LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Orët e fundit për dialog/Basha mesazh të prerë Ramës e Metës: Lodheni kot!

7 Maj 2017, 10:50, Aktualitet CNA

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka drejtuar një mesazh të fortë kreut të PS, Edi Rama, dhe Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta, për zgjedhjet parlamentare.

Basha tha se Rama dhe Meta po lodhen kot, pasi zgjedhje më 18 qershor nuk do të ketë. Kreu i demokratëve duket i vendosur për të mos u tërhequr nga kërkesa për qeveri teknike.

Kjo deklaratë e fortë vjen në orët e fudit të afatit të vendosur nga kryeministri Rama për negociatat mazhorancë-opozitë për zgjidhjen e krizës politike. Ky afat skadon sonte në mesnatë, por deri më tani qëndrimi i Bashës është i prerë.

?Rama-Meta kot lodhen. S?ka zgjedhje më 18 qershor, pa qeveri teknike?, tha Basha nga çadra, e cila ndodhet prej rreth 80 ditësh në shesh para kryeministrisë./CityNews

Lajmet e fundit nga