LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e fortë e Berishës/Si e kapa me presh në dorë "ushtarin" e Ramës

6 Maj 2017, 21:30, Aktualitet CNA

Pjesë nga intervista e ish-kryeministrit Sali Berisha

NISIDA TUFA: Po pra po a është gabim mos mbledhja e grupit parlamentar të PD?

SALI BERISHA: Kryetari mund ta kishte mbledhur, vetëm se vendimin për bojkotin e parlamentit e ka marrë grupi parlamentar i PD. Ky vendim ishte i detyruar nga lëvizja, nga revolucioni që filloi. Unë i mirëkuptoj kritikët tanë pse u larguam nga parlamenti, shumë e drejtë se s?mund të themi që nuk është. Por problemi është se revolucioni që nisi dhe që vazhdon pa ndërprerje, ata të cilët po vazhdojnë dhe po e bëjnë nuk e shihnin, nuk e përtypnin dot praninë tonë në parlament me kundërshtarët tanë. Ne jemi në çadër dhe bulevard, parlamenti për ne ka marrë fund thonin. Kështuqë në këtë kontekst nuk ishte ky një vendim i vullnetshëm por një vendim i diktuar nga revolucioni. Ndaj dhe them që një herë e udhëheq ndërsa herën tjetër të udhëheq ai ty.

NISIDA TUFA: Në mbledhjen e grupit parlamentar si i patë reagimet?

SALI BERISHA: Secili aty shprehu mendimin e vet por përveç mendimeve të njohura, mbështetja ka qënë totale për linjën që po ndiqet.

NISIDA TUFA: Në mbledhje e quajtët zonjën Topalli ?e deklasuar?.

SALI BERISHA: Ishte një shaka e imja ajo!

NISIDA TUFA: Gjithmonë ka pasur zëra se ju ndikoni në vendimmarrjet e zotit Basha. A qëndron kjo?

SALI BERISHA: E vërteta është se unë më shumë ndikoj në vendimmarrjet e Edi Ramës se të Lulzim Bashës, pasi më shumë ai lexon Facebookn tim se sa Facebookun e tij që ia mbajnë të tjerët, derisa shkruan dhe me pseudonime aty, harron që unë ia njoh stilin.

NISIDA TUFA: Sa i përket rrjeteve sociale ndoshta keni një gjë të përbashkët këtu me Ramën. Ju vijoni i qëndroni çdo postimi apo çdo përgjigjeje?

SALI BERISHA: Ka një dallim të madh mes rrjetit tim social dhe rrjetit të tij social. Njeriu i vetëm që merret me rrjetin tim social, është znj. Erla Mëhilli, administratore e rrjetit social, dhe Sali Berisha natyrisht. Edi Rama mban 38 rrogtarë në zyrën e shtypit vetem e vetëm për të zhurmuar rrjetin social të Sali Berishës. Dhe meqë jemi ketu, Erla Mëhilli ndonëse nuk ka dhunti zbuluesje por ka arritur të kapë, si i thonë fjalës, me presh në dorë njërin prej tyre dhe t?ja pohojë ai më fal Erla por unë e kam bërë sepse paguhem për këtë punë, njëri që e gjeti se cili ishte. Dhe ndonjëherë Erla, kur të shkruajë ose kujtime ose ndonjë status mund ta nxjerrë këtë. Pra kjo është vërteta. Pra, Edi Rama mban një ushtri të tërë. Pse ky dallim? Sepse ai trillon ndërsa unë them të vertetën, vetëm kaq. Unë them të vërtetën. Natyrisht janë bërë një mjet i jashtëzakonshëm, rrjetet sociale janë bërë një mjet komunikimi ku secili shpreh mendimin e vet, dhe unë përpiqem ti respektoj, ndonëse nuk me pëlqen kur përdorin ndonjë fjalë të papërshtatme por fundi fundit tani këto të hapura.

Lajmet e fundit nga