LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kaos me zgjedhjet në Kavajë/Çfarë ndodh kur nuk ka garë

6 Maj 2017, 21:23, Aktualitet CNA

Vendimi i Kryeministrit Edi Rama për të anuluar zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshmen Bashkinë e Kavajës ka futur në ?hall? Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, shkruan ?Panorama?.

Në Kodin Zgjedhor nuk është parashikuar në asnjë paragraf mundësia e çregjistrimit të kandidatëve 2 ditë para zgjedhjeve.

Një rast pothuajse i ngjashëm ka ndodhur në garën e vendoreve, ku në Bashkinë e Kurbinit u zhvillua gara me një kandidat. Kandidati i cili kërkoi të dorëhiqej nga gara, nuk u pranua të zëvendësohej për shkak të vakuumit ligjor.

Në këtë bashki zgjedhjet u zhvilluan vetëm me kandidatin e majtë, ndërsa kandidatit të dorëhequr iu shënua emri në fletën e votimit, edhe pse nuk donte të garonte. I kontaktuar nga ?Panorama?, kryetari i KQZ-së, Denar Biba, u shpreh se për çështjen e Kavajës, KQZ-ja do të dalë me një vendim, por pa dhënë sqarime të më tejshme.

Por, për këtë situatë të krijuar, edhe KQZ-ja është e paqartë si do të veprojë, pasi nuk ka ndodhur më parë që dy kandidatë në garë të japin dorëheqje pas një vendimi politik. Në përfundim të mbledhjes së KQZ-së, kreu i saj, Denar Biba, ka ftuar kolegë që të zhvillojnë një mbledhje vetëm për të diskutuar rreth mundësive për të dalë nga situata për rastin e Kavajës, që është një precedent i pandodhur më parë.

KODI ZGJEDHOR

Në Kodin Zgjedhor janë parashikuar vetëm tri mundësi për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në një zonë. Mundësi e logjikshme është ajo e nenit 169 pika c, e cila parashikon si variant shpalljen e pavlefshmërisë kur votimi nuk ka filluar apo është pezulluar për 5 orë rresht.

Ndërkohë që pikat e tjera ligjore, kur mund të kërkohet pavlefshmëria, flasin për fatkeqësi natyrore, apo për shkelje të rënda ligjore gjatë procesit të votimit. Një opsion tjetër është ai që KQZ-ja, duke parë zhvillimet dorëheqjeve të kandidatëve, t?i kërkojë Presidentit të anulojë dekretin e 7 majit dhe të dekretojë një datë tjetër për zgjedhjet e pjesshme në Kavajë, ose mundësia e zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme në datën e zgjedhjeve të përgjithshme, që sipas dekretit në fuqi është data 18 qershor./panorama

Lajmet e fundit nga