LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dashamir Shehi zbulon bisedën me Bashën/Çfarë i sugjerova për Kavajën

9 Maj 2017, 19:36, Aktualitet CNA

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka komentuar atë që zgjodhi në Kavajë, ku u anuluan zgjedhjet në momentet e fundit.

Shehi tha se i kishte sugjeruar aleatit të tij, Lulzim Basha, që sheshi politik është Tirana ndaj dhe çdo gjë duhet bërë këtu.

Më tej, ai tha se rasti i Kavajës tregoi se gjërat janë plotësisht të negociueshme.

?Unë e kam sugjeruar Bashën, që sheshi politik është Tirana dhe çdo gjë duhet ta bëjmë këtu. Kavajasit duhet t?i lëmë me njëri-tjetrin. Fatmirësisht nuk u bë asgjë. Kështu që fituan qytetarët, por edhe politika. Ka fituar një kohë fizike, por edhe një nocion të ri, që gjërat qenkan plotësisht të negociueshme. Kavaja ka luajtur rol shumë pozitiv?, tha Shehi./CityNews

Lajmet e fundit nga