LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kokëdhima: Reforma në drejtësi ka rënë bashkë me reformën zgjedhore

9 Maj 2017, 21:07, Aktualitet CNA

Themeluesi i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, i ftuar në emisionin ?Opinion? u shpreh se reforma në drejtësi ka rënë, së bashku me reformën zgjedhore.

?Unë them që reforma në drejtësi ka rënë, së bashku me reformën zgjedhore. Lidhur me reformën në drejtësi, dua të them se kam qenë kundër shkeljes të sovranitetit kombëtar. Ndërkaq, që reforma zgjedhore ka rënë, për shkak se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Fillimisht e nisi Partia Demokratike kulturën e vjedhjes së votave, kurse më tej e nisi edhe PS. Të dyja palët kanë shkatërruar sistemin zgjedhor në vend. Edhe këto zgjedhje do të jenë të manipuluara dhe të rrënuara, për shkak se nuk është kryer reforma zgjedhore dhe do të kryhen krime elektorale?, tha Koço Kokëdhima.

Lajmet e fundit nga