LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Anuloi zgjedhjet në Kavajë/Rama nis ditën me një mesazh provokues!

7 Maj 2017, 07:42, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sot disa imazhe nga qyteti i Kavajës për të uruar këtë të diel. Kavaja duhet të votonte sot për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, por vetëm dy ditë më parë Rama tërhoqi kandidatin, duke anuluar kështu zgjedhjet.

Ndërsa, sot kryeministri Rama e ka nisur ditën me një imazh nga Kavaja, duke përqasur përmes fotove ndryshimin që ka pësuar qyteti nga viti 2013.

?MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë më këtë imazh të Kavajës më 2013 dhe mbrëmë?
Në katër vitet e fundit për Kavajën është bërë më shumë se në 25 vjet të marra së bashku. Ende edhe më shumë mbetet për t?u bërë, por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara #PërKavajënQëDuam? #PërShqipërinëQëDuam???? me #Drejtësi #Shtet? #Punë? #Mirëqenie? me #PartinëSocialiste??, shkruan kryeministri./CityNews

Lajmet e fundit nga