LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekretari i Bashës flet prerë/Rama nuk do rrijë në pushtet, ta harrojë!

9 Maj 2017, 16:47, Aktualitet CNA

Sekretari i Burimeve Njerëzore në Partinë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka folur pasditen e sotme për krizën politike në vend.

Në studion e Report Tv, Kadilli tha se situata e krijuar në vend mund të zgjidhet, nëse kryeministri Edi Rama merr përsipër të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sipas tij, opozita nuk do të tërhiqet nga kjo kauzë.

?Nëse Rama merr përsipër të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, çdo gjë është e zgjidhshme. Por, Rama nuk mund të rrijë më në pushtet, këtë ta harrojë. Ne nuk tërhiqemi pa e çuar deri në fund rrugën për zgjedhje të lira e të ndershme?, tha Kadilli./CityNews

Lajmet e fundit nga