LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vokshi e sfidon: Hajde dëgjo hallet në çadër/Spiropali: Ka arsye për protestë!

9 Maj 2017, 19:44, Aktualitet CNA

Një debat i ashpër po zhvillohet mes deputetes Albana Vokshi dhe sekretares së PS, Elisa Spiropali, në studion e News 24.

Vokshi i ka bërë thirrje Spiropalit të shkojë një ditë në çadrën e PD dhe të dëgjojë hallet e qytetarëve.

Por, përgjigjja e Spiropalit ka qenë e shkurtër, e cila ka thënë se ka gjithmonë arsye për të protestuar.

Vokshi: Në fakt iu qan shumë zemra Ramës e socialistëve për ato 600 mijë votuesit. Ne e treguam çfarë mund të bëjmë që më 18 shkurt. Ajo çadra që iu e përçmoni në fakt ka bërë ndryshime të mëdha. Ndryshimet filluan pas çadrës. Unë iu ftoj të vini vetëm një ditë të takoni ato njerëz që iu i përçmoni, hajdeni dhe dëgjoni hallet e tyre.
Spiropali: Arsye për të protestuar ka gjithmonë.
Vokshi: Hajdeni dëgjoni vuajtjet e atyre./CityNews

Lajmet e fundit nga