LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditja e PS është strategjia e LSI për fushatën elektorale

9 Maj 2017, 08:05, Aktualitet CNA

Shpallja e listës së kandidatëve për deputetë dhe pesëmbëdhjetë partive politike që do pjesëmarren në zgjedhjet e 18 qershorit zyrtarizon fundin e debatit nëse do të kemi apo jo votime në këtë, ndërkohë që janë profilizuar edhe forcat kryesore politike pretendente për kreun e qeverisjes.

Sipas listës rezulton se nga shtatëmbëdhjetë parti, pas eliminimit të dy partive në garë mbeten pesëmbëdhjetë, që të gjitha të krahut të majtë e të qendrës së majtë, por më potentet mbeten PS-LSI. Dy bashkëkoalicionistet e derisotme që kanë vendosur të jenë kundërshtare  në betejën e 18 qershorit, me pretendimin për të drejtuar vendin përgjatë periudhës 2017-2021.

PS pretendon të dalë e para në zgjedhje, por po të njejtën gjë synon edhe LSI. E ndërsa PS ende nuk e ka shpallur strategjinë e betejës elektorale LSI e ka artikuluar atë nëpërmjet tre personaliteteve të saj: kryetarit të ri Petrit Vasilit, deputetit Lefter Koka dhe Monika Kryemadhit, deputete, por edhe zv.kryetare e Partisë.

Vasili ka dhenë direktivën, pra objektivin që LSI duhet të jetë forcë e parë, kërkesë normale kjo në kuadrin e një garimi jokoalicionist, ndërsa Koka dhe Kryemadhi kanë avancuar më tej me artikulimet e tyre, duke zbuluar strategjinë e realizimit të këtij objektivi.

Në një takim të djeshëm me elektoratin e Durrësit, Lefter Koka, e ka sulmuar ashpër Vangjush Dakon, kryebashkiakun socialist të këtij qyteti, duke e akuzuar për mungesë investimesh dhe vizioni në drejtimin shumëvjeçar. Por më i qartë ka qenë qendrimi i Monika Kryemadhit, që nga ekrani i emisionit ?5 pyetje nga Babaramo?, pasi ka bërë përgjegjëse për situatën krizuale dy partitë e ?vjetra?, sipas saj PS-PD, ka publikuar  hapur si synimin e LSI-së ashtu edhe strategjinë. Demokratët që nuk e duan Ramën kryeministër të votojnë LSI-në, është shprehur Kryemadhi. Më qartë nuk ka. / CityNews

Lajmet e fundit nga