LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Mero BAZE/“Lojë luftash“ në Kavajë, për të vendosur paqe në Presidencë

5 Maj 2017, 17:47, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama po përpiqet të ruajë aleancën me diplomatët pernëdimorë në Tiranë për menaxhimin e krizës politike, duke u tërhequr nga zgjedhjet e së dielës në Kavajë.

Në daljen e tij publike, ai e argumentoi tërheqjen me ekzistencnë e një skenari për destabilizim. Pak orë para kësaj, ai kishte njoftuar se forca të shumta policore po shkonin drejt Kavajës, ndërsa kryetari i KQZ i kërkoi Prokurorisë të autorizohej ndërhyrja e policisë, pasi data e zgjedhjeve konsiderohet heshtje zgjedhore. Orë pas ore po ndërtohej një skenar apokaliptik, që në fakt është një film i vjetër lufte që prodhon gjithnjë politika në Shqipëri, kur është në krizë.

Në të vërtetë, kjo është një nga situatat më jo serioze të politikës, ku për të fshehur dhe mbrojtur një kanal të hapur komunikimi për bisedimet e 18 qershorit, shpiket një rrezik, që në fakt nuk ekziston. Në Kavajë nuk kishte rrezik as për përplasje dhe as për destabilizim. Dhe nëse do të kishte ndonjë episod dhune, ai mund të izolohej.

Por Edi Rama po e përdor ?lojën e luftës? në Kavajë, si një përpjekje për t?u viktimizuar në procesin e bisedimeve, dhe për t?i dhënë një shans më shumë bisedimeve deri të dielë në mbrëmje. Për herë të parë dje në mbrëmje ai ishte shumë familjar dhe mirëkuptues ndaj Bashës, duke vlerësuar bisedimet kokë më kokë me të, ku mes të tjerash, ai i ka ofruar dhe shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë më 18 qershor, me kusht që ai të përfshihej në proces.

Presidenti Bujar Nishani, i cili është dëshmitar i këtyre bisedimeve, e përshëndeti menjëherë shtyrjen, duke bërë thirrje t?i jepet shans bisedimeve, ndërsa diplomatët perëndimorë që e çuan dje në zyrën e Nishanit, janë më të motivuar të shpresojnë sërisht në një zgjidhje.

E gjithë kjo është në rregull, përveç arsyes që Edi Rama tha publikisht. Ajo nuk qëndron dhe është e dëmshme kur një kryeministër përdor skenarë të shpikur dhune për interesa politike si kryetar partie. Në Kavajë nuk do të kishte luftë dhe as destabilizim. Dhe ky ishte dhe skenari më i keq për opozitën.Ata ishin te frikesuar se nuk do  të ndodhte asgjë. Dhe duket se kjo është dhe një arsye më shumë per Edi Ramen, për t?i kursyer, me shpresë se do të heqin dorë nga bojkoti.

Zgjedhjet e reja në Kavajë do të bëhen me gjasë më 18 qershor, bashkë me zgjedhjet parlamentare, por ka shumë pak gjasa që Lulzim Basha dhe Bujar Nishani ta përdorin këtë lëvizje taktike për të bindur Berishën të shkojnë në zgjedhje.

Edhe pas kësaj, Edi Rama nuk do do të ketë shans ta çojë opozitën në zgjedhje, por do të sigurojë një mbështetje më shumë për të shkuar në zgjedhje pa PD-në.

Përdorimi i pa mëshirë nga Edi Rama, i arsyetimeve të tilla boshe si ?skenarë destabilizimi? apo ?forca regresive?, është e dëmshme për një vend që pret të hyjë në zgjedhje, pasi krijon idenë se këto skenarë ekzistojnë vërtetë. Nëse ato ekzistojnë, zgjedhjet mund të mos bëhen, por ?autorët e skenarit? duhet të arrestohen. Por problem është se ata janë të shpikur. Ky është një realitet i sajuar politikisht, për të justifikuar atë që nuk thuhet. Dhe ajo që nuk thuhet është sajimi i një ?loje luftash? në Kavajë, për të vendosur paqe në Presidencë.

Lajmet e fundit nga