LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush janë dy armiqtë kryesorë të Edi Ramës?

9 Maj 2017, 11:28, Aktualitet CNA

Në vijim të fjalës së tij te çadra, kreu demokrat, Lulzim Basha ka treguar se kush sipas tij janë dy armiqtë kryesorë të Edi Ramës.

Sipas fjalës së Bashës sot, dy armiqtë kryesorë të Ramës janë të rinjtë, si armiku numër një dhe shtresa e mesme.

“Armiku numer nje i kryeminstrit jane te rinjte sepse ata sjellin ndryshimin. Armiku numer dy jane shtresa e mesme, kolona e stabilitetit e cila mund te mbaje veten me para mandje edhe te ofroje vende pune, gje e cila e tremb kete qeveri qe i ngarkoi me taksa dhe gjoba. Kerkon ta asgjesoje financiarisht. Qofshin profesioniste te te gjitha fushave duhet ta dijne se dita e pare e Republikes se re do te sjelle clirimin nga taksat e Edi Rames. Tatimi i sheshte 9% duke ruajtur 300 mije leket e para pa tatim, do t?i jape fryme konkurences se ndershme dhe pavaresise ndaj shtetit. Kjo do te vije me eleminimin e taksave te padrejta si ajo e transferimit te prones qe ka arritur sot 15%. Taksa e prones do te jete jo mbi 0.5% te vleres se prones. Do te kete kufi edhe me te ulet si ky qe shteti te mos majmet me transaksionet e shqiptareve. Zerrimi i dividentit, qe ka frenuar ri-investimin e kompanive. Do t?i kthejme shtreses se mesme dinjitetin dhe mundesine te shkojne drejt rritjes ekonomike, krijimit te vendeve te punes dhe paga dinjitoze per shqiptaret. Fermeret shqiptare qe skane pare kokerr leku ne kater vite do te kene mbeshtetje totale te shtetit.  100 milione euro subvencione direkte te pervitshme. Duke vazhduar me bllokimin doganor te produkteve bujqesore qe konkurojne ne menyre te pandershme me djersen e fermereve shqiptar. Mbi 47% e popullsise qe jeton me fshat do te kete instrumentat te filloj te punoje per veten e tij dhe per te krijuar vende pune. Arsimi shqiptar do te jete kryefjala e republikes se re. Seicili prej tyre do te marre subvencion prej 30 mije lekesh te vjetra ne muaj. Do kete menza ne cdo shkolle, rritje te numrit te mesuesve, perfshirja ne kurrikula e berjes se detyrave te shtepise apo aktivitete kulturore per femijet perfshi dreken e paguar, ne sistemin 9 vjecar dhe ate te mesme, tha Basha./CityNews

Lajmet e fundit nga