Connect with Us

Nga Enton Abilekaj/Pse heshtin Mediat kur i sulmon Basha?

Aktualitet

Nga Enton Abilekaj/Pse heshtin Mediat kur i sulmon Basha?

Publikuar

-

Për të disatën herë Lulzim Basha I sulmoi mediat kryesore në vend. Në roline njeriu që ka ardhur nga jashtë sistemit, në rolin e njeriut që nuk I ka udhqyer me tendera apo me leje pronarët e “Korporatave mediatike”, në rolin e njeriut që nuk e ka përfirtuar në këmbim mbështetjen e tyre. Një rol që e luajti Donald Tramo në Amerikë, apo Bepe Grilo në Itali si njerëz që vinin nga jashtë sistemit. Megjithëse Basha është në një rol të huazuar që nuk I takon, mediat e sulmuara heshtin. Nuk kemi luftë si Sandri me Edi Ramën, nuk kemi sqarime për shërbimin që po kryejnë, nuk ka as reagim korporativ as reagim profesionist. Kjo nuk është vetëm heshtja e atyre që nuk kanë c të shpjegojnë, e atyre që kërkojnë mirëkuptim në heshtje për shërbimin e detyruar mediatik, e atyre që janë marrë peng nga Kryeministri bashkë me biznesin e tyre, apo që po përkëdhelen me biskota si shpërblim për shërbimin besnik. Kjo është heshtja e atyre që kanë frikë se Basham und të vijë në pushtet dhe do t’u duhet të bëjnë me të të njëjtën kontratë që bënë me Ramën, e atyre që besojnë se Basha, ashtu si Rama në opozitë, po bën presion sot që nuk ka mbështetjen mediatike, por do të sillet njësoj si Rama nesër. Ndaj heshtin deri sa të dalë rezultati I zgjedhjeve, sa të kuptohet kush është fituesi në këtë kaos. Pas kësaj, ata do të marrin guximin, të flasin. Kundër kujt? Varet nga rezultati…/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Rritja e pagave për mjekët”/ Spahia “demaskon” Ramën: Po tenton të mashtrojë për herë të dytë

Publikuar

-

Nga

“Rritja e pagave për mjekët”/ Spahia “demaskon” Ramën: Po tenton të mashtrojë për herë të dytë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot  punimet në maternitetin e ri të Beratit, shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Gjatë një bashkëbisedimi me stafin mjekësor, Rama foli për rritjen e pagave, ndërsa theksoi se do të bëhet një ndërhyrje me synimin që pagat të kenë një rritje të konsiderueshme, rreth 40%.

Këto deklarata të kryeministrit janë komentuar dhe nga ish deputeti i PD-së Bardh Spahiu, i cili shkruan se Rama po tenton të mashtrojë për herë të dytë me të njëjtin model, si para zgjedhjeve të 2017-ës.

“Mashtruesi kronik genjen fiks si para zgjedhjeve te kaluara!

Edi Rama ka dy muaj që spërdridhet, se do u rrisë pagat personelit shëndetësor dhe ende nuk u thotë një shifër konkrete. Në stilin e mashtrimit, hedh në publik shifrën 40% për rritje pagash, por thotë se nuk është ende shifra finale dhe se nuk e ka të sigurt nëse do arrihet!



Nuk është dicka e re: rritja e dozës së mashtrimit i vjen me llogaritë për zgjedhjet.

E ka bërë edhe 4 vite më parë. Në tetor 2016 Edi Rama premtonte rritje pagash e pensionesh, meqë sipas tij ekonomia ishte rritur! E propagandoi deri në dhjetor, ndërsa hyrjen në fuqi, e vendosi më 1 Mars! MASHTRIM.

LEXO EDHE:  Basha prezanton kandidatin për Bashkinë e Pustecit

LEXO EDHE:  Heshtje varri/ Çfarë u fsheh me anullimin e vizitës së Bashës në SHBA

Edi Rama po tenton të mashtrojë për herë të dytë me të njëjtin model, si para zgjedhjeve të 2017-ës. Këtë herë, në vitin e 8 në pushtet ka një gropë të madhe në buxhet për shkak të koncesioneve e tenderave korruptivë dhe këtë e dëshmon edhe rritja e papunësisë për shkak të Covid-19, situatë të cilën po e injoron edhe pse shqiptarët i rrënoi ekonomikisht me politikat e veta të makutërisë!

Sigurinë për humbjen e ka të qartë e prandaj spërdridhet duke ricikluar të njëjtin model mashtrimi si atëherë kur kërkonte mandat të dytë!

Por tani shqiptarët e dinë me kë kanë të bëjnë! Eshtë fakt se Edi Rama i ka braktisur qytetarët në momentin më të vështirë, përballjen me Covid-19! Po mashtron sa të mundet vetëm që të ketë mundësi të vazhdojë të abuzojë me taksat e pasuritë e këtij vendi! Thjesht bëhet qesharak! Cdo qytetar, i djathtë, i majtë apo i paangazhuar e njeh mirë tashmë dhe prandaj Edi Rama do largohet me turp si kryeministri më i paaftë në historinë e këtij vendi! “/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ina Zhupa ngre alarmin/ Një në katër vdekje në Shqipëri vjen si pasojë e ndotjes së ajrit

Publikuar

-

Nga

Ina Zhupa ngre alarmin/ Një në katër vdekje në Shqipëri vjen si pasojë e ndotjes së ajrit

“Një në katër vdekje në Shqipëri vjen si pasojë e ndotjes së ajrit”.

Ky është alarmi që ka ngritur pak minuta më parë zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, duke u bazuar në një shkrim të medias ndërkombëtare BBC.

Për këtë përfundim, BBC i referohet një raporti të Agjencisë së Mjedisit të BE. Zhupa ka fajësuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për ndtjen e ajrit, pasi deklaron se kryeqyteti është betonizuar masivisht.



“Sipas raportit Shqipëria është një nga vendet ku numri i vdekjeve nga ndotja është rekord, gati 23 përqind e totalit te vdekjeve. Tirana është qyteti me ndotjen më të madhe, qyteti që po rrit përditë rrezikun e vdekjes së qytetareve të tij me ndotjen që vetëm shtohet si pasojë e betonizimit masiv dhe të pakufijshëm të saj.

LEXO EDHE:  A keni të njëjtin qëndrim me Berishën për mos të hyrë në zgjedhje me Ramën?/ Basha jep përgjigjen epike

LEXO EDHE:  “Qeveria ka frikë nga shifrat”/ Basha i bën thirrjen urgjente Ramës, "të shpëtohet ekonomia"

Përkundrejt propagandës së Veliajt me pemë edhe me biçikleta, kemi një Tiranë që është betonizuar masivisht. Kullat janë bërë e zakonshme e zonës kryesore të qytetit të Tiranës. Ajri që ne thithim në Tiranë është i rrezikshëm për shëndetin tonë, është burim kanceri dhe burim vdekjeve.

Për shëndetin e fëmijëve tanë, për shëndetin e prindërve tanë, për shëndetin tonë, duhet ndalur kthimi i Tiranës në qytetin e vdekjeve nga ndotja e ajrit, në qytetin e pajetueshëm nga betonizimi!”, shkruan Zhupa në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Ambasadori Kosnett kritika qytetarëve të Kosovës/ Nuk po e marrin seriozisht pandeminë

Publikuar

-

Nga

Ambasadori Kosnett kritika qytetarëve të Kosovës/ Nuk po e marrin seriozisht pandeminë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk janë duke e marrë shumë seriozisht pandeminë e koronavirusit, si dhe ka kërkuar nga secili që të marrë përgjegjësi personale për të luftuar pandeminë.

“E kuptoj plotësisht pse bizneset duan të mbesin të hapura, pasi që edhe sikur të isha vetë pronar i një restoranti do të doja të ishte i hapur dhe të mund të ushqeja familjen time dhe të siguroja punë për punëtorët e mi. Nuk po e kritikoj këtë, por do të kërkoja nga secili që të marrë përgjegjësi personale për të luftuar pandeminë”, ka thënë Kosnett në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka folur edhe për shembujt kur qytetarët e Kosovës nuk respektojnë masat kundër pandemisë.

“Duhet të them se unë eci nëpër rrugë, njerëzit nuk po i mbajnë maskat ose nuk po i mbajnë si duhet. Njerëzit nuk po i lajnë duart aq shumë. Mendoj se është e rëndësishme që njerëzit t’i marrin këto masa, që nuk kushtojnë shumë para, në mënyrë që të mbrojnë veten dhe anëtarët e familjeve të tyre. Kur kaloj afër kafiterive, shoh plot të rinj, që kryesisht janë meshkuj, nga familje e grupe të ndryshme, që rrinë ulur, duke u qeshur me njëri tjetrin, gjysmë metër larg njëri-tjetrit dhe pastaj kthehen në shtëpitë ku jetojnë me të afërm më të moshuar. Nuk ka nevojë që kjo të ndodhë”, ka thënë Kosnett në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

LEXO EDHE:  Takimi historik/Momenti kur Rama dhe Basha japin lajmin e mirë dhe shtrëngojnë duart

LEXO EDHE:  Basha tek Krimet e Rënda/ Zbulon çfarë tha para prokurorëve belgë

Sipas tij, luftimi i pandemisë nuk është punë vetëm për qeverinë, derisa ka lavdëruar mjekët, stafin tjetër shëndetësor, policinë, të cilët sipas tij, po bëjnë punë të shkëlqyeshme, duke u përpjekur që ta mbajnë vendin e sigurt.



Ambasadori amerikan tha se SHBA-ja e ka ndihmuar në masë të madhe Kosovën për luftimin e pandemisë.

“Ne kemi ofruar aparatura, mjete, ventilatorë që janë drejtuar për në Kosovë nga presidenti Trump. Ne kemi ofruar po ashtu teste, pajisje higjienike, por po ashtu edhe kemi shkëmbyer shumë ide me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me zyrtarë të tjerë”, ka thënë Kosnett.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë paraqitur në muajin mars.

Deri më tani, numri i të infektuarve ka arritur në 15.142, prej të cilëve 12.674 janë shëruar, ndërsa 615 kanë vdekur.

LEXO TE PLOTE