LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fjala e plotë/Manastirliu në Kongresin e PS: "I sëmuri i madh" po ngrihet në këmbë!

9 Maj 2017, 21:50, Aktualitet CNA

Fjala në Kongresin Elektoral të Partisë Socialiste e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Përshëndetje të gjithëve
Katër vjet më parë, të gjithë bashkë filluam rrugën e mundimshme të transformimit të shëndetësisë.
Më shumë se dy dekada rrënimit të sektorit shëndetësor, ua kishin vrarë shpresën shqiptarëve, për të patur një shërbim të denjë.

Sot, 4 vjet më vonë, mund të themi se ?i sëmuri i madh? që ishte shëndetësia shqiptare, ka dalë nga rreziku për jetën dhe tashmë po ngrihet në këmbë? . Prandaj, kemi ende shumë për të bërë për kujdesin shëndetësor që duam.

Partia Socialiste, në programin e saj do të garantojë kujdes shëndetësor për të gjithë nëpërmjet Mbulimit Shëndetësor Universal si qellim afatgjate i sistemit tone shendetesor. Pavarësisht nga statusi social, pavarësisht nga gjendja ekonomike, garanti për shëndetin do të jetë vetem një: SHTETI, per mbrojtje financiare, sherbime cilesore dhe akses ne barna efektive dhe te perballueshme per te gjithe!
Në mandatin e parë financimin publik per kujdesin shendetesor e rritëm nga 43% në 57 % te shpenzimeve totale per shendetësine. Sot, 600 mije te pasiguruar marrin sherbim shendetesor falas tek mjeku i familjes dhe 1.2 mln shqiptare kane mundesi te kryejne kontrollin mjekesor baze, 150 mije qytetare perfitojne nga skema e rimbursimit te ilaceve, tarifat per konsultat e specializuara jane fare simbolike, rradha e pritjes per ekzaminime jeteshpetuese eshte ulur me 2 here, sot cmimet e barnave kushtojne 30% me pak, sot sherbimet jetike shendetesore ofrohen afer vendbanimit, ndaj te kurohesh kushton me pak per qytetarin.

Në mandatin tonë të dytë, do ta rrisim me shume financimin publik për më shume sherbime shëndetësore falas. Sepse nuk do të lejojmë, që shpenzimet për shëndetin, të rëndojnë mbi buxhetin e familjeve shqiptare.

Programi ynë garanton që çdo shqiptar të marrë shërbim shëndetësor në kohë dhe me cilësi, duke e konsideruar shëndetin si një të drejtë të patjetërsueshme.

Një vend që kujdeset për shëndetin e njerëzve të tij dallohet nga sa shpejt i përgjigjet urgjencës mjekësore.

Asnjë QYTETAR nuk duhet të privohet nga e drejta për shërbim të urgjencës, në kohë dhe me cilësi.
Urgjenca Kombëtare Mjekësore është tashmë një sistem i ngritur dhe në programin tonë, do ta fuqizojmë më tej me burime njerezore, mjekesore dhe duke rinovuar teresisht floten e ambulancave. Ne do të garantojmë një standart të ri, duke iu përgjigjur çdo rasti urgjent, brenda 10-15 minutave në zonat urbane dhe 20-35 minutave në zonat rurale.

Në katër vitet e mandatit të parë, ne hapëm Kantierin e Shëndetësisë në çdo cep të Shqipërisë, në qendrat shëndetësore, spitalet rajonale dhe ato universitare.

Por shumë më tepër do të investojmë në mandatin e dytë. Do të ndërtojmë për herë të parë një Qendër të re spitalore EKSELENCE në Fier.

Do të fuqizojmë rrjetin e kujdesit parësor dhe shërbimin e mjekut të familjes, me NGRITJEN e 10 Qendrave te reja shëndetësore me mjedise dhe pajisje moderne, në të gjithe vendin, aty ku kanë nevojë qytetarët.

Në qendrën më të madhe spitalore universitare në vendin tonë, përmes programit të zhvillimit dhe modernizimit të QSUT:
Do të ndërtojmë një Spital të ri për Kirurgjinë;
Do të zgjerojmë Spitalin e Pediatrisë;
Do të ndërtojmë një Spital të ri për Sëmundjet e brendshme.
Këto investime do të sjellin më shumë shërbime cilësore për pacientët dhe kushte më dinjitoze të punës për stafin mjekësor.

Ne e dimë se shqiptarët meritojnë më shumë, prandaj nuk kemi kohë për të humbur.
Dhe programi i Partisë Socialiste është garancia jonë për QYTETARIN, PER SHENDETIN, PER MIREQENIEN./CityNews

Lajmet e fundit nga