LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Klodian Tomorri/A janë të realizueshme premtimet e qeverisë?

9 Maj 2017, 18:13, Aktualitet CNA

Qeveria shpalosi përmes ministrit të financave objektivat e programit ekonomik për katër vitet e ardhshme, nëse rimandatohet. Tre ishin zotimet më të rëndësishme, që prekin drejtëpërdrejtë qytetarët:

1-Hapja e 220 mijë vendeve të reja pune
2-Rritje e pagës në shtet me 40%
3-Rritje e të ardhurave të disponueshme për qytetarët me 25%
T?i shohim me radhë:

1-Rritja e punësimit.
Statistikat e punësimit në Shqipëri deformohen nga ?të punësuarit në bujqësi?. I vetmi tregues që vlen për të parë ecurinë e punësimit është ai i ?Të punësuarve në sektorin privat jo-bujqësor?. Më poshtë jepet shtesa e vendeve të punës për këtë grup në 12 vitet e fundit?
Berisha (2006-2009) 22.3 mijë vetë
Berisha (2010-2013) 53.5 mijë vetë
Rama (2014-2016) 121.7 mijë vetë

Përfundimi: Qeveria po premton që nëse konfirmohet në një mandat të dytë do të hapë dy herë më shumë vende pune se në mandatin e parë. (Një pjesë e rritjes së punësimit në 3 vitet e fundit ka ardhur nga formalizimi. Shifra mund të jetë mbi 60 mijë, që do të thotë se shtesa neto e vendeve të punës në 3 vitet e fundit është rreth 60 mijë vetë)

2-Rritja e pagave
Rritja e pagave në shtet me 40% është premtimi më lehtësisht i realizueshëm. Kjo kërkon që në katër vitet e ardhshme, qeveria të rrisë pagat mesatarisht me 8.7 për qind çdo vit, (pjesa tjetër vjen nga efekti i rritjes së bazës). Më poshtë është rritja e pagave në 12 vitet e shkuara.
Berisha (2006-2009) 52.2%
Berisha (2010-2013) 27.6%
Rama (2014-2016) 4.5% (nuk përfshihet rritja në mars të këtij viti qe e con ne rreth 15%)

Përfundimi: Qeveria po premton të rrisë pagat me një ritëm dukshëm më të lartë nga mandati i parë, madje duke ju afruar mandatit të parë të Berishës.

3-Të ardhurat e disponueshme (Yd)
Të ardhurat e disponueshme janë paratë që i mbeten në xhep qytetarëve, pasi kanë paguar taksat dhe sigurimet.

Rritja me 25% kërkon që në katër vitet e ardhshme, të ardhurat reale të qytetarëve të rriten me rreth 5.7 për qind në vit. Që kjo të ndodhë duhet që rritja ekonomike të jetë minimalisht mbi 5.5 %, numri i popullsisë konstant dhe politika fiskale neutrale, pra jo rritje taksash. Më poshtë rritja ekonomike e 12 viteve e fundit:

Berisha (2006-2009) 5.7%
Berisha (2010-2013) 2.2%
Rama (2014-2016) 2.7% (me 2017 shkon në 3.1%)

Përfundimi: Qeveria po premton një rritje ekonomike mesatarisht dy herë më të lartë se sa në 8 vitet e fundit dhe të barabartë me mandatin e parë të Berishës, përpara krizës botërore.

Lajmet e fundit nga