Connect with Us

Zbulohet rruga që duhet të ndjekë PD për të sulmuar sistemin e kalbur

Aktualitet

Zbulohet rruga që duhet të ndjekë PD për të sulmuar sistemin e kalbur

Publikuar

-

Analisti Fatos Lubonja po flet këtë pasdite në studion e Neës 24 për krizën politike në vend.

Lubonja u ndal te opozita dhe mos pjesëmarrja e saj në zgjedhje, duke thënë se ka nevojë për ristrukturim.

Sipas tij, PD duhet të pastrohet nga oligarkët që deri dje ishin me të, dhe tani janë me Ramën.

“Opozita duhet të ristrukturohet, që nesër të sulmojë këtë sistem të kalbur. Le të rrijë njëherë jashtë zgjedhjeve. Të njëjtët oligarkë që janë me Ramën, deri dje kanë mbështetur dhe PD. Ndaj nevojitet ristrukturim. Një parti që i kthehet popullit, por për këtë duhet pastruar nga oligarkët dhe duhet një punë serioze. Situata më keq se kaq nuk ka qenë ndonjëherë”, tha Lubonja./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Yuri Kim darkon me Dua Lipën dhe ndan foton/ “Një super yll në skenë dhe jashtë saj”

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, prej ditës së djeshme po qëndron në Tiranë.

Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar këngëtarja Dua Lipa, është takuar edhe me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Kjo e fundit ka ndarë në rrjetet sociale foto nga takimi, ndërsa shkruan se Dua është një superyll në skenë, dhe më shumë edhe jashtë saj.

“Më pëlqeu të shijoja një darke më Dua Lipën dhe familjen e saj, si dhe me miqtë e saj. Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, edhe më shumë”, shkruan Yuri Kim.

LEXO EDHE:  Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Pedagogu “shuplakë” politikës: Jemi kthyer shumë hapa pas

LEXO EDHE:  PAA takim me strukturat në Korçë/ Duka prezanton 5 prioritetet e programit qeverisës

Kujtojmë këtu se prej ditës së djeshme Dua Lipa po qëndron në Tiranë, ku ka ardhur për të parë nga afër punimet për një kopsht të dëmtuar nga tërmeti, që po ndërtohet me financimin e fondacionit të babait të saj.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro nuk ndal rënien/ Në treg ka shumë valutë nga turistët dhe hyrjet informale

Publikuar

-

Nga

Monedha e përbashkët ka shënuar rënie të vazhdueshme në tregun e brendshëm gjatë ditëve të fundit.

Të premten, një euro u këmbye me 122.19 lekë, duke shënuar një tjetër rekord që nga shkurti i vitit 2020, përpara se të fillonte kriza pandemike.

Gjatë javës së fundit euro ka humbur 0.3 lekë.

Sipas aktorëve të tregut rënia e euros lidhet me tre arsye:

-Së pari nga hyrjet e larta informale të valutës, që kanë krijuar shumë ofertë në treg, ndërkohë që euro nuk po tërhiqet. Edhe raportimet e policisë vazhdimisht flasin për persona që kapen me valutë të padeklaruar gjatë hyrjes në kufi.

-Së dyti, kjo tendencë është përforcuar dhe nga efektet sezonale, si rrjedhojë e shtimit të turistëve. INSTAT raportoi se në qershor, hyrjet e shtetasve të huaj po i afroheshin niveleve të pandemisë. Në qershor në vend hynë 604 mijë shtetas të huaj. Në krahasim me të njëjtin muaj të 2020-s, kur vendi ishte në pandemi, shifra është 3.4 herë më e lartë. Ndërsa në raport me 2019-n, hyrjet e shtetasve janë vetëm 4% më të ulëta.

LEXO EDHE:  Zbulohet kandidatja e PD për Bashkinë e Shkodrës/ Është një femër, por jo Voltana

-Së treti, edhe në bursat ndërkombëtare monedha e përbashkët ka qenë e dobët. Sot në bursa, euro këmbehej me 1.17 dollarë, niveli më i ulët që nga muaji prill. Dollari është forcuar ditët e fundit ndaj euros pas sinjaleve për një ecuri pozitive të punësimit në SHBA, që tregojnë se ekonomia më e madhe në botë po vijon rikuperimin pavarësisht pandemisë.

LEXO EDHE:  “Rama i vendosur për të manipuluar zgjedhjet”/ Mediu: Po shkatërrohet çdo institucion shtetëror

Gjatë gushtit sezonalisht euro është e dobët në tregun e brendshëm, pasi efektet sezonale përforcohen me ardhjen e emigrantëve.

Gjatë këtij viti (deri në 23 korrik), euro është këmbyer mesatarisht me 123.1 lekë. Për të njëjtën periudhë të një viti më parë, mesatarja e monedhës së përbashkët ishte 123.7 lekë, për shkak të rritjes së fortë të monedhës së përbashkët ne fillim të pandemisë, ku euro arriti deri në 130 lekë për disa ditë në fund të marsit, pas bllokimit të përkohshëm të fluturimeve.

Më pas euro ka qenë e qëndrueshme në nivelet e rreth 123 lekëve./Monitor

Burimi: Banka e Shqipërisë

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Moti do t’iu surprizojë

Publikuar

-

Nga

Kjo fundjavë parashikohet e këndshme për të gjithë adhuruesit e plazhit, por pse jo edhe për ata të cilët adhurojnë klimën malore.

Të ndikuar nga masa ajrore të qëndrueshme me orijginë nga jugperëndimi, kjo fundjavë parashikohet me mot të kthjellët dhe plot orë me diell.

Sipas SHMU, përjashtim të lehtë bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.

Për ata të cilët do të parapëlqejnë një fundjavë pranë vijës bregdetare duhet të marin parasysh elementin e erës kryesisht për ditën e nesërme.

LEXO EDHE:  “Rama i vendosur për të manipuluar zgjedhjet”/ Mediu: Po shkatërrohet çdo institucion shtetëror

LEXO EDHE:  Abuzimi me koncesionet/ Gjiknuri i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” opozitës

Duke filluar nga orët e mesditës era do të fryjë relativisht e fortë me shpejtësi 3-7m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.

Për ditën e Diel fortësia e erës bie dhe parashikohet me shpejtësi 1-3m/s erë ideale për qëndrimin në bregdet./CNA.al

LEXO TE PLOTE