LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama nga Berati/Më 18 qershor do të pushojmë nga puna të gjithë ...!

8 Maj 2017, 16:40, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Beratit, në një takim elektoral me të rinjtë që votojnë për herë të parë.

Nga Berati, Rama tha se më 18 qershor vendi do të ndahet njëherë e mirë nga e shkuara.

Sipas tij, më 18 qershor do të merret vendimi për të pushuar nga puna gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.

?Më 18 qershor ne do të ndahemi njëherë e mirë nga e shkuara. Do të marrim vendimin për të pushuar nga puna prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar. Do të vendosim që të vazhdojmë përpara në rrugëne vështirë, por të vetmen për Shqipërinë, në rrugën për të bërë shtet dhe për të ndërtuar mirëqenien për të gjithë?, tha Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga