Aktualitet
Basha nga çadra/Rruga e vetme për zgjedhje të lira
Në fjalën e tij nga çadra e protestës, Lulzim Basha u ndal sërish te zgjedhjet e lira e të ndershme. Basha tha para protestuesve se për këtë duhet edhe njëherë një bashkim i madh i shqiptarëve në këmbë.
Duke e cilësuar këtë si bashkimin më të madh, kryemodekrati tha shtoi se me pjesëmarrje masive do t’i tregohet kupolës politike të republikës së vjetër se shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk do të pranojë kurrë zgjedhje pa opozitën.
“Terheqja nga Kavaja nuk eshte lemoshe, por zmbrapsje e detyruar nga refuzimi i kavajasve per t’u bere pjese e fasades dhe nga frika e marshimit me te madh popullor ne Kavaje dhe nga atje ne gjithe Shqiperine ane e mbane. Ndaj mos kemi iluzion se procesi i kthimit te zgjedhjeve te lira do te kete sukses pa patur edhe njehere bashkimin me te madh te shqiptareve ne kembe te vendosur per t’i treguar me pjesemarrjen me masive kupoles politike te republikes se vjeter se shumica derrmuese e shqiptareve nuk do te pranoje kurre zgjedhje pa opoziten te diktuara nga krimi dhe droga. Te vetmet zgjedhje qe ky vend do te mbaje jane zgjedhjet e lira dhe te ndershme”, deklaroi Basha./CityNews
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela paralajmëron fundin ‘tragjik’ për Ilir Metën/ Zbulon kush e merr postin e Presidentit
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka dalë me një parashikim, ku ka nënkuptuar se Ardian Dvorani do shkojë drejt presidencës pas shkarkimit të Ilir Metës....

Video-Meta largon eskortat/ Vizitë misterioze në një banesë në Vlorë
Duke qenë se zgjedhjet po afrojnë dhe sondazhet treguan se LSI po shkon drejt shkrirjes, presidenti Ilir Meta është vënë në lëvizje për të shpëtuar...