LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tkurrja e fletës së votimit/Ky është vendimi që do të marrë KQZ të hënën

7 Maj 2017, 13:42, Aktualitet CNA

Komisioni qëndror i zgjedhjeve ka njoftuar ditën e sotme se të hënë në orën 11:00 do të mblidhet për të miratuar përmbajtjen e fletës së votimit për 18 qershor.

Miratimi i kësaj flete të votimit vjen pas tkurrjes së saj për shkak të mosregjistrimit të partive opozitare në zgjedhje.

Nga 66 parti që ishin parashikuar, tashmë pritet që fleta e votimit të ketë vetëm 15 parti.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka mbyllur sot përfundimisht procedurën e pranimit të listave të kandidatëve, do të jetë shorti ai që do të vendosë renditjen e këtyre partive në listën e votimit./CityNews

Lajmet e fundit nga