LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-përgjimi Braho-Legisi dhe fati i videos ku Meta u kap me bllok në dorë

5 Maj 2017, 11:33, Aktualitet CNA

Mbrëmjen e djeshme ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një audio-përgjim, me  personazh qendror dy politikanë, Spartak Braho dhe Ndre Legisi, e cila nga CityNews, u vlerësua e ngjashme me përgjimet e një viti më parë të kryeopozitarit maqedonas, Zoran Zaev, që tronditën qeverinë, detyruan ndërhyrjen e ndërkombëtarëve dhe shpënien  e vendin në zgjedhje të parakohshme.

Në videon e djeshme të Berishës dukej qartë se si Braho e Legisi,  përgojonin  Ilir Metën, por edhe të tjerë personazhe, duke përfshirë edhe kryeministrin në detyrë Edi Rama. Në fakt e gjithë përmbajta e bisedës së përgjuar nuk është tjetër veçse një sjellje tipike e poltikanëve të pa-standart shqiptarë, që në vend të flasin rreth politikave zhvilluese e begatuese të vendit e popullit e harxhojnë kohën duke i bërë gropën njeri tjetrit.

Duam të themi me këtë se krahasuar me të tjera video-skandale kjo e të përgjuarve Legisi-Braho nuk është ndonjë skup. Ose përbën skup deri në marrjen vesh prej aktorit kryesor të saj, që është Ilir Meta etj. Pasi ajo nuk ka të njejtën pesh specifike, si psh video-përgjimi që tregonte Ilir Metën e regjistruar nga Dritan Prifti, teksa numëronte tufën e eurove të fituara nga aferat. Kjo ndodhi në dhjetor 2010, kur Prifti e kish filmuar Metën me bllok në dorë, ndërsa merrte 700 mijë euro. Filmuesi e publikoi atë në inat e sipër pas shkarkimit nga posti i ministrit të Ekonomisë që mbante, por kjo ka pak rendësi. Në këtë skandal të vërtetë politik Spartak Braho u pozicionua si mbrojtësi kryesor udhëheqës i grupit të avokatëve pro Metës.

Për vetë përmbajten e saj të tejnxehtë videoja Prifti e tronditi me të drejtë opinionin publik e më gjerë, mirëpo ajo nuk i?a preku asnjë fije floku vetë personazhit kryesor të kësaj afere, Ilir Metës, i cili arriti ta kapërcejë situatën falë manipulimit të ngjarjes pikërisht nga institucionet që duhej ti shkonin deri në fund skandalit.

Që nga ajo kohë e deri më sot kanë shkuar shtatë vite dhe e vetmja pasojë që i ka ardhur Ilir Metës është zgjedhja në krye të Parlamentit 2013-2017 dhe zgjedhja President i ri i vendit në prill të vitit 2017.

I përmendëm këto për të theksuar se publikimi i videopërgjimeve apo edhe i dosjeve-skandaleve është i pavlerë nëse mbeten vetëm pronësi mediatike, apo edhe pjesë e lojës politike për ca më shumë vota./CityNews

Lajmet e fundit nga