi im. Nuk mund t’i thuash vetes ushtar dhe të sorollatesh tërë ditën në kazermë, ndërkohë që vetëm disa orë më larg me makinë zhvillohet luftë. Gjërat kanë mundur të shkojnë edhe mbrapsht, por kjo ka mbetur një përvojë e madhe.”

Tregimi thellohet ndërsa Bartetzko kujton të gjitha toponimet. Prindërve nuk u kishte treguar se po shkonte në Zagreb. I kishte thirrur edhe miqtë e tij, por asnjë prej tyre nuk kishte ardhur me të. Nga Ministria kroate e Mbrojtjes është dërguar në një zyrë dhe prej atje në Megjugorje deri tek Mostari, ku i është bashkuar forcave kroate (HVO). Atje kanë përfunduar shumica e vullnetarëve gjermanë, sipas të dhënave gjermane, rreth 100 prej tyre. Në dokument shkruhet se ata ishin „persona të paguar me sfond nga e djathta ekstreme”. Neonazistë. Bartetzko pohon se ka pasur edhe të tillë, por pak dhe se ata kanë shkuar tek Forcat Mbrojtëse Kroate (HOS). Ai kishte përfunduar tek brigada e ideologut radikal kroat Ante Bruno Bushiq. Në vend të serbëve, në shënjestër kishte boshnjakët.

„Sinqerisht nuk kam ditur shumë për zhvillimet politike atje. Si kam mundur ta di se a jam në anën e drejtë? Nuk mund të jesh i sigurt. Në fakt ana e mirë dhe e keqe nuk dallojnë nga ajo se kush ka të drejtë politikisht apo juridikisht, por nga metodat që përdoren. Nëse njëra anë vret civilë dhe fëmijë, ajo është ana e keqe, pavarësisht nëse ka të drejtë sipas Kushtetutës jugosllave. Ka filluar në Vukovar, ku serbët sulmonin edhe spitale. Nëse përdor metoda të tilla, atëherë nuk je në anën e duhur. Nëse ti tani ma vjedh telefonin, nuk mund të të vras, sepse ky nuk do të ishte një reagim proporcional…”

Profesionalizmi dhe disiplina janë dy fjalët e tij magjike. Po Srebrenica? „Mungesë e profesionalizmit të Shtatmadhorisë.” Aushvici? „Oficerët e SS nuk kanë qenë ushtarë, por kriminelë ordinerë.” Ka pasur, siç thotë , edhe në HVO njësi gjysmë të dehura që kanë plaçkitur, djegur dhe vrarë. Por këto kanë qenë të rralla. Në portalin quora.com më shumë se 15.000 persona përcjellin se çfarë shkruan Bartetzko për luftën, taktikën guerile, shijimin e cigares pas luftimeve… Për vdekjen, në veçanti procesin e vdekjes. Ai shkruan se pas luftës së parë në Mostar, nga 18 persona sa kanë qenë, kanë shpëtuar të gjallë vetëm shtatë prej tyre.

„Kjo ka qenë hera e parë që dikush ka qëlluar kundër meje, dhe kjo ka qenë situata më e rëndë në karrierën time. Mostari ka qenë asokohe sikur fronti lindor për gjermanët në Luftën e Dytë Botërore – më e keqja që ka mundur të ndodhë. Të gjitha janë zhvilluar shpejt, nuk ke kohë të mendosh për asgjë. Shkuarja më pas në Makarska dhe pushimi atje kanë qenë shumë të këqija, sepse ke pasur kohë të mendosh. Atje kemi qenë relativisht shpesh të dehur por nuk kam qenë i traumatizuar.”

Kalojmë tek faza e fundit të luftës në Kroaci, kur ka përfunduar Oluja, në kohën e operacionit Maestral 2, kur trupat serbe u larguan nga Bosanska Krupa e deri tek Donje Vakuf. Pas tyre nuk ka mbetur asgjë, vetëm të vdekurit dhe të dëbuarit. Ka pasur edhe dënime ndaj pjesëtarëve të ushtrisë kroate për ekzekutimin e të zënëve rob në Halapiq dhe Mlinishtë. Bartetzko ka qenë në këtë rajon, por nuk ka dëgjuar për krime. Më e keqja që kanë bërë ai dhe shokët e tij, siç thotë, ishte marrja nga shtëpitë e boshatisura të pijeve dhe ushqimeve.

„Tërë ditën pret të vrasësh dikë, e më pas duhet të mendosh nga aspekti moral nëse është në rregull të marrësh një shishe verë nga ndonjë banesë e lënë bosh? Natyrisht që ka pasur edhe përfitues të luftës. Por kur je në front, nuk ke fare të bësh me gjëra të tilla. Më kujtohet Shipova… kur jemi futur ka qenë një qytezë normale. Nuk ka pasur shkatërrime të mëdha, sepse serbët janë tërhequr shpejt. Atje kemi bujtur një natë dhe kemi vazhduar ditën e nesërme. Pas dy-tre javësh kemi kaluar prap andej. Shipova ishte e shkatërruar, por jo nga lufta. Atje ishte marrë gjithçka ka qenë e mundur. Keq është kur për këtë akuzohen ushtarët.

Në fund kam qenë në veri të Mrkonjiq Grad, në drejtim të Banjallukës. Fronti u stabilizua dhe e kemi ditur se nuk do të shkojmë më larg, ndonëse kroatët kanë mundur ta marrin Banjallukën. Komandanti tha se është arritur armëpushimi. Të gjithë qeshnin, sepse ky ishte mbase armëpushimi i 100-të.”

***

Fundi i luftës ishte edhe fillimi i monotonisë për Roland Bartetzko. Zyra Kundër Kriminalitetit ishte pas tij, por nuk kishte asgjë konkrete në duar – përveç pjesëmarrjes në luftë. Në këtë shërbim nuk japin të dhëna për rastin. Nëse mund t’i besohet shkrimeve të Spiegel, “desperadoja ballkanike kishte mbetur pa para, dhe kishte përfunduar në burgun Stadelheim afër Mynijhut”, sepse i kishte vjedhur çantën një femre. Në burg nuk japin të dhënat për të burgosurit. Thonë se të dhënat duhet të kërkohen në kadastër, ndërsa atje për DW thonë se ata nuk kanë marrë të dhëna nga burgu në vitet 90-të. Bartetzko nuk është lajmëruar kurrë në ndonjë adresë burgu, ndërsa vendparaqitja e tij ishte në Virselen, në veri të vendit.

Më vonë së bashku me një shok ka shkuar në një kasolle në Pirinijet franceze. Me paratë e kursyera – nuk tregon se si ka ardhur tek paratë – ka menduar të shkojë në Tajlandë. Por asokohe filloi të ziejë në Kosovë dhe kjo sfidë ishte më e madhe se shkuarja në ndonjë plazh apo striptiz në Bankok. Në Tiranë ka mbërritur në vitin 1998, përmes Italisë. Dhe vendosi t’i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

„Kjo ishte një luftë tjetër, guerile. Në Bosnje për shembull, ishte normale të kesh një linjë fronti prej dy kilometrash – rrymë, ushqim, vendstrehim, kemi mundur të shkojmë edhe në det. Në Kosovë nuk ka pasur asgjë. Kjo ishte sfidë. Gjithmonë kemi qenë në ndonjë grup të vogël, nuk kemi pasur komandantë. Vetë kemi vendosur se çfarë aksionesh luftarake do të ndërmarrim. Njësitë e vogla kanë mundur të vendosin për shembull që tërë ditën të rrinë në ndonjë kafene dhe të mos bëjnë asgjë. E centralizuar ka qenë logjistika, kryesisht nga Shqipëria, për furnizim me armë dhe municion.

Më kujtohet një fshat afër Mitrovicës. Kemi pyetur si është e mundur që këndej të kalojnë serbët dhe që fshati të mos digjet siç ishte zakon? Më pas kemi gjetur një letër të një ushtari… Ai ishte nga Beogradi dhe shkruante se ishte i detyurar të luftojë. Pra nuk ishin të gjithë të njëjtë. Ata janë sjellë normalisht. Ishte i frustruar dhe u shkruante shokëve në Beograd që të pinin ndonjë gotë në emër të tij.

Në Bosnje kam mësuar të përdor mjetet shpërthyese dhe ato i përdor më lehtë se telefonin. Nga teknika kemi pasur vetëm një shkrepës mbushës dhe një mjet kontrolli me të cilin shkaktohet shpërthimi. I gjithë arti ishte që të jesh efikas. E unë kam qenë efikas.”

Atij i kishin vënë emrin Shaban, që është muaji i tetë i kalendarit islam, muaji para Ramazanit. “Si Shaban Shauliqi. Më pas kam marrë vesh se ky ishte një emër fshatarësh, i vjetër. Edhe sot disa më thërrasin Shabi.” Ai pohon se ka lëvizuar në zonat ku ka qenë rreziku më i madh – Mtrovicë, Drenicë, Leposaviq, Zveçan, Skenderaj, Vuçitërn. Në portalin quora shkruan për llogaritë e thjeshta të luftës – sa më shumë armiq vret, aq më mirë.

„Besoj se kam vrarë ushtarë të armikut. Nuk ua kam matur pulsin, por natyrisht… ndonjëherë kemi qenë shumë afër mes vete, p.sh. sa tek ajo karriga atje (katër – pesë metra më larg). Më e mira është që të mos vrasësh askënd, që armiku të ikë vet. Në kokë kam një numër të njerëzve të vrarë, por nuk e them. Është primitive të flasësh ashtu, nuk është për ushtarë.

Krimet e UÇK? Jo, në zonën time nuk ka pasur krime… nuk do t’i toleroja unë. Nuk e di për zonat tjera. E di që do të më pyesësh, si gazetar serb, për këtë, por gjërat duhet të dallohen. Mendoj se UÇK-ja në parim ka qenë e pastër, por gjithmonë ka raste të mungesës së profesionalizmit dhe disiplinës (prapë fjalët e tij magjike). Pas luftës vetëm në rajonin tonë janë zhdukur mbi 1000 serbë. Jam bukur i sigurt se të gjithë janë vrarë, por kush i ka vrarë? Unë tani jam jurist dhe më duhet të them se gjërat duhet të dëshmohen një nga një. Të shohim se çfarë do të dalë nga kjo gjykata e re për UÇK.”

***
Edhe fundi i kësaj lufte kërcënonte që Bartetzkos t’i sjellë monotoni. Por ai nuk donte të kthehej në Gjermani. Fillimisht pastronte terrenin nga minat e më pas deshi të themelonte një agjenci për siguri. Në Spiegel shkruan se kjo ishte vetëm maskë për “punët e pista” në shërbim të zotërinjve të luftës, klasës së re të kriminelëve. Bartetzko thotë se agjenci të tilla janë marrë me reketim, por jo edhe ajo e tij. Në fakt, agjencia e tij ka ekzistuar vetëm në letër, sepse ende pa e regjistruar ka përfunduar në burg.

Ka qenë e mërkurë, 18 prill 2001. Rreth orës 14:55 në rrugën e dikurshme Mostarska, në qendër të Prishtinës, kthehet një Pasat me ngjyrë të errët me nëpunësit e Njësisë për Pasaporta nga Komiteti Jugosllav për bashkëpunim me Unmikun. Afër makinës, tek një shtëpi e boshatisur, shpërtheu një bombë dhe u vra koloneli serb i MUP-it Aleksandar Petroviq, ndërsa katër persona u plagosën. Shtetasi gjerman Roland Bartetzko për këtë vrasje, tentativë vrasje dhe terorrizëm denohet një vit më vonë me 23 vjet heqje lirie nga Gjykata Ndërkombëtare e qarkut në Prishtinë, me pjesëmarrjen e gjykatësve gjermanë dhe sipas ligjeve jugosllave. Gjykata supreme në Kosovë nuk i është përgjigjur kërkesës së DW që t’ia japë kopjen e këtij dënimi, i cili më vonë është zbutur në 20 vjet heqje lirie. Roland Bartetzko nuk e ka pranuar në këtë gjykim, por as tani në këtë intervistë me DW, se ai e ka vendosur bombën.

„Shiko, gjurmët i kanë gjetur në një shirit të bombës tjetër, e cila nuk ka shpërthyer. Aty ka pasur me qindra gjurmë dhe asnjë prej tyre nuk ka qenë e imja. Ata kanë gjetur vetëm një gjurmë, e cila sipas tyre ka qenë e qartë, në një vulë. Dhe kjo ishte sipas tyre gjyrmë e gishtërinjve të mi. Befasuese. Më kanë ndaluar para hotelit Grand dhe më kanë arrestuar. Mi kanë kontrolluar duart nga gjurmët e eksplozivit dhe nuk kanë gjetur asgjë. Menjëherë më kanë liruar, por më kanë arrestuar pas dy ditësh. Në banesë kanë gjetur një shirit, por shirita të tillë kanë pasur të gjithë. Mendoj se mi kanë manipuluar këto gjurmë.”

Kush i ka vendosur? „Unmiku”. Po pse? “Ai ishte kundër UÇK.” Unmiku, siç beson ai, i ka treguar edhe Spiegelit të gjitha ato që shkruan në këtë tekst. Bartetzko i denuar mbi bazën e të dhënave të besueshme për terrorizëm nuk ndalon të kërkojë dëshmi që do ta lirojnë nga kjo fajësi. Kështu thotë ai. Në mediat serbe ai është shpallur fajtor edhe për sulme të tjera me bomba. Denimin e ka vuajtur në bazën amerikane Bondstil, e më pas edhe në Mitrovicë dhe Dubravë të Pejës. Nga burgu është liruar me kusht para dy vitesh. Në burg e ka arritur edhe një diplomë të një fakulteti privat juridik. Tema e punimit të diplomës: Radikalizmi islamik në burgjet e Kosovës. Tani punon si jurist për disa firma në Prishtinë.

Gruaja e tij shqiptare e ka pritur tërë kohën. Shqip flet rrjedhshëm, kam përshtypjen se flet me theksin nga vendlindja e tij afër Rinit. Po serbisht? “Nga pak, e kam harruar”, thotë në gjuhën serbe. Ai është i kënaqur që në portalin Quora vlerësohet mendimi i tij për çështjet ushtarake. Ai shkruan shumë, ndonjëherë nga disa tekste në ditë. Kohët e fundit shkruan edhe për portalin e njohur Global Risk Insights, një portal i një shkolle ekonomike në Londër. “Atje shkruajnë edhe persona që kanë këshilluar presidentin amerikan për çështje të sigurisë. Tani kam kontakt me ta dhe kjo është diçka.”

***
Për herë të fundit opinioni kosovar është interesuar për Bartetzkon në fillim të vitit të kaluar, kur është nisur peticioni për largimin nga Kosova të ambasadorit amerikan Greg Delawi, sepse “mbështeste një regjim, i cili e ka humbur besimin e popullit”. Ky ishte një skandal i madh në Prishtinë dhe për këtë janë deklaruar edhe Thaçi, Mustafa dhe Jahjaga. Ky ishte një sulm i tmerrshëm ndaj partnerëve, vlerësuan ata. Bartetzko mbeti disi i vetmuar.

„Këtu të gjitha idetë vlerësohen vetëm nga një perspektivë: çfarë do të thonë amerikanët për këtë? Ndërsa politikanët merren me gjëra të parëndësishme. Nuk kemi ujë, rrymë, Prishtina është shndërruar në deponi bërllogu. Ka ditë kur Prishtina është qyteti më i ndotur në botë, më keq se në Kinë apo Indi, papunësia është tepër e madhe. E ata merren me rezoluta për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë dhe ushtrinë… Shtrohet pyetja – pse njerëzit mbështesin politikanë të tillë? Përgjigja është: sepse mendojnë se ata kanë mbështetjen e Perëndimit. Ndaj mendoj se kjo duhet të ndërpritet nga Perëndimi. Nuk e besoj që nënshtrimi ndaj amerikanëve ka qenë kuptimi i luftës…”./DW

Aktualitet

Falimentimi i “Gulf”/ Administratori tregon se çfarë do të ndodhë me tollonat e shitur

Publikuar

-

By

Pas bllokimit të pikave të tregtimit të karburantit të “Gulf” mësohet se kjo situatë ka ardhur si pasojë e detyrimeve të pashlyera te Tatimet.

Njëri prej aksionerëve të “Gulf”, Apostol Doçi, i cili foli për “News 24”, është shprehur se borxhi i papaguar është 40 milionë lekë.

“Borxhet te Tatimet, principali janë 37 milionë lekë, 3 milionë lekë janë që merr sistemi interesa, është diku te 40 milionë lekë. Gjithë borxhi nuk është shifër alarmante se kjo është pagesa e një muaji te Tatimet, ma ha mendja që deri në fund të muajit likuidimi i parë që do të bëjmë, është borxhi te Tatimet. Likuidimi i dytë është sistemimi i tollonave te populli, tek institucionet shtetërore dhe furnitorët”, u shpreh Doçi.

Mbyllja e këtyre pikave ka shqetësuar qytetarët, të cilët, me tollona në duar, janë interesuar në këto karburante se çfarë do të ndodhë me tollonat e tyre. Aksioneri i kompanisë, Doçi, premton se situata do të ndryshojë shumë shpejt për qytetarët.

“Gjithë pikat e karburanteve ‘Gulf’, që janë diku te 52 pika, janë të bllokuara për momentin, nuk funksionojnë edhe zyrat qendrore nuk funksionojnë, sepse janë bërë disa denoncime nga qytetarët për tollonat që kanë dhënë lekët dhe nuk po marrin karburant. Iu premtoj qytetarëve që mos mërziten, sepse të gjithë qytetarët që kanë kartat dhe tollonat, “Gulf” do të fillojë të funksionojë”, u shpreh ai.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Gulf”, mashtrim 5 milionë eurosh/ Në kërkim menaxheri kryesor shqiptar, ja emri

Publikuar

-

By

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për menaxherët shqiptarë të kompanisë “Gulf”, duke shpallur në kërkim policor menaxherin kryesor, Albano Alikon.

Burime nga Prokuroria e Tiranës janë shprehur për Top Channel se objekt i hetimit nuk është mbyllja e pikave të tregtimit të karburantit, por skema mashtruese e shitjes së tollonave pak ditë para mbylljes së aktivitetit, skemë e cila dyshohet se është krijuar nga Aliko.

Prokuroria dyshon se menaxherët e “Gulf”-it, me vetëdije kanë shitur nëpërmjet tollonave shumë më tepër litra karburant nga sa ka patur në gjendje kompania. Ndonëse karburanti është shitur me vlerë të reduktuar brenda pak ditëve, dyshohet se nga kjo skemë janë mbledhur mbi 1,5 milionë euro.

“Gulf” ju blinte prej disa kohësh furnizuesve të mëdhenj naftë me 1500 lekë litrin dhe shiste tollonë me 1200 deri në 1300 lekë litrin. Kjo vuri në lëvizje furnizuesit, të cilët nisën të kërkonin llogari, ndërkohë që detyrimi që “Gulf” kishte krijuar vetëm ndaj dy kompanive të njohura është 900 mijë dhe 700 mijë, gjithsej 1.6 milionë euro në total. Ndërsa dëmi që i krijoi klientëve, të cilëve u kanë mbetur në dorë tollonë pa vlerë, është 1.5 milionë euro.-raporton TCH.

Mbi 2 milionë euro është detyrimi që kompania kishte ndaj pikave të shitjes së karburanteve që kishte marrë me qira, të cilat thuhet se prej 4 muajsh nuk paguheshin. Në total, dëmi shkon mbi 5 milionë euro, por këtu nuk llogariten detyrimet tatimore të cilat administrata fiskale nuk i ka bërë të ditura. Për këtë arsye, përveç shpalljes në kërkim policor të menaxherit kryesor të “Gulf”-it në vendin tonë, Albano Aliko, prokuroria i ka kërkuar Tatim-taksave si dhe bankave, që të bllokojnë çdo aset apo llogari që ka lidhje me kompaninë “Gulf”, në mënyrë që të përdoren për të minimizuar sadopak vlerën e dëmit financiar që ka shkaktuar.

“Gulf” e nisi aktivitetin e vet në Shqipëri në shator të vitit 2013 me krijimin e shoqërisë “Sun Petroleum”. 6 muaj më vonë, në shkurt të vitit 2014, shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Group”, duke krijuar kështu një skemë zinxhir kompanish guaskë, përmes së cilës nuk mund të arrihet tek pronarët e vërtetë.

Ndërkohë, më 9 mars, administratori gjeorgjian i kompanisë Irakli Svanidze dha dorëheqjen për arsye që thuhen se janë personale.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Brukseli nuk ka vend për Pëllumb Xhufat…

Publikuar

-

By

Nga Sulejman GJANA

*Para disa ditësh, Komuna e Skarbekut në Bruksel lajmëroi mbajtjen më 23 prill (të hënën), të një konference kushtuar Skënderbeut, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Heroit tonë kombëtar.

Në lajmërimin dhe ftesat e shpërndara bëhej me dije se ky aktivitet organizohej me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Belgjikë dhe se konferencierët-panelistë të përzgjedhur nga ambasada do të ishin zotërinjtë Pëllumb Xhufi, Lek Pervizi e Safet Kryemadhi.

I kam lexuar me endje e i kam vlerësuar veprat dhe studimet e prof. Pëllumb Xhufit për historinë e vendit tonë në Mesjetë. Në mënyrë të veçantë kam vlerësuar qëndrimet dhe mbrojtjen që ai i bën si rrallëkush në Shqipëri çështjes Çame dhe interesit kombëtar në raport me fqinjët tanë jugorë. Ndaj jam trishtuar shpesh kur ai prej 2 dekadash është pozicionuar hapur si mbrojtës fanatik i historiografisë komuniste lidhur me LDB dhe po aq shpesh edhe si relativizues, justifikues e deri si mohues kokëfortë i krimeve të komunizimit që datojnë qysh nga themelimi i PKSH e deri në ditën e mbrame të diktaturës.

Veçanërisht debati që ai ka nisur, nxitur dhe vazhduar lidhur me kampin famëkeq të Tepelenës dhe krimet e konsumuara aty nga xhelatët komunistë, e ka pozicionuar Xhufin si apologjet të krimeve monstruoze dhe i gjakatarëve në fjalë, duke kompromentuar rëndë figurën e tij morale si historian dhe intelektual me profil të lartë, që guxon të injorojë, të shtrembërojë e të flakë deri edhe parimet e të vërtetat faktologjike.

Pikërisht në këtë kontekst dhe në kulmin e emocioneve që kanë shkaktuar qëndrimet dhe deklaratat e tij, ishte tejet sfiduese dhe arrogante përzgjedhja nga Tirana zyrtare e Xhufit si panelisti kryesor i konferencës së lartpërmendur, ku ky apologjet profesionist dhe pasionant do të referonte bash para ish viktimave të mbijetuar të krimeve e torturave të diktaturës dhe bijve të mërgatës antikomuniste të Brukselit.

Bijtë e kësaj mërgate, lindur dhe rritur në demokraci, madje në mes të kryeqytetit zyrtar të Europës ku duam ta integrojmë Shqipërinë, janë edukuar që të bashkëjetojnë me të ndryshmin dhe kundërshtarin e ideve. Ndaj ata që përkundën e përkundin djepat e bijve të tyre duke mëkuar e derdhur atdhedashuri por edhe urrejtje për sllavokomunizmin, në kushte normale do ta pranonin si panelist Xhufin edhepse ky, në shtëpinë e tij, prej dekadash përkundi dhe ende përkund djepat e stërnipave të Enver Hoxhës. Do të pranonin të bashkëbisedonin me medievalistin e shquar Xhufi për: çështjen tonë kombëtare të pazgjidhur; për autoktoninë antiko-mesjetare në trojet tona etnike; për të drejtat kombëtare e pronësore të mohuara në Greqi; për marrëveshjen e detit; për Zajednicën; për të drejtat kombëtare, njerëzore e pronësore të mohuara e të cunguara në pjesën veriore të Mitrovicës, në Maqedoni, Malin e Zi, Metohi, Sanxhak, në Luginë e në mbarë Serbinë.

Sikur “këpucari” të qëndronte tek “këpuca”, sikurse këshilloi Napoleoni, do të pranonim të bashkëbisedonim me të për Skënderbe-Heroin e përbashkët, të cilit me fondet e grumbulluara anembanë botës nga emigracioni i vjetër antikomunist dhe peshën politike të merituar ia ngritëm përmendoren në mes të Brukselit 50 vjet më parë, bash në komunën e Skarbekut, në jubileun e 500-vjetorit të vdekjes.

Sikur të mos na lëndonte aq shumë, do të pranonim ta dëgjonim e të mos ia përmendnim akademikut Xhufi synimin e heshtur të Enverit për të na zhbërë nga shqiptarësia nëpërmjet shkombëtarizimit gradual me ndihmën e kohës, harresës së programuar e asaj biologjike, multikulturalizmit mbytës metropolitan dhe globalizmit asgjësues të identiteteve kombëtare.

Natyrisht që apologjetit akademik, prej finikërie e jo prej tute, nuk do t’ia ndërmendnim faktin se nga pasuritë e konfiskuara në atdhe pas LDB nga lufta e klasave dhe nga fitimet kolosale prej punës së papaguar në kampe e burgje, deri në “kursimet” shtazarake të ushqimit dhe kushteve të “jetesës”, Enveri dhe regjimi i tij nuk kursyen asnjë shpenzim për asgjësimin sitematik të nacionalistëve antikomunistë që përbënin dhe përbejnë shtresën e shëndoshtë të ish-të përndjekurve dhe burgosurve politikë; shtresë në të cilën emigracioni i vjetër politik e ka identifikuar dhe e identifikon vetvetën si pjesë e pandarë e saj.

Çuditërisht dhe me shkujdesje të habitshme, me aktivitetin e programuar Tirana zyrtare sërish e sfidoi dhe e ofendoi mërgatën antikomuniste që jeton prej dekadash në Bruksel teksa bash pa u shuar debati ngjethës, i vendosi Pëllumb Xhufit në krah një ish-të përndjekur si Lek Pervizi (?). Dhe për këtë u sajua kjo tribunë në Bruksel, prej ku akademikut do t’i jepej mundësia për t’u kumtuar të gjithë kundërshtarëve të vet në Shqipëri se “mua më njeh Brukseli dhe nuk pyes për ju”, se “ju jeni fanatikë të pandreqshëm”, se “në krah më rri nëpër konferenca një ish-i internuar i kampit të Tepelenës dhe ai nuk ka asnjë problem me mua, pasi e di që nuk gënjej”, etj., etj..

Mirëpo, me sa duket, qeveria shqiptare (që ende i përdor ambasadat për llogari politike) i kishte bërë hesapet pa hanxhinë, teksa harroi se Europa demokratike është ndërtuar edhe mbi bazën e vlerave e parimeve më të larta morale e njerëzore. Dhe si një prej parimeve të tilla të shenjta spikat injorimi i negacionistëve të vuajtjeve të komuniteteve, racave e popullsive të pafajshme, krahas injorimit të të pa-penduarve, apologjetëve të diktaturave dhe glorifikuesve të krimeve e kriminelëve.

Fatkeqësisht, në Shqipëri këto kategori individësh vazhdojnë të vlerësohen. Dhe kjo ndodh jo vetëm sepse trashëgimia komuniste është akoma e fortë (dikush mund të thotë se gjithçka ka qenë e planifikuar me “Katovicën” për të mbërritur në këtë ditë), por sepse morali dhe etika janë nocione të pakuptimta për shumëkënd…, por edhe ngaqë vlerat dhe parimet europiane konsiderohen ende si të huaja nga politikanët dhe aparaçikët tanë të djeshëm e të sotëm.

Mbi të gjitha ky zvetënim i frikshëm moral ndodh sepse pas ’90-ës sistemi i ndërtuar mbi “rrënojat” e komunizimit ka prodhuar një politikë monstruoze me dy fytyra, që ka jetësuar realitetin absurd ku viktimat dëmshpërblehen dhe xhelatët jetojnë të lirë, mbajnë titujt, dekoratat dhe madje edhe hierarkohen në administratë, krahas lejimit të glorifikimit të veprës së tyre gjakatare dhe mohimit të krimeve nën diktaturë. Sintetizuar të gjitha këto në sloganin “bashkëvuajtës-bashkëfajtor”.

Mirëpo për fat të mirë, gjërat funksionojnë ndryshe jashtë “bahçes me lule”.

Në vendet e qytetëruara, parimet janë parime, krimet janë krime dhe mohuesit e krimeve e glorifikuesit e xhelatëve nuk kanë vend.

Në Europë, për shembull, edhe pse shkrimtari francez Seline (Louis-Ferdinand Céline) është pa dyshim një prej autorëve më novatorë të letërsisë franceze të shek. XX, ai nuk studiohet nëpër gjimnaze sepse, ndonëse ishte antikomunist i thekur, ishte edhe antisemit dhe apologjet i holokaustit ndaj jahudive.

E njëjta gjë vlen në SHBA për kineastin 85-vjeçar Roman Polanski, që u arratis në vitin 1977 prej vendit vet, ku nuk mund të shkelë më pa u dënuar për krimet prej pedofili, pavarësisht se është një prej kineastëve bashkëkohorë më të vlerësuar.

“Bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë!”? Kurrën e kurrës…

“Kur të gjithë janë fajtorë, askush nuk është më i tillë”, – thotë Hana Arendt. Sipas saj, “nuk ka fajësi kolektive apo pafajësi kolektive. Fajësia dhe pafajësia kanë kuptim vetëm nëqoftëse u personalizohen dhe u mveshen individëve…”.

“Pranimi spontan i përgjegjësisë kolektive – shkruan Arendt – dëshmon një konfuzion moral mjaft të rrezikshëm, që fatkeqësisht vërehet në shoqëritë post-totalitare”.

E si mund të ketë përgjegjësi kolektive nëse pranojmë a priori mekanizmin tmerrues të krimit gjenocidal që Arendt na zbulon, teksa thekson: “Nyja morale e krimeve monstruoze konsistonte në urdhëresën: Ti do të vrasësh jo armikun tënd, por njerëz të pafajshëm, që as potencialisht nuk ishin të rrezikshëm, dhe do t’i vrasësh jo nga domosdoshmëria…”.

Diktaturat kudo ku u jetësuan, përfshirë edhe Shqipërinë, duhet të konsiderohen si më i madhi rrezik, që kërcënon me rrënim total jo vetëm entitetin tonë politik, por edhe mbijetesën shpirtërore dhe substancën tonë morale. Këto sisteme çnjerëzore bazohen mbi shkërmoqjen e hallkave jetike që e lidhin njeriun me disa pika reference morale.

Hajdegeri na mëson se “Diktaturat kanë vetëm një armik: vetë Lirinë…, domethënë të Vërtetën, akademizmin, universitetet, vendet e kërkimit të lirë, artet dhe letërsinë, pasi ato na bëjnë të depërtojmë në trojet e panjohura të shpirtit, ku gjithçka që është eksperiencë, gjithçka që piqet përmes përsosjes intelektuale, tek çdo qenie njerëzore na udhëheq kah ndërgjegjia për të qenë vetvetja”.

Ndaj jo më kot Hitleri deklaronte se do t’i largonte njerëzit nga ajo humnerë që quhet ndërgjegje.

Hegeli kishte të drejtë kur shkruante se “një komunitet politik nuk mund të ndërtohet pa krijuar më parë një komunitet moral”.

Monteskjë kërkonte krijimin doemos të qytetarit në gjirin e njerëzve dhe kishte të drejtë kur shkruante se “Njeriu mund të vdesë një ditë, por qytetari duhet të mbetet dhe doemos do të mbetet”.

Tashmë, në pasdiktaturë, ne shqiptarët duhet të krijojmë institucionin e Drejtësisë bazuar mbi “Të Drejtën” dhe “Lirinë”, sepse drejtësia është e lidhur pazgjidhshmërisht me lirinë.

“Një popull që nuk arrin të bashkojë Lirinë me Drejtësinë është i humbur në gjithçka”, – shkruante Kamy.

Niçja na mëson se: “Njeriu ka nevojë ta shikojë historinë në mënyrën kritike, dhe ta vendosë atë (pra historinë) nën drejtësinë”.

Nëse pranojmë se historia është historia e njerëzimit dhe se nuk është tjetër veçse turravrapi i tij drejt lirisë (Hegeli)… nëse pranojmë edhe se veprimet e sjelljet janë forma e jashtme e moralit, – natyrshëm arrijmë në përfundimin se edhe demokracia ka nevojë dhe nuk mund të kuptohet pa moralin dhe moralizimin.

Kishin të drejtë filozofët grekë kur nënvizonin se Demokracia është ballafaqim të kundërtash dhe debat i përditshëm, teksa krahas Qytetit-(polis) ekziston edhe Konflikti-(Polemos), çka gjithashtu i jep të drejtë Kroçes kur shkruan se: Moraliteti nuk është tjetër veçse lufta kundër të Keqes…

Prandaj, për t’i qëndruar besnik vlerave dhe parimeve tona të larta morale e qytetare, ne djemtë e mërgatës antikomuniste të Belgjikës bëmë të mundur që Komuna e Skarbekut në Bruksel të anullojë konferencën e planifikuar me datë 23 prill, ku Pëllumb Xhufi nuk është i pranueshëm as prej nesh as prej zyrtarëve vendas që mishërojnë pikërisht vlera dhe parime, pavarësisht se unë personalisht vazhdoj ta vlerësoj atë për kontributet prej historiani mesjetar dhe si një mbrojtës i mirë i çështjes Çame.

Sepse në fundore kujtojmë se edhe shejtani ishte i zgjuar, i ditur dhe adhurues i madh por Zoti e mallkoi dhe e bëri lahnet për shkak të mohimit që ai i bëri të vërtetës si dhe për shkak të mendjemadhësisë dhe arrogancës vet.

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

AKTUALITET

Life Style17:20 - 21 April, 2018

Fantazitë e turpshme seksuale të grave, nëse bëni këto gjëra ato do tërbohen për ju

Një sondazh i bërë kohët e fundit ka zbuluar fantazitë seksuale të grave. Një studim nga Simpatic.us zbuloi se shumica...

Politikë17:14 - 21 April, 2018

Reagimi i ashpër i kryetarit të partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, për raportin e DASH-it

Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, deklaroi se ky është një...

Life Style17:10 - 21 April, 2018

As Mia Khalifa as Lisa Ann! Nuk do ta besoni kush është femra më e kërkuar në PORNHUB

Është gjithmonë në faqet e para të gazetave, por se dinim që është edhe në faqet porno. Nëse keni menduar...

Aktualitet17:09 - 21 April, 2018

Falimentimi i “Gulf”/ Administratori tregon se çfarë do të ndodhë me tollonat e shitur

Pas bllokimit të pikave të tregtimit të karburantit të “Gulf” mësohet se kjo situatë ka ardhur si pasojë e detyrimeve të...

Kuriozitete17:00 - 21 April, 2018

Rrezikoheni nga kanceri në fyt duke bërë seks oral? Shokon përgjigjia e mjekëve

Ekziston lidhja midis kancerit të fytit, përkatësisht regjionit oro-faringeal dhe seksit oral. E konsiderohet që infeksioni me virusin HPV nga...

Life Style16:55 - 21 April, 2018

Kush flet dy gjuhë mbrohet nga Alzheimer, profesoresha italiane flet për studimin

Studimi i gjuhëve të huaja është më të vërtetë një gjë shumë e mirë, që na lejon neve të hapim...

Life Style16:50 - 21 April, 2018

Femra, këto janë veprimet që nuk duhet të bëni kurrë në zonën intime

Çdo grua duhet të kujdeset për pjesën e saj intime, duke shmangur disa gabime thelbësore. Një zonë intime e shëndetshme...

Aktualitet16:49 - 21 April, 2018

“Gulf”, mashtrim 5 milionë eurosh/ Në kërkim menaxheri kryesor shqiptar, ja emri

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për menaxherët shqiptarë të kompanisë “Gulf”, duke shpallur në kërkim policor menaxherin kryesor,...

Kuriozitete16:45 - 21 April, 2018

Shëron veshkat, zemrën dhe përtërin organizmin: Përfshijeni thjerrëzën e kuqe në menynë tuaj!

Thjerrëza e kuqe është mirë të përdoret në menunë tuaj sepse jep energji jetësore trupit, mendjes dhe shpirtit, ka efekt...

Aktualitet16:37 - 21 April, 2018

Brukseli nuk ka vend për Pëllumb Xhufat…

Nga Sulejman GJANA *Para disa ditësh, Komuna e Skarbekut në Bruksel lajmëroi mbajtjen më 23 prill (të hënën), të një...

Life Style16:35 - 21 April, 2018

Si duhet ta hani hudhrën, nëse dëshironi veprim maksimal shërues

Të gjithë e dimë që është e shëndetshme të hani hudhër, ndërkaq tani e dimë edhe se si duhet ta...

Kryesore16:31 - 21 April, 2018

Majlinda Bregu flet pas Këshillit Kombëtar/ Basha lider i humbjeve

Ish-ministrja e Integrimit në kohën e PD, Majlinda Bregu e pyetur nga CNA.al (CityNewsAlbania) pas mbledhjes së djeshme të Këshillit...

Aktualitet16:25 - 21 April, 2018

Ishte në kërkim/ Arrestohet 27 vjeçari

Një person ka rënë në pranga, pasi ishte dënuar më herët për armëmbajtje pa leje. Policia ka njoftuar se Specialistët...

Life Style16:20 - 21 April, 2018

Platforma e dërgimit të e-maileve kopjon Snapchat, Risia e Gmail, mesazhet që vetëfshihen

Platforma e dërgimit të e-maileve kopjon Snapchat duke tentuar të fusë në lojë mesazhet. Sistemi më i përdorur i dërgimit...

Kronika16:18 - 21 April, 2018

Akademia e Sigurisë/ Trajnim rajonal për “Kriminalistikën e të Dhënave Live”

Si pjesë e një projekti të madh rajonal të OSCE-së për “Forcimin e Kapaciteteve të Profesionistëve të Drejtësisë Penale që...

Aktualitet16:14 - 21 April, 2018

Një pronar karburanti ndan drejtësi në Gjykatën e Lartë/ Pasuria “fundos” Shkëlzen Selimin?

Procesi i vettingut deri më tani ka “prerë” tre koka të njerëzve të drejtësisë. Fatos Lulo, nga Gjykata Kushtetuese, Besim...

Kryesore16:10 - 21 April, 2018

Saimir Tahiri, mesazh të tretë të koduar për Ramën?

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi dje në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani se është në dijeni...

Life Style16:05 - 21 April, 2018

Shpërthen vullkani “i fjetur” prej 250 vjetësh

Në Japoni një vullkan “i fjetur” prej 250 vjetësh, shpërtheu për të ditën dytë, duke nxjerrë shtëllunga tymi e gurë....

Kuriozitete15:53 - 21 April, 2018

‘Goja macho,’ ndërhyrja estetike që bëjnë burrat për t’u dukur më burrërorë

Kush tha që fryrjet e buzëve janë vetëm për gratë? Askush në fakt, dhe prandaj burra në gjithë botën po...

Kryesore15:52 - 21 April, 2018

Si gënjeu dje Basha në Këshillin Kombëtar/ Ja fakti

Partia Demokratike pasditen e djeshme, pas katër vitesh, mblodhi Këshillin Kombëtar, ku u miratua statuti i ri. Mbledhja është shoqëruar...

Life Style15:40 - 21 April, 2018

Dieta më e shëndetshme është aq e lehtë, dhe mban emrin e ylberit

Ne duam të jemi në formë të mirë trupore, por para së gjithash duam të jemi të shëndetshëm. Studimet kanë...

Kryesore15:32 - 21 April, 2018

Lushnjarët akuzojnë Ramën për taksat/ Kryeministri vijon batutat: Ça të është ngritur ty?

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me banorë e biznesmenë në Lushnje. Takimi është shoqëruar me debate dhe...

Kuriozitete15:25 - 21 April, 2018

Mësoni pse nuk duhet ta mbani kuletën në xhepin e pasmë

Shumë njerëz që e vendosin kuletën në xhepin e pasmë të tyre e bëjnë me arsyen që të të ruhen...

Aktualitet15:23 - 21 April, 2018

“Çmendet” Garda e Republikës, do të blejë fuoristradë 365 milionë lekë

Luksi dhe siguria e zyrtarëve kushton qindra milionë lekë. Pasi rregulluan zyrat, blenë makina të shtrenjta, punësuan njerëzit e afërt...

Life Style15:10 - 21 April, 2018

Sa shpesh duhet të lahemi? Ja çfarë thonë ekspertët

Dushi i bërë çdo ditë mund të rrisë rrezikun e infeksionit tek njerëzit, paralajmërojnë ekspertët. Doza e tepërt mund të...

Kryesore Show Biz14:53 - 21 April, 2018

Vdiq papritur në moshën 28-vjeçare, çfarë e lidhte me shqiptarët Avicii-n (Foto)

Bota e muzikës është në zi, pas ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të producentit dhe DJ me famë...

Politikë14:52 - 21 April, 2018

Rama sulmon deputetin gjerman?/ Kundërpërgjigjet kryeministri  

Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, i cili tha se “Fushata kundër Kryetarit të...

Kronika14:40 - 21 April, 2018

Iu gjetën 310 kg kanabis/ Në pranga tre vlonjatët

Policia ka bërë të mundur arrestimin e poseduesve të 310 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e cila u...

Trending

LAJM I REKOMANDUAR:
Atletico fantastik në “Calderon” / Griezmann shënon golin e dytë (video)

Atletico Madrid sonte mund të bëjë çmendurinë ndaj Real Madrid. Pas golit të parë të shënuar nga Saul, edhe Antoine...

Close