LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyshërit duan ta shohin “murgeshë”/Por ja çfarë ju bën 17-vjeçarja

7 Maj 2017, 14:50, Aktualitet CNA

Kristi ka ftuar sot gjyshërit e saj, Jahon dhe Asimen, në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në ?E Diela Shqiptare?, moderuar nga Ardit Gjebrea, pasi ata ?e detyrojnë? të sillet si vajzë fshati.

Kristi, 17-vjeçarja nga Mbrakulli i Beratit, rrëfen se prindërit e saj emigruan në Greqi kur ajo ishte vetëm 1 vjeç, ndaj ajo u rrit me gjyshërit. Kur Kristi ishte 7 vjeç, prindërit e saj u rikthyen dhe u shpërngulën në Tiranë për rreth 10 vite. Por ata shkuan sërish në Greqi dhe gjyshërit e saj nuk e lejuan Kristin të shkonte me ta sepse nuk dëshironin që ajo të ndërpriste studimet.

Kristin e shqetëson fakti që duhet të sillet si vajzë fshati, gjë që gjyshërit e imponojnë ta bëjë sepse nuk duan që njerëzit ta paragjykojnë.

?Duan të më shikojnë si murgeshë, me gjëra të gjata!?

Jaho dhe Asime pranojnë ftesën për të qenë pjesë e rubrikës ?Ka një mesazh për ty? dhe vijnë në studion e ?E diela shqiptare?. I pyetur nga Arditi se kush mendojnë se mund t?ua ketë bërë këtë surprizë, Jaho thotë se ka 6 fëmijë, 6 nipër e 5 mbesa, ndaj nuk e di se kush mund të jetë. Në ekranin e murit ndarës shfaqet Kristi, e cila ka një mesazh për ta.

Kristi ? Gjyshi, nëna, dua t?ju kërkoj falje nëse ju kam mërzitur këto muaj. Por unë e di shumë mirë që ju më kuptoni edhe unë ju kuptoj sepse nuk është e lehtë.

Jaho ? Ne të falënderojmë për këtë surprizë që na ke bërë dhe ne jemi munduar që të të ndihmojmë sa më shumë që ti të vazhdosh shkollën.

Arditi ngacmon gjyshërit e Kristit, duke u thënë se ajo do të bëhet modele për një sfilatë të brendshmesh. Ndërsa Kristi u thotë se nuk do që të përshëndesë të gjithë njerëzit e fshatit, vetëm ata që e kanë rrespektuar dhe se Asimja nuk duhet të ndërhyjë në përzgjedhjen e veshjes së saj.

Asime ? I kam thënë që vish rroba serioze, se është edhe ftohtë jo se e them unë.

Arditi ? Do ta martojmë në fshat apo në qytet?

Asime ? Jo, në fshat nuk e martoj unë.

Arditi ? Ta martojmë jashtë shtetit më mirë?

Jaho ? Ku të jetë kismeti. Nuk i dihet fatit të vajzës, mund të jetë edhe jashtë shtetit.

Kristi ? Ëëë.. jashtë shtetit. Këtu ka një kleçkë gjyshi. Kam një hallë që jeton në Itali dhe pronari i saj është italian. Ai ka një djalë dhe gjyshi do shumë që të më shikojë me atë.

Jaho ? Ajo e di vetë, nuk i ndërhyjmë ne.

Kristi përqafon gjyshërit e saj, duke na treguar se edhe pse mund të kenë mendime të ndryshme me njëri-tjetrin, dashuria do t?i bashkojë gjithmonë./tvklan

Lajmet e fundit nga