LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Killeri me pagesë" flet nga qelia/E vërteta e vrasjeve

6 Maj 2017, 08:07, Aktualitet CNA

Alfred Qefalia, i akuzuar si ?vrasës me pagesë? dhe se i ka dhënë ndihmë Kristi Pines në një plagosje të ndodhur në periferi të Tiranës, hedh poshtë akuzat e ngritura ndaj tij. Ai thekson se prokuroria ka kërkuar që të bëhet një riekspertim për ngjarjen që akuzohet, ndërsa pretendon se hetuesit mund të ndryshojnë gëzhojat që u sekuestruan ditën kur ndodhi krimi. Në një intervistë për ?Gazeta Shqiptare?, 33-vjeçari tregon edhe për dhunën sistematike dhe presionet që i janë bërë nga oficerë të policisë në momentin që ai është arrestuar. ?Në krye të tyre qëndronte Ardian Çipa. Drejtues të policisë më kanë thënë se do të ma ngarkonin mua çdo ngjarje të pazbardhur?, tha Qefalia për ?GSH?.

Alfred, pak ditë më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka qenë seanca juaj e radhës. Çfarë ndodhi konkretisht?

Unë vetë nuk isha i pranishëm në sallën e qyqit dhe u përfaqësova nga avokati im. Gjykata nuk na ka marrë asnjë provë shkresore, ose më saktë nuk pranon as gjënë më të vogël nga ana e avokatit tim. Avokati ka kërkuar që të futen në dosje disa dokumente të vendndodhjes së banesës sime, të një harte që tregon vendin ku ndodhet banesa ime nga rruga kryesore e Tiranë-Elbasan. Kjo, pasi Kristi Pine në deklaratat që ka dhënë përpara gjykatës thotë se ka fjetur një natë në shtëpinë e Alfred Qefalisë. Gjatë kohës që unë i kam bërë pyetje, ai deklaron se shtëpia ime është 3-katëshe, ndërkohë që banesa ime është 5-katëshe. Këtë gjë unë e kam të vërtetuar edhe me letrat që kam dorëzuar që vitin 2008 për legalizim. E kam pyetur edhe se në cilin krah ndodhet banesa ime gjatë rrugës që shkon për në Elbasan nga Tirana, ai thotë ndodhet në krahun e djathë, ndërsa realisht banesa ime ndodhet në krahun e majtë. Dhe ndërkohë që të gjitha letrat që janë bërë gati nga ana e avokatit tim, gjykata nuk i pranon. Letrat vërtetojnë të gjitha gënjeshtrat e Krisi Pines, i të ashtuquajturit ?i penduari i drejtësisë?, sepse i penduar nuk mund të quhet një njeri që gënjen, por një njeri që tregon vetëm të vërtetën. Këto kërkesa janë depozituar kohë më parë, por në seancën e para dy ditëve gjykata mori vendimin se këto kërkesa nuk pranohen si fakte e prova. Po ashtu, në seancë, prokuroria kërkoi edhe një riekspertim të vendit të ngjarjes. Këtë gjë mendoj se po e bëjnë në tip presioni, pasi para pak ditësh, dy prokurorë të rrethit të Tiranës më kanë ardhur këtu (në qeli) për kallëzimin që unë kam thënë në gjykatë që të ngrihet çështje penale ndaj atyre personave që më kanë dëmtuar kaq rëndë. Gjendja ime dukej qartë se në momentin që unë jam arrestuar, fotot e mia në media janë shfaqur bardhë e zi për shkak të fytyrës sime të dëmtuar dhe brinjët i kam pasur të thyera, ndërkohë që fotot e tjera jepen me ngjyra.

Doni të thoni se në momentin që jeni arrestuar ndaj jush është ushtruar dhunë?

Jo vetëm në momentin e arrestimit, por edhe gjatë kohës që unë kam qëndruar atje. Më kanë mbajtur 14 ditë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, që kjo nuk është në asnjë rregullore. Gjatë këtyre 14 ditëve është ushtruar dhunë sistematike ndaj meje.

Mund të thuash ndonjë emër të oficerëve që ju kanë dhunuar?

Në krye të tyre qëndronte ish-drejtori. Dhe kur para pak ditësh më erdhën prokurorët këtu dhe bëra kallëzimin e firmosa dokumentet, dhashë edhe emrat e atyre që më kanë dëmtuar kaq rëndë.

I keni kërkuar gjykatës se me çfarë argumenti kërkesat tuaja nuk pranohen?

Po. Në sallën e gjyqit kam kërkuar gjatë gjithë kohës që të më paraqesin prova e fakte, madje edhe dëshmitarë. Por, trupa gjykuese gjithmonë më ka thënë ?duhet të presësh momentin?. Ndërkohë që po përfundonin dëshmitarët, unë i kam paraqitur këto fakte, por gjykata më tha se ?duhet t?i kishe paraqitur më përpara?. Si duhet t?i kisha bërë më përpara kur gjithmonë më kanë thënë ?prit momentin??

Ju thatë se prokuroria kërkoi një riekspertim në vendin e ngjarjes? Pse u kërkua diçka e tillë?

Kërkojnë një riekspertim të vendit të ngjarjes që është bërë për çështjen që unë akuzohem. Kjo, sepse në ekspertizën që është bërë në vendin e ngjarjes 3-4 muaj para se të arrestohesha unë, ekspertët theksojnë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja, 3 gëzhoja janë 9 mm dhe 3 gëzhoja janë të një kalibri tjetër. Po ashtu, eksperti thekson se në vendin e ngjarjes janë përdorur dy lloj armësh. Ndërsa në deklaratë në gjykatë, Kristi Pine thotë se në ngjarje ka qëlluar vetëm ai me një model arme. Ndërsa tashmë prokurorët kërkojnë edhe një herë riekspertim, sepse sipas tyre ekspertët kanë bërë ndonjë gabim. Tashmë ata kërkojnë të ndërrojnë gëzhojat dhe të 6-ta gëzhojat të dalin të vetëm një kalibri dhe të mbështesin fjalët e ?të penduarit? Kristi Pine. Ndërsa tashmë, këta kërkojnë që të bëjnë një riekspertim që të ndërrojnë faktet dhe provat që të më nxjerrin fajtor, ose e bëjnë si tip presioni që unë të tërheq dorë nda denoncimi që u kam bërë atyre që më kanë dëmtuar kaq rëndë.

Do ta tërhiqni denoncimin?

Denoncimin unë nuk mund ta heq. Unë mund ta heq vetëm nëse ata do të më japin lirinë që mua më takon, sepse realisht jam i pafajshëm. Kur të më japin lirinë, jam dakord që ta tërheq denoncimin, por jo se dhuna ndaj meje nuk ka ndodhur. Jam gati të heq denoncimin vetëm që t?i bashkohem familjes sime.

Pak më lartë ju thatë se jeni dhunuar nga oficerë polici. Keni pasur presione që ju të pranonit akuzat e ngritura ndaj jush?

Sigurisht. Ata kushedi se çfarë kishin shkruar nëpër letra dhe më kapnin dorën, më fusnin me zor stilolapsin në dorë dhe më thoshin ?firmos këtu?. Ndërkohë që unë nuk shikoja as mirë nga sytë, sepse më kishin dëmtuar aq rëndë sa që sytë e mi ishin të gjithë të skuqur dhe më dhembnin aq shumë nga torturat. Arrija të dalloja vetëm ato me shkronja të mëdha dhe në një fjali lexova ?Letrën e lexova, e kuptova dhe dua ta firmos me dëshirën time pa prezencën e avokatit?. U kam kërkuar që letrën ta firmosja në prani të avokatit, kurse ata vetëm më dhunonin dhe më thoshin ?mos jep asnjë përgjigje, por vetëm firmos?.

E keni firmosur atë letër?

Jo. Nuk është firmosur as edhe një letër nga ana ime.

Për çfarë akuzoheni?

Si bashkëpunëtor në një plagosje në Shkozë. Sipas deklaratave të Kristi Pines, ?unë kam shkuar kam qëlluar me armë Edmond Çakmashin, ndërsa Alfred Qefalia më ka pritur me makinë rreth 500 metra më larg?.

Që nga momenti që jeni arrestuar, a keni pasur kërcënime?

Presion kam pasur që në ditën e parë që jam arrestuar. Më thoshin ?do të japim burg kapital. Do vdesësh në burg?. Unë akuzohem edhe për një çështje tjetër, për arratisjen nga burgu i Drenovës, sikur kam ndihmuar personat që janë arratisur. Atje kam një akuzë ?armëmbajtje pa leje? dhe ?dhënie ndihme për të arratisurit nga burgu?. Për këtë të fundit më kanë dhënë 3 vite burg, sepse aq ishte maksimumi. Ndërkohë që ?armëmbajtja pa leje? ka qenë 5 deri në 15 vite burg. Dhe gojarisht, ish-drejtori me një nëndrejtor që ishte atje, më tha ?ti do marrësh 15 vite burg për armëmbajtje?. Ndërkohë që këtu po vrasin dhe po dënohen më pak. Mua më dënuan me 16 vite.

Po familja juaj a ka pasur ndonjë kërcënim?

Familja ime nuk është se ka pasur ndonjë kërcënim, por nga ana e drejtuesve të policisë në atë kohë më thanë ?ne do të nxjerrim në televizor sikur për të gjitha ngjarjet që janë pa autor në Shqipëri dhe për bandat më të mëdha që janë vrarë nëpërmjet njëra-tjetrës që janë ende të pazbardhura, ne do t?i ngarkojmë ty në kurriz që ato banda të shkojnë të vrasin familjen tënde?. Dhe e bënë realitet, sepse në media e nxorën vrasës me pagesë. Ata thonë se unë kam shkuar kam marrë Kristi Pinen, ndërkohë që unë Kristi Pinen nuk e njoh fare. Edhe kur u arrestova, në Drejtorinë e Policisë nuk më bënë një herë një ballafaqim që të nxirrnin disa veta para tij dhe ai të thoshte kush është Alfredi nga këta.

Një thirrje ndaj autoriteteve shqiptare.

Unë kërkoj që të bëhet vetëm drejtësi dhe të mos lejojnë që të manipulojnë provat e faktet, të mos mbajnë kot në burg njerëz të pafajshëm dhe të mos kërkojnë që krimet që bën policia apo dikush tjetër nga këta zyrtarë, t?ua lënë njerëzve pa pasur prova. I bëj thirrje edhe trupit gjykues në Gjykatën e Krimeve të Rënda që ka dosjen tonë të pranojë faktet dhe provat që janë në realitet dhe jo ato që janë manipulime.

Lajmet e fundit nga