Connect with Us

Video-Opinion/Baton Haxhiu: Rama ka legjitimuar çadrën dhe protestën e PD

Aktualitet

Video-Opinion/Baton Haxhiu: Rama ka legjitimuar çadrën dhe protestën e PD

Publikuar

-

Gazetari Baton Haxhiu është shprehur në emisionin “Opinion” se tërheqja e kandidatit të PS nga zgjedhjet e Kavajës, ka legjitimuar çadrën e opozitës dhe protestën e saj.

Haxhiu tha se më parë kjo çadër ka qenë e palegjitimuar, por nga e premtja ajo ka marrë të drejtën legjitime për të qenë aty.

“Kjo protestë deri ditën e premte nuk ka qenë e legjitimuar. Ka qenë një protestë farsë, për të ndërtuar një lider”, tha ai.

LEXO EDHE:  Përfundon takimi Rama-Meta/Çfarë u diskutua për 90 minuta?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Detaje të reja nga vrasja në Elbasan/ Bujar Çela u qëllua me 21 plumba nga tri armë të ndryshme

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi mafioz me armë zjarri, i Bujar Çelës mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Bëhet me dije se ndaj Çelës janë shkrehur 21 plumba nga tre lloje armësh tip pistoletë me silenciator dhe më pas autorët janë larguar drejt fshatit Murras në aksin Elbasan-Peqin, rreth 8 km nga vendi i ngjarjes. Ka qenë ekspertiza e kryer që ka konfirmuar se trupin e 50-vjeçarit në pjesë të ndryshme e kanë përshkruar 21 plumba.



Ndërkohë forcat speciale RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Elbasan zonën përreth ku po kryehn kontrolle të cilat janë përqëndruar kryesisht në zonën e Bradasheshit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mos m’u drejto mua me atë gjuhë”/ “Plas” keq mes analistit dhe Rudina Hajdarit

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ështe përplasur ashpër mbrëmjen e sotem në emisonin “Open” me kandidatin për deputet të Lulzim Bashës, i dënuar si mashtrues, Fitim Zekthi.

Debati nis kur Hajdari tha se ka disa analistë që duan dalin në media për të marrë ndonjë post.

Fitim Zekthi: Unë njihem si njeri që nuk zihem me njerëzit kot, ruaj etikën dhe kam qasje të qarta…mos m’u drejto mua me atë gjuhë

Rudina Hajdari: Më jep një përgjigje



Fitim Zekthi: Rama është bërë ashtu siç është bërë nga euforia e tij e pafundme, mos më perifrazo mua gabim të lutem…

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Rama: Edhe skeptikët njohën meritën e Shqipërisë

LEXO EDHE:  Përfundon takimi Rama-Meta/Çfarë u diskutua për 90 minuta?

Rudina Hajdari: Dhe ku ishte Opozita këtu? Ajo pseudo Opozita që la mandatet dhe iku. Ore se është bërë kjo çështja e etikës, kshu sikur…etikë është të bësh atë që thua. Unë atë bëj.

Eni Vasili: Mos e ktheni në debat personal, takohuni dhe sqarohuni tek kafja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çështja e zgjerimit detar të Greqisë/ Basha: Rama u rikthye te propozimi im

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se kryeministri Edi Rama u kthye te propozimi i tij para 10 viteve me deklaratën që bëri dje në Athinë, se çështja e detit me Greqinë mund të zgjidhet nga një gjykatë ndërkombëtare.

Basha theksoi se qendrimi i tij është njohur prej 10 vitesh që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe propozimi që çështja, t’i drejtohemi gjykatës së Hagës, apo një pale tjetër.



“Rama ca thotë në mëngjes nuk thotë në darkë, fillimisht tha është e drejtë e Greqisë të zgjerohet me 12 milje, më pas tha se nuk ka ku zgjerohet, më pas tha nuk do të zgjerohet pa marrëveshje, dhe dje tha do ta çojmë në gjykatë.
Dje u kthye te propozimi im para 10 viteve, por kur e thamë ne Greqia ishte në 6 milje dhe tani ajo ka deklaruar 12 milje dhe ky është ndryshimi” tha ai në Opinion./CNA.al

LEXO TE PLOTE