LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dalin detajet/Për kë ishte valixhja me lëndë plasëse në Elbasan?

6 Maj 2017, 12:44, Aktualitet CNA

Alarmi për bombë në qytetin e Elbasanit, pranë rrugës së Teatrit ?Skampa? ka shqetësuar për disa kohë të gjithë qytetarët e Elbasanit.

Arsyeja e këtij alarmi u bë konstatimi i një valixheje të dyshimtë të lënë në buzë të trotuarit, si dhe një tëlefonatë anonime në polici që njoftonte se bomba ishte vendosur ngjitur një automjeti tip Golf.

Sapo policia mbërriti dhe largoi të gjithë njerëzit përreth zonës, konstatoi se alarmi në fakt nuk ishte fals dhe fill më pas me mbërritjen e forcave xheniere u zbulua se në valixhe ndodhej një lëndë plasëse.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, kush ishte autori i lënies së valixhes me lëndë plasëse dhe cili ishte qëllimi.

Policia ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë në bizneset përreth për të hedhur dritë rreth ngjarjes./CityNews

Lajmet e fundit nga