LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia jep versionin përfundimtar/Kujt iu vendos tritoli sot në Elbasan

6 Maj 2017, 13:58, Aktualitet CNA

Policia jep e Elbasanit ka dhënë  versionin zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme në këtë qytet.

Sipas informacionit të policisë në Lagjen ?Luigj Gurakuqi?, në Bulevardin kryesor në kryqëzimin ?Kristoforidhi?, përmes një telefonate anonime është thënë se poshtë një automjeti ndodhet një pako e zezë me lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat kanë evakuuar personat përreth duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Menjëherë pas Policisë, në vendngjarje kanë arritur edhe xhenierët, të cilët kanë bërë çaktivizimin e lëndës plasëse.

Nga këqyrja paraprake rezultoi se brenda pakos kishte rreth 300 gramë lëndë eksplozive si dhe një aparat celular.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për të përcaktuar nëse lënda eksplozive ishte vendosur me qëllim shpërthimin e automjetit në pronësi të shtetasit F.V që ndodhej i parkuar, apo ka pasur destinacion tjetër./CityNews

Lajmet e fundit nga