LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kaluan 10 tonë drogë në Itali/Apeli lë në burg 7 doganierë (Emrat)

8 Maj 2017, 14:57, Aktualitet CNA

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shqyrtoi sot apelimin e 10 prej doganierëve dhe punonjësve të policisë të arrestuar për trafikimin e 10 tonë droge drejt Italisë.

Apeli i Krimeve të Rënda la në fuqi vendimin për ?arrest me burg? për 7 prej të akuzuarve, konkretisht për shtetasit Mexhit Xhixha, Agron Kapllani, Roland Metani, Maliq Kadilli, Nezir Bardhoshi, Behar Sula, Gezim Dervishi.

Ndërkohë, Apeli ka ndryshuar masën e sigurisë nga ?arrest me burg? në ?arrest në shtëpie? për Edmond Luzi dhe Vladimir Ziu.

Punonjësit e doganës akuzohen për trafik ndërkombëtar narkotikësh, pasi kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 tonë kanabis sativa, nga Shqipëria në Itali. Këto ngarkesa kanë kaluar në shkurt dhe mars të këtij viti. CityNeës raportoi i pari për ngarkesën e kaluar në muajin shkurt, ku bëhej fjalë për kamionin me 8 tonë hashash.

18 të arrestuarit janë:

1. Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë
2. Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë
3. Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë
4. Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë
5. Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës
6. Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
7. Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
8. Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
9. Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
10. Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
11. Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
12. Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës
13. Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës
14. Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)
15. Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)
16. Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)
17. Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
18. Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës/CityNews

Lajmet e fundit nga