Connect with Us

Anila Basha akuzon Salianjin/ Para disa ditësh hëngrëm drekë dhe në fund pagova unë

Aktualitet

Anila Basha akuzon Salianjin/ Para disa ditësh hëngrëm drekë dhe në fund pagova unë

Publikuar

-

Mbrëmja e djeshme në emisionin “Dritare nga Rudina Xhunga” është shoqëruar me debate të forta politike e më pas edhe personale mes dy të ftuarve në studio, gazetarja Anila Basha dhe Ervin Salianji, sekretar për aksionin qytetar në Partinë Demokratike.

Anila Basha në një pjesë kulminante të nervave dhe debatit me Salianjin në lidhje me zgjedhjet e 18 qershorit, ka zbuluar një detaj të asaj që ka ndodhur jashtë kamerave dhe shfaqjeve publike.

Ndërsa Salianji i përmendte Anila Bashës, Edi Ramën dhe votën ndaj tij, kjo e fundit i ka thënë që bashkë kanë ngrënë drekë disa ditë më parë, ku kjo e fundit i ka dhënë edhe leksione e më pas i ka paguar drekën.

LEXO EDHE:  Basha vijon “Rrugëtimin për Shqipërinë”/ Ku do të ndalet sot kryedemokrati

Pikërisht ky detaj i thënë ndoshta edhe shkarazi nga gazetarja mbrëmë në studio, vërteton se Ervin Salianji, i cili është bërë shumë aktiv në daljet publike sëfundi, çdo gjë e bën për shfaqje dhe interesa personale. Ndërkohë që mbron “idealin” e Republikës së Re përpara kamerave televizive, nga ana tjetër ha dreka e darka me ata që e kundërshtojnë më së shumti, duke e shndërruar të gjithë këtë shfaqje dhe imazhin e tij në falsifitet të plotë./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Çadra ishte momenti kur ra partia”/ Bylykbashi zbulon bisedën me Berishën pas humbjes

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se me 11 dhjetor do të bëhet rithemelimi i PD dhe se 18 dhjetori është Kuvendi i burokracisë.

Në një dalje për mediat, Bylykbashki theksoi se e ka paralajmëruar disa herë Bashën që të mos djegë mandatet dhe të mos kërcënojë me prishje zgjedhjesh sepse këto vendime personale të tij, në fund çuan në një dështim të madh.

“Me 11 dhjetor mblidhet për rithemelimi i PD. Mblidhet kuvendi i demokratëve. Ai i 18 është kuvendi i burokracisë. Partia është statut dhe funksionon nga rregullat.

I kam thënë mos digj mandatet, mos kërcëno me prishje zgjedhjesh në formë dialogu, kritika dhe përplasje. Në fund fare pasi erdhi pika që nuk mundte më arritëm në debatin që jemi. Kjo është ceshtje e demokratëve, Vendimet e Bashës çuan në dështim të madh.

Jo se Rama nuk bëri blerje votash por pamundësia e Bashës për ta çuar PD dhe koalicionin në fitore, duke i bërë gropën shanseve.



Reagimi ynë lidhet me vendimin që çoi në thyerje të kupës, jo mbushje të kupës. Paralajmërimi ishte i qartë për Bashën. Ai bëri dicka që nuk i është kërkuar.

Berisha është figura e vetme që të zhbëjë situatën e krijuar. Debati i hapur në PD është nevoja therëse për demokraci të brendshme, duke ia pakësuar pushtetin kryetarit, duke i dhënë instrumente bazës, të kundërtën e asaj që thotë Basha. Nuk fiton zgjedhje duke u zvogëluar.

 E sheh kuvendin si tufë me noterë që vë vula. Çadra e 2017 ishte momenti kur ra partia”, tha Bylykbashi.

LEXO EDHE:  Basha vijon “Rrugëtimin për Shqipërinë”/ Ku do të ndalet sot kryedemokrati

LEXO EDHE:  “Shkarkim ose dorëheqje”/ Ndoka: Basha nuk e tejkalon dot tufanin që ka përballë

Më tej ai tregoi bisedën me Berishën pas humbjes së zgjedhjeve të PD në 2017-ën, të cilit i kishte kërkuar largimin e kreut të PD, Lulzim Basha.

“Berisha i qëndronte vendimit të tij, por tha: duhet të hapin ciklin e zëvendësimit të kryetarit deri sa të gjejmë kryetarin fitues. Ai përmendi rastin e partisë demokratike italiane, tha edhe se një parti fiton zgjedhjet me kryetar të fortë si rasti i Francës.  Ky është diskutim i tetorit 2017”, shtoi Bylykbashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U gjet i dekompozuar në një kanal/ Identifikohet viktima në Fier, ja nga çfarë vuante

Publikuar

-

Nga

Policia e Fierit ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, i cili u gjet i pajetë në një kanal në fshatin Mujalli në Fier. Sipas uniformave blu, bëhet fjalë për një 70-vjeçar të zhdukur që në datën 28 tetor, ndërsa denoncimi për humbjen e tij është bërë nga policia.

Viktima vuante nga skleroza, ndërsa nga ekspertiza mjeko ligjore në trupin e shtetasit me iniciale S.P nuk janë konstatuar shenja dhune.

LEXO EDHE:  Heshtja vetëvrasëse e Lulzim Bashës/ Të gjitha skandalet që nuk i sqaroi kurrë, nga G.D tek diploma

LEXO EDHE:  Integrimi i Shqipërisë/ Basha kërkon ndihmën e Presidentes kroate



Më herët, policia njoftoi se trupi i pajetë i 70 vjeçarit ishte dekompozuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Varianti i ri po trondit botën/ Deputeti PD tregon çfarë do bënte ndryshe nëse do të ishte ministër

Publikuar

-

Nga

Deputet i PD-së Tritan Shehu shprehet se niveli i vaksinimit në Shqipëri është 35%.

Në një intervistë për emisionin ‘Log’, ai kritikoi qeverinë për menaxhimin, ndërsa tregoi se cfarë do të bënte ndryshe nëse do të ishte ministër Shëndetësie.

“Unë e parashikoj një cikë të zymtë situatën në muajt që vijnë. Shqipëria e filloi me vonesë vaksinimin, nuk mori masat, krijoi ca aventura. Dhe pastaj gabimi i madh është që në Shqipëri u bë një sallatë ruse.



Shifrat janë në 35% deri tani. Unë u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të vaksinohen dhe qeveria të marrë vaksina të certifikuara nga “EMA” dhe “FDA” deklaroi ai duke shtuar se ka bërë tre doza “Pfizer”.

LEXO EDHE:  Yuri Kim i “tërheq veshin”/ Basha lë jashtë koalicionit Mustafa Licin

LEXO EDHE:  Luli do e rrëzojë Ramën me 16, më 13, apo e lëmë më 11?/ Plas humori në rrjet

E ndërsa kritikoi qeverinë për menaxhimin, Shehu tregoi se cfarë do të bënte ndryshe nëse do të ishte ministër Shëndetësie. “Nuk do të ishim përqendruar vetëm te COVAX dhe do të kishim pranuar në Shqipëri, si Kosova, vetëm vaksina të certifikuara nga “EMA” dhe “FDA”.

Tani që jemi është krijuar një sallatë ruse, janë përdorur, kineze, ruse, Pfizer dhe AstraZeneca” tha ai duke shtuar se “Green Pass”-i është i domosdoshëm, por duhen sqaruar njerëzit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE