Connect with Us

Ministri i Metës sulmon kryebashkiakun e Ramës/Ja detyra e çdo të zgjedhuri vendor

Aktualitet

Ministri i Metës sulmon kryebashkiakun e Ramës/Ja detyra e çdo të zgjedhuri vendor

Publikuar

-

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka kritikuar sërish në mënyrë indirekte kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Ministri Koka tha se detyra funksionale e çdo të zgjedhur vendor apo qendror është të bëjë jetën e qytetarit me më pak stres.

Ai vuri theksin në punën e dobët në funksion të turizmit dhe në trajtimin e zonave tradicionale si zona urbane.

“Ne jemi atraktivë si qytet bregdetar pikërisht se kemi këto vlera arkeologjike se kemi një zonë turistike e nuk mundemi ta konsiderojmë dhe zonën tradicionale, si zonë urbane. Ju siguroj se, arkitektura dhe vullneti sot mund të bëjnë gjithçka dhe ta transformojnë atë golf të Durrësit, me disa ndërhyrje që bëjnë shumë më pak para, se këto që po shpenzohen sot, shndërrimin në një zone turistike elitare. Turizmi patriotik në Durrës do vinte një ditë që dikur do të dështonte, dhe pikërisht ajo zonë e konsideruar e atillë, sot po shkon drejt rrënimit, e t’i rikthesh turistët nesër në Durrës kërkon punë shumë më të madhe. Ta bësh jetën e qytetarit me më pak stres, kjo është detyrë funksionale e çdo të zgjedhuri vendor apo qendror”, tha ministri i mjedisit Koka./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Murrizi bën deklaratën e fortë/ ‘Brenda tetorit do të ketë arrestime të ish-ministrave nga SPAK!’

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Pa Protokoll”, ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se javën tjetër do të ketë arrestime të ish ministrave nga SPAK.

Ai tha se ka informacione se do të ketë arrestime të ish ministrave që sipas tij mund të jenë të lidhur me incerenatorët.



“Do të ketë arrestime ish ministrat javën që vjen ose brenda muajit tetor. Kam informacioneve që flas, se unë nuk shoh filaxhan, Nuk di të them se të kujt partie kanë qenë, por hajduti nuk ka parti. Por do ketë arrestime të ish ministrave. 

Po të vini re në Kuvend u shty komisioni hetimor për incerenatorët, ndoshta dhe ata kanë informacion se SPAK mund të ketë vepruar para tyre dhe mund të arrestojë ndonjë ish ministër dhe për këtë ata kanë thënë pse duhet ta ngremë presim deri seancën tjetër”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Arrestohet ish-zyrtarja e lartë e ministrisë së Brendshme të Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ish -sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviq, është ndaluar të premten (15 tetor), njoftoi Radio Televizioni i Serbisë (RTS).

Sipas informacioneve jozyrtare banesa e saj është duke u bastisur dhe ajo po merret në pyetje, raporton RTS.

Ende nuk është deklaruar policia dhe ende nuk ka asnjë informacion për arsyet e ndalimit të saj.

Diana Hërkaloviç u emërua në pozitën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017.

Në atë kohë, funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviq – ministri aktual i Mbrojtjes i Serbisë. Hërkaloviq përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt.

Në fund të majit 2019, Hërkaloviç dha dorëheqjen nga pozita e saj pa dhënë arsye.

Vuçiq padit vetveten

Emri i saj u përmend përsëri në media në janar të këtij viti 2021, kur u raportua se Hërkaloviq ishte një nga të personat që është marrë në pyetje për çështjen e përgjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ministria e Brendshme dhe Prokuroria as nuk i konfirmuan dhe as i mohuan këto pretendime, dhe Dijana Hërkaloviq nuk ka folur asnjëherë për këtë.

Në mesin e vitit 2020, tabloidet pro-qeveritare filluan të shkruajnë për lidhjet e supozuara të Hërkaloviç me një klan kriminal në Serbi. Por, policia dhe prokuria nuk kanë dhënë informacione lidhur me këtë.



Zyra e Prokurorit për krim të organizuar në Beograd ka akuzuar Veljko Bellivukun dhe grupin e tij në një rast të profilit të lartë. Bellivuk dhe 30 persona të tjerë ishin të dyshuar dhe nën hetim për pesë vrasje të rënda, trafikim të armëve dhe të drogës, një kidnapim dhe një dhunim seksual. Bellivuk u arrestua më 4 shkurt 2021 dhe më shumë arrestime vazhduan më vonë, në një rast që shokoi publikun serb.

LEXO EDHE:  Manastirliu ‘shuplakë’ Dumës/ Je grua nuk të shkon agresiviteti, hajde në parlament

LEXO EDHE:  Basha nervoz dhe në panik për humbjen/ Kërcënon kreun e OSHEE: E pret fat i zi

Diana Hërkaloviq u mor në pyetje për këtë rast dhe mediat raportuan se ajo u pyet për lidhjet e saj me Bellivukun.

Sidoqoftë, avokati i saj Nenad Tasiq i tha portalit Insider se policia i bëri pyetje në lidhje me rrethanat e rrezikimit të sigurisë së presidentit, Aleksandar Vuçiq dhe familjes së tij, dhe se ajo mohoi se kishte ndonjë njohuri për këtë.

Gjithashtu, avokati deklaroi se Hërkaloviq u pyet për njohjen e saj me Slavisha Kokez, ish -presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë. Kokeza u mor në pyetje nga policia për lidhjen e supozuar me grupin e Bellivukut, të cilën ai e mohoi.

Pas arrestimit të Bellivukut, presidenti i Serbisë e quajti atë dhe bashkëpunëtorët e tij një “degë” të klanit kriminal malazez dhe vuri në dukje se në Serbi ishin krijuar dy grupe kriminale.

Gazetarë hulumtuesë në Serbi kanë raportuar se Bellivuk dhe disa anëtarë të grupit të tij pretendohet se gjatë seancës gjyqësore deklaruan se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë kërkuar [Bellivukut] më shumë shërbime.

Këto shërbime përfshijnë kontrollimin e huliganëve të futbollit dhe protestave antiqeveritare.

Presidenti i Serbisë si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vullin i mohuan këto pretendime.

Opozita në Serbi kërkoi hetim në këto pretendime që e lidhin Bellivukun me zyrtarë të lartë shtetërorë./Rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Moti i keq ‘gjunjëzon’ Greqinë Veriore/ Përmbytet aeroporti i Athinës, mbyllen shkollat

Publikuar

-

Nga

Greqia Veriore është përfshirë nga nga moti i keq, duke shkaktuar përmbytje të shumta.

Në Selanik dhe Kalkidiki trafiku është ndërprerë plotësisht ndërsa ujërat kanë përmbytur shumë zona.

Rruga nacionale Selanik-Kavala në lartësinë e Retinës është gjithashtu e mbyllur.



Në të njëjtën kohë, lumi Anthemountas është tejmbushur, duke çuar në përmbytjen e aeroportit të Pereas, ndërsa ka bllokime të trafikut.

LEXO EDHE:  Protesta në SHBA/ Humbin jetën katër persona, mes tyre nje grua

LEXO EDHE:  Manastirliu ‘shuplakë’ Dumës/ Je grua nuk të shkon agresiviteti, hajde në parlament

Gjithashtu dhe shkollat pothuajse ​​në te gjithë Greqinë Veriore u mbyllen sot.

Deri më tani nga moti i keq në vendin fqinj ka humbur jetën një i moshuar makina e të cilit u rrëmbye nga uji.  Ndërkohë që Korfuzi ka shpallur edhe gjendjen e emergjencës./CNA.al

LEXO TE PLOTE