Connect with Us

Deputeti i PD ironizon Kongresin e PS/Na “shkepën” me vende pune!

Aktualitet

Deputeti i PD ironizon Kongresin e PS/Na “shkepën” me vende pune!

Publikuar

-

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar përmes ironisë Kongresin e Partisë Socialiste, që hapi sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit.

Boçi rendit edhe njëherë premtimet e bëra sot në Kongresin e PS, ku me ironi shkruan se meqë i “shkepën” qytetarët me vende pune, tani do fusin dhe 220 mijë të tjera si “skellvër” modern me paga qesharake.

Ja reagimi i plotë:

PREMTIME NGA “KONGRESI” I PS
– Mqs nuk e bëmë dot arsimin 5%, por e ulëm në 2.8%, do ta bëjmë 6%!😜Universitet privat për të gjithë. Qeras shteti!!!!🤧
– Mqs shëndetësinë nuk e bëmë falas, tani madje të sëmurëve që vizitohen do t’i japim lekë në dorë!😂
– Mqs ju “shkepëm” me vende pune siç premtuam, 👅do fusim dhe 220 mijë të tjerë 😜si “skllevër” modernë me paga qesharake!🤣
– Mqs e jeshiluam vendin me kanabis, do ta skuqim me heroinë e do ta zbardhim me kokainë!🤑Kështu e duam Shqipërinë🤠
– Mqs e rritëm borxhin 75%, me shaka do ta cojmë dhe 60%!🤡
– Mqs ekonominë e kemi bë “të flasi me veten” këtë vit do ta rrisim 5.5% që mos të ketë as gojë më të flasë!😷Do kalojmë dhe Kinën!👺
– Mqs futëm në burg fukarejtë dhe po lirojmë kriminelët, do bëjme shtet e deli shtet!👻
– Mqs Vettingun nuk e dimë ç’dmth, e duam shumë!😐
– Rroftë monizmi!!!!!/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Tre raste të reja me COVID në Fier/ Infektohen 2 mjekë

Publikuar

-

Nga

Tre raste të reja me COVID në Fier/ Infektohen 2 mjekë

Tre raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar me në qytetin e Fierit. Mësohet se 2 nga tre rastet janë mjekë.

Rasti i parë është një mjek anestezist i spitalit të Fierit. Ai ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës, ku dhe mendohet të jetë infektuar. Në momentin që janë shfaqur shenjat, mjeku nuk ka shkuar në punë, teksa mësohet se deri më tani nuk është pezulluar asnjë ndërhyrje në këtë spital.

LEXO EDHE:  Habit deputeti demokrat/ A u masakrua cjapi alias Rama nga kasapi alias Presidenti?

LEXO EDHE:  "Taulanti dhe Rama tallen me qytetarët e Elbasanit"/ Ish deputeti demokrat zbardh mesazhet

Ndërkohë, nga ana tjetër, rasti i dytë është i një mjeku në Levan, por që banon në Fier ndërsa rasti tjetër është një grua./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA luftë TikTok-ut/ Këshilltari i Trump: Prisni veprime të fuqishme!

Publikuar

-

Nga

Këshilltari për tregti në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro, thotë se ai pret që presidenti amerikan, Donald Trump, të veprojë kundër aplikacioneve kineze TikTok dhe ËeChat, në mes të një rritjeje të tensioneve midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Trump javën e kaluar kishte thënë se ai po mendon të ndalojë aplikacionin e popullarizuar TikTok.

Në një intervistë për Fox Neës, Navarro argumentoi se “ajo që duhet të kuptojë populli amerikan është se të gjitha të dhënat që hyjnë në ato aplikacione shkojnë te serverët në Kinë, përkatësisht te Partia Komuniste Kineze”.
Ai tha se këto aplikacione mund të përdoren për të vjedhur pronën intelektuale.

“Pra, prisni veprime të fuqishme nga Trump”, paralajmëroi Navarro.
Aplikacioni për shpërndarjen e shpejtë të videos, TikTok i përket grupit kinez ByteDance dhe ka gati një miliard përdorues në të gjithë botën.
TikTok ka kërkuar të distancohet nga pronarët e saj kinezë, duke theksuar se ka një Drejtor Ekzekutiv amerikan dhe në mënyrë të vazhdueshme mohon pretendimet se ndan të dhëna me Pekinin. WeChat, në pronësi të Tencent, është aplikacioni kryesor i mesazheve në Kinë me më shumë se një miliard përdorues.

LEXO EDHE:  Provimet e Maturës/ Deputeti zbulon skandalin: E paprecedentë, tallje me dijen 

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e deputetit të PD/ Zgjedhjet mund të shtyhen dhe në vjeshtë

Të premten kompania Amazon tha se gabimisht u dërgoi punëtorëve një email duke u thënë atyre që të heqin aplikacionin TikTok nga celularët e tyre, për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Ekipeve të fushatës së demokratëve për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së u është kërkuar të shmangin përdorimin e TikTok në pajisjet personale dhe, nëse e përdorin, të mos e instalojnë atë në një telefon të punës.
Kompania hulumtuese eMarketer vlerëson se TikTok ka më shumë se 52 milionë përdorues amerikanë, raporton AFP.

LEXO TE PLOTE

Politikë

A udhëton dot Ben Blushi në SHBA?!

Publikuar

-

Nga

Dje CNA.al raportoi se në lidhje me heqjen e vizës amerikane, drejtorit të Top Channel, Ben Blushi.

Burime zyrtare thanë për CNA.al se heqja e vizës ka ndodhur disa muaj më parë pas disa akuzave të forta nga biznesmenë të ndryshëm pranë ambasadës, se janë sulmuar padrejtësisht nga Ben Blushi me gjobëvënie.

Kujtojmë këtu se disa kohë më parë, CNA.al raportoi përplasjen e Top Channel me biznesmenin Nadir Çausholli dhe disa biznese të tjera.  (Lexo këtu)

Më pas, Ben Blushi me disa nga biznesmenët i ka zgjidhur raportet e tij ndërsa ambasada ka vepruar. Në atë kohë mediat raportuan se një prej drejtuesve të këtij institucioni kishte mbajtur një qëndrim publik ndaj Blushit.

Shefi i Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Brian Beckmann në prill 2019, u shpreh se mediat përdoren si armë kundër biznesit, personave apo partive politike dhe jo si mjet për të treguar të vërtetën. “Shohim histori që janë shkruar, jo të bazuara në të gjitha faktet e vlefshme, por në të kundërt, me informacion të pjesshëm, të shtrembëruar që ofrohet për të promovuar interesin e një industrie, partie, një individi kundrejt një tjetri. Ata përdorin median me qëllimin e vetëm që të arrijnë atë që duan. Çdo takim ditor editorial në Shqipëri duhet të fillojë me pyetjen “Cila është historia që duhet të tregojmë?” dhe jo “Kujt do t’i vihemi nga pas sot? Lajmet duhet të përqendrohen tek e vërteta, dhe jo si mund të përdoret forca e shtypit si një armë kundër një personi, biznesi, apo një partie politike”, deklaroi në atë kohë Brian Beckmann.

LEXO EDHE:  Deputeti demokrat sulmon Ramën dhe Kumbaron: Duçja i ri se shemb dot teatrin

LEXO EDHE:  Rama ishte nën efektin e drogës gjatë takimit me ekselentët

Ndërkohë pas shkrimit të CNA.al, Ben Blushi, reagoi nga media që përdor për shantazhe ndaj bizneseve, duke publikluar dhe vizën e tij marrë në vitin 2019.

Që Ben Blushi të flejë i qetë, por dhe të sqarohet opinioni publik, ne nuk kemi thënë që ai s’ka marrë vizë kohë më parë, se pa marrë vizë nuk ka sesi të të hiqet. Ne e kemi thënë shqip dhe po e theksojmë: “Ambasada Amerikane i ka hequr vizat një sërë zyrtarësh, persona të drejtësisë dhe pronarë e drejtues mediash. Së fundmi personi që i  është hequr viza disa muaj më parë, është edhe Ben Blushi.”

Beni mund ta ketë marrë vizën një vit më parë, por a udhëton dot sot në SHBA?

Për ta provuar ne jemi të gatshëm t’i paguajmë Benit bileten e një udhëtimi vajtje-ardhje. Ne e dimë se Beni nuk e ka problem se ai është bashkëortak me pronarët e inceneratorëve, por opinioni publik të jetë i qartë. A udhëton dot Ben Blushi në SHBA, këtë ai e di më mirë se kushdo tjetër./ CNA.al

Ekskluzive/ Ambasada amerikane i heq vizën Ben Blushit

Ekskluzive/ Dy biznesmenë në Ambasadën e SHBA kundër Blushit, Vjollcës dhe Top-it

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Dokumentet/ Ben Blushi shtoi pasurinë një miliard lekë, me Rilindjen

Pse Blushi nuk ndahet dot nga krimi?

Foto ekskluzive/ Ben Blushi kapet me ortakun e inceneratorëve dhe Vjollcës

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

LEXO TE PLOTE