Sa ndikon Berisha te Basha?/Habit përgjigja e ish kryeministrit

6 Maj 2017, 16:04, Aktualitet CNA

Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha gjatë intervistës së tij në ?Kjo Javë? në News24 është pyetur në lidhje me ndikimin që ai ka te Lulzim Basha.

Teksa u shpreh se ai Bashën e këshillon dhe ia thotë mendimin e tij pa u kursyer, tregoi se më shumë se sa të Basha në fakt ai ndikon te Edi Rama dhe vendimet.

“Unë Lulzim Bashën e këshilloj në lidhje me vendimet që ai merr. Ia them gjërat siç i mendoj pa u kursyer, por më shumë ndikoj në vendimmarrjen e Edi Ramës se sa të Lulzim Bashës, ai më shumë merret me Facebook-un tim sesa me Facebook-un e vet që ia mbajnë të tjerët. Ai mendon se nuk e njoh, por unë ia njoh stilin kur shkruan, tha ndër të tjera Berisha./CityNews

Lajmet e fundit nga