LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtyrja e zgjedhjeve në Kavajë/Reagon Ambasada Britanike

5 Maj 2017, 17:19, Aktualitet CNA

Ambasada Britanike ka reaguar pas vendimit të Edi Ramës për të tërhequr kandidatin në Kavajë. Ambasadori Norman e mbështet vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë, duke e quajtur këtë në të mirë të stabilitetit të vendit.

Gjithashtu Ambasada Britanike bën thirrje që të shmanget dhuna, para dhe pas zgjedhjeve.

?Përshëndes vendimin e kryeministrit Edi Rama për tërheqjen e kandidatit në Kavajë. Ambasadori britanik Duncan Norman përshëndet vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve të pjesshme. Të shmanget dhuna para dhe pas zgjedhjeve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin për media të Ambasadës Britanike. /CityNews

Lajmet e fundit nga