LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident me pasojë vdekjen në Divjakë

10 Maj 2017, 17:53, Aktualitet CNA

Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Divjakë – Çermë , në fshatin Shën E Premte është përplasur një mjet zetor me një motorr.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve,  ku drejtuesi i mjetit zetor, shtetasi A.A, 34 vjeç, banues në fshatin Çermë, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në orën 18:55 në reanimacionin e spitalit Lushnje.

Ndërsa drejtuesi i mjetit motorr, shtetasi I.T, 31 vjeç, banues në fshatin Shën E Premte, ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Lajmet e fundit nga