Connect with Us

Kryqëzimi ku u ndanë Sokol Olldashi me Lulzim Bashën

Aktualitet

Kryqëzimi ku u ndanë Sokol Olldashi me Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga Altin Ketro

Një postim në FB nga ish- kryeministrit Fatos Nano ku i bënte një lloj homazhi mungesës fizike të Sokol Olldashit në këto momente që po kalon politika shqiptare, më risolli sërish në kujtesë këtë ish personazh të rëndësishëm të politikës. Po mbushen rreth 3.6 vjet që ai është ndarë nga jeta nga ai aksident tragjik e fatkeq që i ndodhi në dalje të atij tuneli që u investua personalisht për ta ndërtuar. Sokol Olldashi ka patur dritëhijet e veta në skenën e politikës shqiptare, por sa herë më është dashur të krijoj një mendim për atë si individ, më janë kujtuar fjalët e Agron Dukës që e përshkruante si një nga momentet më të vështira të tij, përballjen me Olldashin në Shijak në zgjedhjet e vitit 2005. Dihet që Olldashi e theu mitin e Dukës aty, por që Agroni e ka shpjeguar se u detyrua që për hir të shmangies së gjakderdhjes, megjithëse ishte ministër, e braktisi në fund procesin dhe praktikisht ia dhuroi mandatin Olldashit.

Gjithsesi, duhet pranuar se Sokol Olldashi ishte rritur shumë nga ana politike. Ishte orator i drejtpërdrejtë dhe shpuzë nga goja. Kishte aftësinë të ishte bindës edhe atëherë kur e kishte gabim. Ndonëse i ri, kishte marrë plotësisht hijen e një lideri dhe nuk mund t’i mohohet as personaliteti e as karizma e fortë. Kish filluar të krijonte edhe mbështetësit e tij brenda Partisë Demokratike, të cilët nuk ishin periferik, por me kontribute shumëvjeçare në atë parti. Por, ai, njësoj si Azem Hajdari, nuk kishte mbështetjen e drejtpërdrejt të Sali Berishës. Pas humbjes së zgjedhjeve, Partia Demokratike kish më shumë nevojë se kurrë për një lider që të mos identifikohej 100 për qind me emrin dhe figurën e Sali Berishës.

Por, kur Berisha dha dorëheqjen nga kryetar i PD-së, gjeti një pasardhës i cili mishëroi plotësisht gjithë trashëgiminë e ish kryetarit. Kjo ishte e vetmja mënyrë për të ruajtur kontrollin brenda partisë edhe pa qenë në krye të saj. Dhe, më shumë se kushdo tjetër, atë rol s’mund ta luante askush përveçse Lulzim Bashës. I thirrur në krye të ish KOP-it direkt nga zyrat në Kosovë, ai i ngjiti shkallët e karrierës me katapultë dhe gjithmonë nën dorën e ngrohtë të Berishës. Basha nuk pati kurrë një të shkuar kontributore në PD, ashtu siç e pati Olldashi, dhe natyrisht që e vuante si proces inferioriteti këtë gjë.

Atë që po bën sot Lulzim Bashën ku, pas çdo takimi, qoftë me Ramën, qoftë me ndërkombëtarët, nuk merr dot një vendim të rëndësishëm pa rendur më parë tek zyra e Berishës, Sokol Olldashi s’do ta bënte kurrë këtë veprim. Jo se nuk do e respektonte ish kryetarin, jo se do tregohej mosmirënjohës për vitet që kaluan bashkë, por se kur merr postin e kryetarit, merr edhe përgjegjësinë për t’i dalë vetë zot situatave politike. Këtu del në pah roli i liderit, sepse nesër do të besohen fatet e vendin dhe nuk duhet të jesh i dyzuar. Çfarë do të ndodhë me ty si kryeministër kur të jesh në një takim me kolegët ndërkombëtarë, miq ose jo dashamirës të Shqipërisë, dhe të kërkohet të japësh një vendim, do u thuash prisni pak sa të flas me Berishën?!

Në krizën politike ku ndodhet sot Shqipëria, përgjegjësia kryesore ka rënë mbi Lulzim Bashën, sepse kryeministri Rama e ka bërë të vetën me kompromiset që ka ofruar. Por, nëse sot përballë Ramës do të ishte Sokol Olldashi, besoj fort se nuk do diskutonim e do futej apo jo opozita në zgjedhje, por sa e ngushtë do të ishte diferenca midis PS dhe PD. Sepse Olldashi nuk ishte tipi i cicmic-eve, nuk i jepte rëndësi vogëlsirave, por ishte i aksioneve të mëdha politike, i garave elektorale, i përballjeve me kundërshtarin më të fortë edhe kur ky i fundit konsiderohej nga Berisha si “Duka i krimit të klanit të Zemunit”. Ai pranonte çdo lloj sfide, edhe atë të përballjes me Edi Ramën në vendoret e 2007-ës, ndonëse e dinte që e kish të humbur davanë pas sabotimit që i erdhi nga vetë PD-ja.

LEXO EDHE:  Shpëtim Idrizi bojkoton takimin e Bashës/ Shmang Vangjel Dulen

Kur Lulzim Basha erdhi (ashtu siç erdhi) në krye të PD, ai, nisur nga formimi dhe e shkuara, u pa si përfaqësues i frymës së moderuar politike, ndryshe nga Olldashi që shihej si pjesë e frymës tradicionale radikale. Sot Basha ka marrë një rol që nuk i shkon, ka veshur një kostum që i rri shumë ngushtë, sepse së paku duhet ta kishte shfaqur qysh në krye të herës këtë frymë që po përcjell së fundmi. Ai fillimisht tregoi mefshtësi dhe zgjodhi një rrugë më paqësore, ku diku denonconte një fenomen negativ të qeverisë, diku ofronte një alternativë (ndonëse nuk mund të quheshin mirëfilli alternativa pasi hidheshin në publik thjesht për konsum politik). Ndërsa sot ai ka marrë rolin e një radikali të pandreqshëm, saqë edhe ekstremistja franceze Marine Le Pen duket më bashkëpunuese dhe e emancipuar se ai. Duket një Lulzim Bashë i transformuan në 90 ditë, por që pakkush beson se është vetvetja. Duket nga gjuha dhe gjestikulacionet që përdor se po imiton deri në detaje Sali Berishën e kohës së vaktit. Është një kopjac aq i keq, sa të detyron të kesh respekt edhe për të paudhin Berisha.

E nisa këtë shkrim për Sokol Olldashin, por rrugët m’u kryqëzuan me Lulzim Bashën. Pikërisht aty ku duhet të ishte pikëtakimi i tyre, kryqëzimi, aty bëhet edhe ndarja e tyre.

Sokol Olldashi ishte i vërtetë sepse mbeti deri në fund vetvetja. Ai kurrë s’do t’i braktiste demokratët për t’i degdisur rrugëve të pa shpresë, për t’i nxjerr jashtë parlamentit, jashtë shtëpisë së politikës, për t’i armiqësuar me faktorin ndërkombëtar, vetëm për të justifikuar si Lulzim Basha, me mospjesëmarrje, humbjen në zgjedhje.

Lulzim Basha ishte e mbeti kloun, sepse pranoi me vetëdije të plotë që të jetë një klonim i Berishës. Kurrë nuk doli nga hija e tij dhe bashkë me të bënë më të paimagjinueshmen për Sokol Olldashin: e çuan për lesh Partinë Demokratike, atë parti ku Olldashi, e shumë të tjerë si ai, shkuan me pantallona të shkurtra.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Nuk respektuan orën policore/ Gjobiten 3 pronarë lokalesh në Durrës dhe 2 administartorë në Himarë

Publikuar

-

Nga

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente false/ Policia kap në flagrancë shtetasen

Tre pronarë lokalesh në Durrës dhe dy administratorë në Himarë janë gjobitur pasi kanë shkëlur orën policore duke lejuar të vijojë aktiviteti pas mbylljes.

Masa administrative e marrë ndaj tyre është 1 milion lekë.

Në Durrës janë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, A. G., 30 vjeç, pronar i një subjekti në lagjen nr.1, Durrës, pasi u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

LEXO EDHE:  Tavarish Luli

LEXO EDHE:  Protestat në rrethe/ Basha ndërmerr një tjetër lëvizje

Në vijim të kontrolleve, janë konstatuar edhe 2 subjekte të tjera në lagjen nr.1, Durrës, me pronarë shtetasit A. Xh. dhe E. P., të cilët u ndëshkuan me masë administrative 1.000.000 lekë, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U mbyt në lumin Buna/ Gjendet trupi i pajetë i 13-vjeçares

Publikuar

-

Nga

Sot është gjetur trupi i pajetë i 13-vjeçares e cila u mbyt katër ditë më parë në lumin Buna.

Trupi i saj u gjet në afërsi të Kishës së Shirqit në zonën e njësisë administrative të Dajçit.

Pas disa ditësh intensive kërkimore, është bërë e mundur gjetja e trupit të 13-vjeçares.

Kujtojmë se 13-vjeçarja u mbyt teksa lahej me familjarët e saj në ujërat e lumit Buna./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ju tregoj nga se vuan Ilir Meta/ Stundeti i Mjekësisë shpjegon diagnozën

Publikuar

-

Nga

Nga Matteo Neçori, student i Fakultetit të Mjekësisë.

Shfaqjet publike të Presidentit Iliri Meta, aliaj Metaj, prej shumë kohësh karakterizohen nga shpërthime të çuditshme e jo të pa vëna re jo vetëm nga specialistët, por edhe nga qytetarët e shumtë, shoqëruar me shprehjet: “nuk është në rregull”, “ka ikur nga trutë”, “ka rrjedhur” e plot të tilla.

Janë çrregullime që në mjekësi njihen me emrin bipolaritet.

Jo vetëm një specialist i fushës, por çdo mjek me sado pak njohuri në profesionin e vet, madje edhe Petrit Vasili që nuk ka punuar ndonjë ditë mjek gjithë jetën e vet e nuk di as të përdorë stetoskopin e as aparatin e matjes së tensionit, nese i analizon shfaqjet në publik të Ilir Metës, nuk do ta ketë të vështirë të arrijë në konkluzionin se jemi para simptomave të theksuara të bipolaritetit në shkallë të rëndë.

Por çfarë është bipolariteti që ta kuptojnë edhe lexuesit?

Bipolariteti është njëra nga shfaqjet e çrregullimeve të personalitetit apo thënë ndryshe çrregullimeve mendore.

Le të bëjmë një sqarim, sepse nuk është e thënë aspak, që të kesh një çrregullim personaliteti apo mendor, domethënë se je i çmendur.

Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për çrregullimin që kanë, dhe mendojnë se asgjë nuk shkon keq me përceptimin e tyre për botën që i rrethon.

Por duke marrë parasysh presionin psikologjik të jetës social-ekonomike me të cilin njerëzit ndeshen përditë edhe në vendin tonë, atëherë dhe numri i këtyre çrregullimeve vjen gjithmonë e duke u përhapur.

Çrregullimi i bipolaritetit, është një çrregullim i personaliteti i cili shfaqet në luhatjet ekstreme të humorit.

Jeta e një personi bipolar, alternon midis humorit të lartë të lumturisë, dhe rënies në depresion të thellë.

Periudha midis këtyre dy ekstremeve, është dhe periudha e gjendjes normale emocionale, por që për një bipolar, nuk zgjat edhe aq shumë.

Ky çrregullim ka dy kritere baze, që janë Mania dhe Depresioni.

Mania

Për të shpjeguar fazën e manisë, po citoj fjalët që përdor për ta përshkruar atë, një individ i cili është diagnostikuar me çrregullimin e bipolaritetit.

“Ndihesha sikur mund të bëja gjithçka që mendoja. Sikur aftësitë e mia janë përtej normales dhe unë mund të arrij çdo gjë që dua, unë jam shumë i fortë dhe i sigurt në vetvete se mund t’ja dalë mbanë dhe asgjë nuk mund të më mposhtë.

Më pas, krejt papritur ndjej sikur po mbytem në depresion. Nuk më zë gjumi dhe ndjehem sikur jeta ime nuk ia vlen.

Nuk e kuptoj se përse po ndihem kështu kur deri dje isha shumë mirë, por tani nuk dua më të bëj asgjë”.

Mania është një ndjenjë ekstreme e mirëqenies, energjisë dhe optimizmit – ndiheni në krye të botës.

Këto ndjenja, megjithatë, mund të jenë aq intensive sa të mund të humbni kontaktin me realitetin. Ju mund të gjeni veten duke besuar gjëra të çuditshme, duke bërë gjykime të këqija dhe të silleni në mënyra të turpshme, të dëmshme dhe ndonjëherë edhe të rrezikshme.

Në një episod të manisë, mund të ndjeheni:

1- Shumë i lumtur dhe i emocionuar.

2- Mund të irritoheni me njerëz të tjerë që nuk ndajnë pikëpamjen tuaj optimiste.

3-Plot energji.

LEXO EDHE:  Shpëtim Idrizi bojkoton takimin e Bashës/ Shmang Vangjel Dulen

LEXO EDHE:  Bashës i “çmontohet” partia/ 30 kryetarë degësh japin dorëheqjen

4-Nuk ju vjen të flini gjumë.

5- Ndjehemi plot me ide të reja dhe emocionuese.

6 – Ndiheni më të rëndësishëm se zakonisht dhe nuk përfillni askënd tjetër.

7- Bërtisni pa shkak dhe vend e pavend deri edhe në ulërima pa pyetur për vendin se ku ndodheni dhe njerëzit që ju rrethojnë.

Njerëzit e tjerë gjatë këtij episodi mund t’ju vënë re se:

1- Ju jeni duke kërcyer shumë shpejt nga një ide në tjetrën, pra jeni i paqendrueshëm.

2-Bërja e planeve  grandioze dhe jorealiste.

3-Jeni shumë aktiv dhe lëvizni shumë shpejt.

4-Silleni në një mënyrë të çuditshme.

5-Duke folur shumë shpejt  mund të jetë e vështirë për njerëzit e tjerë të kuptojnë se për çfarë po flisni, nuk ju lini rradhë të tjerëve të flasin.

6-Marrja e vendimeve të çuditshme për nxitjen e momentit, ndonjëherë me pasoja shkatërrimtare.

Kur dikush po kalon një episod manie, shpesh ai nuk e kupton që po e kalon atë, por janë njerëzit që e rrethojnë që mund të vënë në dukje sjelljen e tyre të çuditshme.

Depresioni

Ndjenja e trishtimit është diçka që të gjithë e përjetojmë herë pas here. Është një reagim i natyrshëm ndaj humbjeve dhe ngjarjeve të dhimbshme. Me kalimin e kohës, këto ndjenja zhduken. Por për dikë me çrregullim bipolar, një episod depresiv mund të jetë shumë më i rëndë.

Depresioni vazhdon më gjatë dhe e bën të vështirë zgjidhjen e detyrave të përditshme dhe problemeve të jetesës. Një person që përjeton episode depresive ka të ngjarë të ketë simptoma mendore dhe fizike të listuara si më poshtë.

1- Shfaqni  ndjenja konstante të pakënaqësisë dhe të dyshimit e mosbesimit për të gjithë.

2-Keni humbje të interesit për gjërat e ndryshme.

3-Ndjeheni të paaftë për të shijuar situatat apo momentet.

4-Keni vështirësi në marrjen e vendimeve.

5-Ndjeheni tejet të lodhur.

6-Ndjeheni të shqetësuar dhe në ankth dhe pushtoheni nga paranoja e të gjithë ju duken se jua kanë me hile.

7- Ndjeheni më të  irrituar se zakonisht.

Simptomat fizike:

1-Humbja e oreksit dhe peshës.

2- Vështirësi në te fjetur.

3-Zgjimi më herët se zakonisht.

4-Kapsllëk.

5-Humbja e interesit për seks.

Një njeri me çrregullimin bipolar të personalitetit, mund t’i përjetojë në mënyrë konstante të tërë simptomat e listuara më lartë, dhe të manisë dhe ato depresive, në një hapësirë kohore mjaft të shkurtër, kjo i bën ata konfuzë, dhe aspak të qëdrueshëm.

Ndihma mjekësore siç janë medikamentet mund të ndihmojë shumë në menaxhimin e këtyre luhatjeve ekstreme të humorit, nga një skaj në tjetrin.

Marrja e ndihmës sa më shpejt të jetë e mundur është e rëndësishme për kurimin e bipolaritetit.

Tani, duke iu rikthyer e duke i parë me syrin e dikuj që e di se çfarë është bipolariteti, merrini rastet e shfaqjes publike të presidentit dhe analizojini një e nga një e do ta keni shumë të lehtë ta gjeni atë si shembullin më klasit të një bipolari.

I qeshur, i dashur, i lumtur, i vetëndjerë deri në ekstazë si zoti i botës, e krejt papritur konfuz, i papërmbajtur, i pirë, ulëritës, fytyrë shpërfytyruar, i pavëmendshëm dhe imponues ndaj bashkëbiseduesve ( kujtoni intervistat e tij ne tv etj),dhe do ta kuptoni se presidenti ynë ka nevojë për trajtim të specializuar të mjekëve specialistë të fushës./CNA.al

LEXO TE PLOTE