LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama ironizon Metën në sy/Shumë shpejt do jesh ...!

5 Maj 2017, 10:42, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në një takim me veteranët dhe familjet e dëshmorëve me rastin e 5 majit. Në takim ishte edhe Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta.

Në fjalën e tij, Rama nuk i kurseu ironitë, duke e cilësuar Metën përfaqësues jo vetëm të shtetit tashmë, por dhe të PD-së.

?I jap fjalën presidentit të zgjedhur që për hir të së vërtetës, falë talentit të tij politik ka arritur të jetë përfaqësues i yni, por dhe përfaqësues i palës tjetër. Pala tjetër nuk e pohon, por as nuk e mohon. Kështu që jam i sigurt që do e pohoi pak më vonë?, tha Rama. Ndonëse i pari i qeverisë kur u fut në sallë, shtrëngoi duart me Metën, madje u ul dhe në një tavolinë me të, sërish nuk i kurseu ?kritikat?.

Rama ndër të tjera nënvizoi se qeveria kishte bërë ndryshime në të mirë të veteranëve.

?Më vjen mirë që jemi mirë sot këtu bashkë, që kujtojmë një ditë të shënuar që na mbledh nën emrin e Qemal Stafës, por edhe na jep mundësinë e këtij momenti për të evokuar një histori guximi. Më vjen shumë mirë që jemi këtu sëbashku me presidentin e zgjedhur, dhe para pak ditësh bashkëkryetar i një aleancë qeverisëse, e cila është krenare për shumëçka, por edhe për vendosjen në vend të dinjitetin për veteranët. Por dhe për vendosjen në vend të raportit që duhet të ketë çdo qeveri në raport me atë që vendos Shqipërinë në anën e historisë. Nuk dua të zgjatem shumë si zakonisht, pasi besoj se sot fjalët e shumta janë vërtetë fukarallëk dhe madhështia e ditës që na ka mbledhur është e një peshe të rëndësishme, por më vjen shumë mirë që sot përtej të gjithë aspekteve që kanë të bëjnë me ceremonialin e nderimit të luftës, së ditës së çlirimit ne e kemi mundur që të bëjmë dhe disa gjëra konkrete lidhur me trajtimin e veteranëve dhe pensionistëve. Më vjen po ashtu shumë mirë që them sot se nëse kur ne e filluam punë për të qeverisur vendin ishim mbi 12 mijë pensionist që merrnin pension për kontribut pas luftës. Ne kemi arritur ta pastrojmë këtë skemë dhe ta çojmë këtë shpërblim atje ku duhet?, pohoi ai./CityNews

Lajmet e fundit nga