LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri i Ramës garanton/Hashashi nuk blen zgjedhjet!

8 Maj 2017, 21:39, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pranoi në Top Story se ka patur një rritje të aktivitetit të kultivimit të kanabisit në vend. Ai foli gjithashtu për elementë brenda Policisë së Shtetit që kanë heshtur, ose janë blerë në grupet që ushtrojnë këtë aktivitet të paligjshëm.

Por, kur u pyet nëse paratë e siguruara nga ky ?biznes? mund të përdoren për blerjen e zgjedhjeve, një akuzë e Partisë Demokratike kjo, ai e mohoi këtë.

?Unë nuk e besoj këtë. E para, nëse kjo do të ishte një aktivitet i qeverisë për të blerë zgjedhjet, Partia Socialiste nuk do të më çonte mua në këtë pozicion. E dyta, unë nuk do të mund t?i hiqja kaq lehtë drejtues të policisë dhe nëse hashashi blen zgjedhjet, atëherë si shpjegohet që në Lazarat kultivohej hashashi dhe Gjirokastrën e fitonte PS?! Si shpjegohet që në Dukagjin kultivohet hashash dhe Shkodrën ne nuk e fituam Shkodrën?, tha Xhafaj.

Lajmet e fundit nga