Connect with Us

Furtunë lëvizjesh në komisariatet e qarqeve/Ja emrat

Aktualitet

Furtunë lëvizjesh në komisariatet e qarqeve/Ja emrat

Publikuar

-

Furtuna Xhafaj ka prekur edhe komisariatet e qarqeve. Ditën e sotme janë njoftuar një lumë shkarkimesh dhe lëvizjesh në këto komisariate.

Shkarkohet Alfred Cenaj si shef i Komisariatit të Shkodrës dhe emërohet shef i Krimit të Organizuar në Durrës, ne vendin e tij emërohet Hamdi Shullani.

Shkarkohet, shefi i komisariatit të Pukës, Gazmend Demrozi dhe në vend të tij emërohet Pal Marku.

Ndërkohë shefin e Komisariatit Krujë, Erjon Ismaili tashmë do të jetë shef i stacionit të policisë në Fushë-Arrëz. Në Krujë shkon shef i Komisariatit Ervin Ndreu.

LEXO EDHE:  Zyrtare/3 drejtorët e qarqeve që i shpëtuan furtunës “Xhafaj”

Shef i Komisariatit Durrës do të jetë Saimir Duro. Në Korçë mësohet se shef komisariati do të jetë Niko Palla, në komisariatin e Maliqit emërohet Genti Diko ndërsa në komisariatin e Mirditës emërohet Ardi Receku./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Viti i ri shkollor nis me probleme në Korçë/ Mungojnë termometrat

Publikuar

-

Nga

Ky vit i ri shkollor ka nisur me problematika në qytetin e Korçës.

Mësohet se nëpër shkollat e këtij qyteti ka mungesë termometrash. Ndërkohë sipas protokollit matja e temperaturës si për nxënësit dhe mësuesit është e detyrueshme. Nga ana tjetër kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo ka reagur për situatën, teksa thotë se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt.



Kujtojmë se ky vit shkollor nuk është i zakonshëm për shkak të koronavirusit. Nxënësit dhe mësuesit duhet të matin temperaturën para se të futen në ambientet e klasës, gjithashtu edhe maska është e detyrueshme për të dyja palët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Basha këshillon nxënësit/ Ju lus të silleni me vetëdijen se nga sjellja juaj varen jetë njerëzish

Publikuar

-

Nga

Basha këshillon nxënësit/ Ju lus të silleni me vetëdijen se nga sjellja juaj varen jetë njerëzish

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të shkollës.

Me anë të një mesazhi ne rrjetet sociale Basha theksoi se “Askush nuk do donte që dita juaj e parë e rrugëtimit drejt dijes të ishte si kjo e sotmja në mes të pandemisë, shoqëruar me masa të veçanta që e bëjnë të vështirë këtë fillim shkolle.”

Sipas tij ky do jetë një vit sfidues dhe shtoi se normaliteti ka për tu kthyer serish, por që kjo gje te ndodh duhet të zbatohen masat.



“Urime të gjithë gjimnazistëve në këtë vit sfidues! E di se do ta keni të vështirë të ruani distancën, pasi e tillë është edhe energjia e moshës, por ju lus të silleni me vetëdijen se nga sjellja juaj varen jetë njerëzish.

LEXO EDHE:  Dëbora arrin deri në 1.2 m/ Probleme të mëdha në disa qarqe

LEXO EDHE:  Lëvizjet në polici-Zbulohen dy drejtorët e parë që lëvizin/Ku pritet të emërohen

Normaliteti do rikthehet sërish, e ju mund të kapni kohën e humbur me njëri-tjetrin. E vetmja gjë që nuk kthehet është jeta. Prandaj lutja ime për të gjithë ju është: respektoni masat, ruani veten dhe njëri-tjetrin.
Ditë më të mira na presin!” përfundoi Basha.

LEXO TE PLOTE

Bota

Corona dhe BE/ Bashkë apo të ndarë kundër Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Corona dhe BE/ Bashkë apo të ndarë kundër Covid-19?

Në fillim të pandemisë, BE e pati të vështirë të gjejë një strategji të përbashkët. Ndërkohë po bashkëpunohet më shumë. E megjithatë BE i ka deri diku duart e lidhura.

Kur të takohen të hënën e të martën (14-15.09) anëtarët europianë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë diçka do të jetë ndryshe: Pandemia e detyron OBSH të zhvillojë takimin e parë virtual. Tema kryesore e takimit të shkurtuar, sigurisht pandemia e Coronës. Sipas të dhënave të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, (ECDC) në hapësirën europiane bashkë me Britaninë e Madhe ka më shumë se 2.500.000 vetë të testuar pozitivisht me virusin SARS-CoV-2 (gjendja e 13 shtatorit). OBSH e vlerëson solidaritetin e madh brenda vendeve europiane. “Kjo është vërtet impresionuese. Përkundër të gjitha gjasave madje edhe kur kufijtë ishin të mbyllur, kemi pasur shumë mbështetje”, thotë Dorit Nitzan, drejtoreshë e Emergjencës në Zyrën Rajonale të Europës për OBSH. Tek Europa për Organizatën Botërore të Shëndetësisë nuk renditet vetëm kontinenti, por edhe Azia Qendrore dhe Izraeli.

Fillimi me probleme

E parë nga jashtë në fillim solidariteti europian nuk ishte aq madh. Gati në mënyrë të njëanshme, Franca, Gjermania, dhe Zvicra ndaluan apo kufizuan eksportin e veshjeve mbrojtëse mjekësore. Tregu botëror atë kohë gati ishte bosh. Po ashtu pa ujdi mes tyre vendet e BE mbyllën kufijtë me fqinjët. “Ishin në të vërtetë vendet anëtare, që e frenuan Parlamentin Europian dhe Komisionin Europian tek bashkëpunimi”, vlerëson eurodeputeti dhe zëdhënësi për çështjet e shëndetësisë i Partive Popullore Europiane, Peter Liese.

Problemi është se në BE për çështjet e shëndetit publik është çdo vend vetë përgjegjës . BE vetëm mund të mbështesë në këtë pikë. Vërtet që me ECDC ka një agjenci europiane të shëndetësisë, por ajo ka vetëm “kompetenca shumë të thjeshta”, thotë Liese. “Ata lejohen të bëjnë analiza, por përkundër autoriteteve kombëtare nuk mund të japin rekomandime.” Sipas Peter Liese, kjo ka për të ndryshuar. “Në javët e ardhshme do të ketë një propozim për forcimin e këtij institucioni.



Peter Liese, konservator europian dhe mjek vlerëson pozitivisht edhe bashkëpunimin aktual në luftimin e pandemisë. Pas një fillimi me probleme, gjendja “është dukshëm më e mirë”. Kur spitalet ishin të mbingarkuara, vendet europiane morën pacientë nga vende të tjera anëtare dhe dërguan ndihma apo personel mjekësor.”Ne kemi ndryshuar ligjet me qëllim që të ndihmohet pa burokraci”, thotë Liese. Edhe rregullat për verifikimin e vaksinave të reja janë ndryshuar, “me qëllim që kjo teknologji të futet shpejt në treg.”

LEXO EDHE:  Vlora, Berati dhe Tirana, qarqet me numrin më të lartë të aborteve

LEXO EDHE:  Zyrtare/3 drejtorët e qarqeve që i shpëtuan furtunës “Xhafaj”

Ndërkohë ka edhe tendera të përbashkët për veshjet mbrojtëse mjekësore apo vaksina, që BE do t’i sigurojë. Krerët e shteteve dhe qeverive të BE në korrik pas diskutimesh të gjata vendosën krijimin e një fondi 750 miliardë euro për rimëkëmbjen. Por ende nuk ka një zgjidhje të përbashkët për zhvillimin e aplikacioneve paralajmërues kundër Coronës, dhe ato nuk funksionojnë në vende të tjera. Tani Parlamenti Europian ka përpara një detyrë: të miratojë një ligj për mbrojtjen nga katastrofat. Bëhet fjalë që Komisioni vetë të sigurojë materialet e duhura në rast katastrofe pa kaluar njëherë rruga nga vendet anëtare. Edhe një katalog kërkesash është pak para miratimit, ai synon të çlirojë Europën nga varësia e prodhimit të ilaçeve në Kinë apo Indi. “Ne duam të ndryshojmë kuadrin ligjor në mënyrë të tillë, që t’ia vlejë sërish prodhimi i ilaçeve në Europë”, thotë Liese.
Një rrugë e gjatë përpara

Fillimi i verës ishte një moment i shkurtër pauze. Nga korriku shifrat e Coronës po rriten kudo. Ndërkohë ka ditë, ku në hapësirën ekonomike europiane dhe Britaninë e Madhe ku shënohen më shumë infeksione të reja se në një ditë të vetme në prill, edhe nëse kjo lidhet me shtimin e testimeve. Franca ka kaluar kufirin e 10.000 infeksioneve në ditë. Të dielën kancelari austriak, Sebastian Kurz bëri fjalë “për fillimin e valës së dytë”.

Drejtoresha e OBSH për Europën, Dorit Nitzan është e shqetësuar, se me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit sërish mund të kemi kufizimin e jetës publike deri në një “lockdown” të dytë. “Kjo do të dëmtojë këdo. Kemi mësuar gjatë pandemisë, se shpëtimi i jetës dhe mbrojtja e bazës jetësore shkon dorë për dorë.” Kurse politikani europiane Peter Liese është realist. “Na duhet të përgatitemi për kohë të vështira.” Prandaj BE duhet të jetë e bashkuar. “Po qe se secili bën çfarë do, dhe njerëzit nuk e kuptojnë këtë, atëherë kjo shkakton pasiguri.” Liese kritikon faktin që Hungaria ka mbyllur kufijtë për shumë europianë, por çekët lejohet të udhëtojnë, megjithëse edhe aty infeksionet janë shtuar. “Secili prej nesh është përgjegjës për të mbrojtur personat e rrezikuar”, mendon Dorit Nitzan. Sipas saj disa e marrin me mendjelehtësi infektimin, duke injoruar edhe pasojat afatagjata të pandemisë. “Shqetësohem, kur shoh që njerëzit protesojnë kundër masave të mbrojtjes. Më shqetëson, kur dëgjoj, që presim të krijohet imuniteti i tufës, apo që pandemia nuk ekziston.”

LEXO TE PLOTE