LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja si të visheni për një takim romantik në këtë pranverë

9 Maj 2017, 16:30, Lifestyle CNA

Mendimi që do të dalin në një takim me personin e  tyre të zemrës i bën të gjitha femrat të konfuzohen dhe të dalin nga stilii tyre i veshjes.

Ndaj këshilla e parë që kemi për ju është që të vishni diçka që ju rri mirë, ju bën të ndjeheni të sigurta dhe të lumtura.

Më pas duhet të keni parasysh që të mos e privoni veten nga veshja e rrobave me ngjyra.

Ngjyrat janë më të vështira për tu kombinuar, por  janë ato që ju bëjnë të bini në sy dhe të ktheni koka. Për lehtësi kombinimi është mirë që ti ndërthurni me veshje apo aksesorë neutral.

Meqënëse se koha sa po vjen dhe po ngrohet, përpiquni të vishni sa më pak shtresa dhe të ekspozoni  sa më shumë nga lëkura juaj.

Për këtë ju ndihmojnë fundet, bluzat me shpatullat jashtë apo ato me jakë V.

Duhet të keni parasysh që ekstravagancën dhe modestinë e tepërt ta leni për një herë tjetër dhe në takimin e radhës të gjeni një të mesme të artë./CityNews

Lajmet e fundit nga